Author: almakos

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po tenton një emërim të ri personal, të konsideruar me gjasë problematik, në Komisionin i Prokurimit Publik (KPP). Emri që po diskutohet si kreu i KPP-së është ai i Irma Drobonikut, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Sekretares së Përgjithshme të KPP, në periudhën kur institucioni drejtohej nga Jonaid Myzyri. Myzyri është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe është i marrë pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Burime jozyrtare pohojnë…

Lexo më Shumë

Zbatimi i sistemit EES, regjistrimi elektronik dhe kufizimi i ditëve të qëndrimit për transportuesit nga shtetet e Bashkimit Evropian ka rritur pakënaqësitë e transportuesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. MEVLUDIN IMERI – GAZETAR “Rreth 370 kamion kanë bllokuar daljet në terminalet doganore në të gjithë vendin, kjo për shkak të një vendimi ose rregulli të vendosur nga BE-ja. Në mbështetje të transportuesve vendorë ka dalë edhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve. Ndërkaq, hyrjet për në RMV do të bllokohen sonte në ora 24:00”. Transportuesit kërkojnë nga shtetet e zonës shengen që të mos i diskriminojnë dhe t’i trajtojnë si…

Lexo më Shumë

Vërejte të shumta për projektin “Qytet i Sigurt”, ka shpalosur sot Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. Ai madje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit, duke ngritur dilema për procedurën e miratimit, zbatimin territorial dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Sela tha se procedura e miratimit të ligjit ka qenë e papranueshme, pasi është zhvilluar me procedurë të shpejtë dhe pa debat publik, pa u dëgjuar zëri i ekspertëve dhe qytetarëve për pasojat që mund të sjellë ky projekt. ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË “Përpara kushtetutës, të gjithë qyetetarët duhet…

Lexo më Shumë

Sot në mesnatë përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për prokuror të ri publik të shtetit, ndërsa deri më tani janë paraqitur katër kandidatë. Nga Kuvendi nuk zbulojnë detaje për të gjitha emrat, por është konfirmuar dorëzimi i kandidaturave nga gjyqtari Nenad Saveski dhe prokurorja publike Lidia Raiçeviq. Mes të paraqiturve përmendet edhe ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, si dhe Mustafa Hajrullahi, ish-prokuror i lartë publik dhe avokat. Prokurori i ri publik i shtetit duhet të ketë së paku 10 vjet përvojë pune. Secili nga kandidatët do të vlerësohet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, i cili më pas do…

Lexo më Shumë

Është arrestuar pas disa orësh në arrati Mikel Ndoji, 56-vjeçari i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç. [embedded content] Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza, Xhensila Ndoji nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me…

Lexo më Shumë

Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e rreptë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, si dhe për gjobat e parapara. Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim (shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë) deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 € • nga 10 deri në 30 km/h – 50 € • nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit (130 km/h autostradë •…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale. Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë…

Lexo më Shumë

Që nga ora 12:00 është bllokuar trafiku për daljen nga vendi për automjetet e rënda transportuese në pikat kufitare “Star Dojran”, “Bogorodicë” dhe “Mexhitli”, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Bllokadë ka edhe në piakt kufitare “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”. Që nga ora 12:00 para pikëkalimit kufitar “Bllacë e Poshtme” ka nisur një protestë e transportuesve me automjete të rënda, për të cilën arsye trafiku i mallrave drejt Bllacës po ridrejtohet përmes BP Diesel, ndërsa trafiku tjetër zhvillohet normalisht. “Që nga ora 12:00 janë bllokuar gjithashtu trafiku edhe në pikëkalimet kufitare “Deve Bair”, “Dellçevë” dhe “Novo Sellë“. Aktualisht, e bllokuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar me entuziazëm se pagesat prej 100 euro për studentët përfitues janë realizuar plotësisht. Kjo masë ka për qëllim mbështetje financiare për studentët që përmbushin kriteret e përcaktuara, duke ndihmuar në lehtësimin e barrës financiare që ata përballen gjatë studimeve të tyre. Pagesat janë ekzekutuar në disa grupe, duke siguruar që të gjithë studentët e kualifikuar të përfitojnë këtë ndihmë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që ndihen të ngarkuar financiarisht, veçanërisht në këto kohë të pasigurisë ekonomike. Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat e para të…

Lexo më Shumë

Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion. Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit. Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë. Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër. Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave…

Lexo më Shumë

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit. Me këtë vendim çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 67,50 den/kg. çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95…

Lexo më Shumë

Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për Panorama Online. Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së. Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione. Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kupi po ashtu është një njëri i afërt edhe…

Lexo më Shumë