Është i qartë përkushtimi për zhvillimin e infrastrukturës në rajon është i qartë dhe janë përcaktuar qartë parimet dhe rregullat që do të investojmë bashkërisht në ndërtimin e Korridorit hekurudhor 10, porositi zëvendëskrytari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin për investime në transport “Sigurimi i rritjes dhe konkurrencës përmes lidhshmërisë”, që mbahet sot në Selanik.
për përkushtimin e tillë, siç tha, flet organizimi i samitit nga ana e Bashkimit Evropian, i cili, potencoi, përfaqësohet në nivelin më të lartë nga Komisari për Transport dhe Mobilitet, Apostolos Cicikostas, ndërsa në nivel më të lartë janë përfaqësuar edhe dhe qeveritë e Maqedonisë, Greqisë, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë.
Korridori Hekurudhor 10, vlerësoi Nikolloski, është e ardhmja për zhvillimin e tregtisë, për zhvillimin e porteve në rajon. “Prandaj jam i kënaqur që, përveç shtetit tonë, edhe Greqia, edhe Serbia dhe Kroacia kanë bërë një angazhim të qartë për të investuar në Korridorin 10, që thekson më tej rëndësinë e investimit tonë në ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë që do të operojë në Korridorin 10 – është korridori më i gjallë dhe më i rëndësishëm ekonomikisht dhe diçka që do t’i sjellë gjithashtu përfitime dhe justifikim ekonomik Maqedonisë”, deklaroi Nikolloski, i cili ishte folës në panelin Realizimi i zgjerimit të TEN-T: Prioritetet e Infrastrukturës dhe Sfidat e Investimeve në Ballkanin Perëndimor”.
Nikolloski theksoi se në Korridorin 10 tashmë kemi një autostradë nga kufiri verior në atë jugor dhe se po punohet për modernizimin e saj.
“Së bashku me Bankën Botërore, po punojmë në vendosjen e sistemeve inteligjente të transportit, një projekt që pres të fillojë të implemntohet shpejt, si dhe në përmirësimin dhe përshpejtimin e sistemeve që lidhen me doganën. Kur e gjithë kjo vihet në kontekst, sot është vërtet një mesazh i madh se rajoni ka një të ardhme dhe se rajoni po e ruan dhe po e përmirëson pozicionin e tij, ndërsa Maqedonia veçanërisht, si një udhëkryq i dy korridoreve pan-evropiane – Korridori 8 dhe Korridori 10, po fiton rëndësi gjeostrategjike”, tha Nikoloski.
Në fokus të samitit janë implementimi i zgjerimit të TEN-T, korridorin Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor, Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Në prani të institucioneve financiare ndërkombëtare, do të diskutohet se si të përmirësohet koordinimi i donatorëve, të forcohet përgatitja e projekteve, të rritet pjesëmarrja e sektorit privat dhe të shndërrohen prioritetet e lidhshmërisë në investime konkrete.


