Author: almakos

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para Kryeministrisë u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama. Mes folësve ishte edhe protestuesi Arben Kola. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se lëvizja qytetare nuk është kundër partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, por kundër mënyrës së qeverisjes në vend. Më tej, u ndal te kushtet e punës së efektivëve të Policisë së Shtetit, duke pretenduar se ata përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa u bëri thirrje të mos ushtrojnë presion ndaj të rinjve që marrin pjesë në protesta. Kola iu drejtua gjithashtu forcave të rendit me një…

Lexo më Shumë

Sekretari Organizativ i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Nebi Rexhepi, në emisionin Debat në Shenja lidhur me zhvillimet e fundit me emërtimet e rrugëve dhe shesheve, kundërshtoi pretendimet se vendimi i Këshillit Komunal i vitit 2007 nuk ishte miratuar sipas procedurave ligjore. Rexhepi theksoi se vendimi i sjellë në vitin 2007 është miratuar me parimin e Badenterit, duke demantuar deklaratat e bëra nga Driton Sulejmani se procedura nuk ishte respektuar. “Vendimi i Këshillit Komunal i sjellë në vitin 2007 është sjellë me Badenter”, deklaroi ai. Duke komentuar rikthimin e emrave të mëparshëm si “Marshall Tito”, “Radova” dhe “29 Nëntori”, Rexhepi…

Lexo më Shumë

Vijoi për të 19-tën ditë protesta masive kundër qeverisë Rama. Në sheshin para Kryeministrisë e mori fjalën dhe aktivisti Ilir Xhemalaj, i cili i kërkoi protestuesve të betohen se nuk do e lënë vendin të zbrazet. Ai shtoi se sado kulla dhe koncesione të japë qeveria, nuk e zëvendësojnë dot një fëmijë që largohet apo vatrën e një familje. Aktivisti: Shqiptarët nuk dorëzohen. Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me këta. Nuk ka kullë që zëvëndëson një familje, nuk ka koncesion që zëvendëson një fëmijë që largohet. Nuk ka investim që vlen sa një vatër e ndezur në shtëpitë…

Lexo më Shumë

Në emisionin Debat në Shenja, zëvendësministri i Arsimit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Driton Sulemjani, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykata Kushtetuese lidhur me emërtimet e rrugëve dhe shesheve, duke kritikuar institucionin dhe mënyrën se si janë trajtuar këto çështje në të kaluarën. Sulemjani deklaroi se janë të vetëdijshëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se sipas tij, kjo gjykatë paraqet “dorë të zgjatur të pushtetit të kaluar”. Ai tha se ekzistojnë fakte dhe argumente që, sipas tij, dëshmojnë ndikimin politik në këtë institucion, duke përmendur deklaratat e një anëtari të gjykatës, Kadri Osmani, që ka pranuar se është…

Lexo më Shumë

Gjatë protestës së 19-të në Tiranë, një aktivist u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike që t’u bashkohen protestuesve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur, ai përmendi edhe vendimin e deputetes socialiste, Marjana Koçeku, për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së, duke e cilësuar si një shembull për t’u ndjekur. “Ftojmë krejt deputetët e PS-së dhe PD-së të na bashkohen, të ndjekin shembullin e Marjana Koçekut, t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të mos rrinë në anën e errët të historisë”, u shpreh aktivisti. Ai gjithashtu përmendi qëndrimin e Parlamentit Europian,…

Lexo më Shumë

Në protestën e 19-të qytetare në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, aktivisti Edison Lika ka përmendur edhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale. “Do e bëjmë edhe atë thirrjen për atë ish-zv.kryeministren që kemi dëgjuar se i ka shkuar përsëri emri për t’u paraqitur aty te dyert me kangjella: Rama në burg, Belinda në burg”, tha ai. Më tej, aktivisti vijoi me akuza ndaj Ballukut, duke deklaruar se asaj nuk i kanë mjaftuar 300 apartamente, siç ka rezultuar nga hetimet, por ka…

Lexo më Shumë

Protesta e 19-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur ndryshe nga ditët e mëparshme, teksa protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit. “Dorëzoni mandatet!”, “Poshtë qeveria!”, “Rama jep dorëheqjen!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan para Parlamentit. Protestuesit vendosën të drejtohen drejt Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën parlamentare ku u votua amnistia penale dhe projektligje të tjera. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Parlament i krimit”, ishin thirrjet e tjetra që u dëgjuan nga qytetarët, ndërsa deputetët dilnin nga seanca plenare. The post “Dorëzoni mandatet!”- Protesta e 19-të për dorëheqjen…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka pritur sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të cilëve, policia ka nisur procedime penale. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka nisur verifikimin e veprimeve të deritanishme të policisë. Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar. Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime ligjore me të cilat do të rregullohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, njoftoi ministri Pançe Toshkovski. Gjatë prezantimit të projektit kombëtar “Ndërprerja e ciklit të dhunës – parandalimi sistematik i dhunës familjare dhe asaj mes bashkëmoshatarëve përmes sistemit arsimor”, ai theksoi se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë propozim-ndryshime në Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit në Rrugë, të përgatitura mbi bazën e rekomandimeve të ekipeve të ekspertëve dhe shërbimeve profesionale të MPB-së. “Do të shkojmë drejt ashpërsimit të politikës ndëshkuese dhe të rregullativës në pjesën e drejtimit…

Lexo më Shumë

Pasi Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare, kanë  vijuar një sërë reagimesh në opinion. Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe të Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selës, kanë kërkuar  seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Këshilltarët njëzëri  vlerësojnë se Tetova nuk duhet të kthehet dy dekada pas dhe se emërtimet e rrugëve përfaqësojnë identitetin, historinë dhe dinjitetin e qytetit. KËSHILLTARËT E AKI-SË “Ky nuk është vendim juridik, por një goditje e rëndë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të dy institucionet po punojnë për të gjetur zgjidhje për rregullimin e problemit me kalimin ilegal në Bit Pazar. Pyetja e TV Shenja drejtuar ministrit Pançe Toshkovski nxiti nervozizëm të mbështjellë me përgjigje diplomatike. Për Toshkovskin një herë e përgjithmonë duhet të vendosim, nëse ligjet do të vlejnë për të gjithë ose do të vendosim të jemi në anarki dhe të jetojmë në kaos. Megjithatë, në të ardhmen e afërt, ministri Toshkovski paralajmëroi veprime konkrete dhe zgjidhje të këtij problemi. PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në të cilën eurodeputetët shprehin shqetësim për lidhjet gjithnjë e më të forta të vendit me Serbinë, ndikimin rus dhe promovimin e narrativave që lidhen me të ashtuquajturën “Botë Serbe”. Përmes një reagimi publik, Osmani ka rikujtuar mbështetjen që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dha ndryshimit të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se zhvillimet e fundit kanë prodhuar një paradoks politik. Reagimi i plotë i Bujar Osmanit: Kur Albin Kurti mbështeste ndryshimin e…

Lexo më Shumë