Author: almakos

Është i qartë përkushtimi për zhvillimin e infrastrukturës në rajon është i qartë dhe janë përcaktuar qartë parimet dhe rregullat që do të investojmë bashkërisht në ndërtimin e Korridorit hekurudhor 10, porositi zëvendëskrytari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin për investime në transport “Sigurimi i rritjes dhe konkurrencës përmes lidhshmërisë”, që mbahet sot në Selanik. për përkushtimin e tillë, siç tha, flet organizimi i samitit nga ana e Bashkimit Evropian, i cili, potencoi, përfaqësohet në nivelin më të lartë nga Komisari për Transport dhe Mobilitet, Apostolos Cicikostas, ndërsa në nivel më të…

Lexo më Shumë

Vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Luçiano alias Artur Koçeku e Abedin Koçeku,  të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash. Erjon Rama është vëllai i Ardian Ramës, gjithashtu i shpallur në kërkim, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i ekzekutuar më 9 mars 2003 në kompleksin luksoz “Kartodromi”. The post I shpallur në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama! Pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka njoftuar zyrtarisht prindërit se së shpejti do të hapet procesi i aplikimit për përfitimin e vauçerëve për nxënësit e regjistruar në klasën e parë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, përmes një njoftimi zyrtar. Sipas detajeve të publikuara në image.png, procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga data 23 qershor deri më 10 korrik 2026. Kush ka të drejtë aplikimi? Të drejtë për të përfituar nga kjo mbështetje kanë: Të gjithë nxënësit që janë regjistruar në klasën e parë deri më datën 22 qershor 2026. Si të aplikoni dhe…

Lexo më Shumë

Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër që po qarkullonte në të njëjtën zonë. Përplasja shkaktoi momente paniku tek nxënësit dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa kalimtarë të rastit u afruan menjëherë për të ndihmuar. Fatmirësisht, pavarësisht frikës dhe tensionit të krijuar, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen veprimet procedurale…

Lexo më Shumë

Pasi Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare, kanë vijuar një sërë reagimesh në opinion. Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, dhe të Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selë, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme. Këshilltarët njëzëri vlerësojnë se Tetova nuk duhet të kthehet dy dekada pas dhe se emërtimet e rrugëve përfaqësojnë identitetin, historinë dhe dinjitetin e qytetit. KËSHILLTARËT E AKI-SË “Ky nuk është vendim juridik, por një goditje e rëndë dhe e…

Lexo më Shumë

Pak orë pas operacionit të SPAK dhe BKH në qarkun e Korçës ditën e sotme, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndau edhe detajet e këtij aksioni dhe masat ndaj dy ish-zyrtarëve rajonalë në varësi të saj. Mësohet se GJKKO ka dhënë tre masa sigurie, ku një prej të dyshuarve është i afërm i ish-shefit të sektorit të AMP-së rajonale. Masat janë detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë. Zyrtarisht konfirmohet se në zbatim të vendimit gjyqësor, ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është caktuar masa e sigurimit “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke u urdhëruar të mos largohet nga territori i…

Lexo më Shumë

Në kuadër të gjyqit ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Prokuroria e Posaçme Antirkorrupsion SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjeëtara dëshmitarëve. Bëhet fjalë për: Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni. Ndërkohë gjykata ende nuk është përgjigjur për kërkesën e SPAK. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke vlerësuar se projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë. Sipas Mexhitit, punimet po ecin me ritëm të mirë dhe objekti po merr formë çdo ditë, duke e cilësuar kampusin si një investim të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja. “Gjatë ditës së djeshme isha në inspektim të punimeve në Kampusin e Universitetit ‘Nënë Tereza’. Me kënaqësi pashë nga afër se punimet po ecin me ritëm të mirë…

Lexo më Shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të saj. Bufi akuzohet për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”. SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet. Majlinda Bufi akuzohet se, në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zbarkuar këtë të enjte në Devoll, ku mësohet se ka ushtruar kontrolle në disa banesa. Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se SPAK po ushtron kontrolle në banesën e Devi Agos, ish punonjës i AMP së juglindjes. Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre. Një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake si lidhje shoqërore e Agos. Pritet që të zbardhen detaje të tjera në vijim.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të VLEN-it, duke i akuzuar ata se po injorojnë zhvillimet që, sipas partisë, prekin identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në kumtesën e saj, BDI thekson se reagimi vjen në ditën kur, sipas saj, shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve të rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë. “Në ditën kur shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi emërtimet e rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë, eksponentët e VLEN-it…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka gjobitur në seancën e radhës sot (18 qershor), Monika Kryemadhin dhe avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi kanë ndërhyrë pa leje gjatë procesit. Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje të herëpashershme. Cakrani bëri edhe një deklaratë për mediat, ku denoncoi gjyqtaren, duke kërkuar përjashtimin e saj. Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy u ndëshkuan me gjobë prej 10 mijë lekësh secili për prishjen e solemnitetit dhe mbarëvajtjes së seancës. Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi vijoi këtë të enjte me…

Lexo më Shumë