Lidhja e Sindikatave bëri të ditur sot se të paktën 68.654 denarë i nevojiten një familjeje katëranëtarëshe për të mbuluar shpenzimet bazë mujore gjatë muajit qershor. Nëse familja nuk ka banesë në pronësi dhe jeton me qira në një apartament prej 60 metrash katrorë, barra financiare rritet dhe shuma arrin në 84.024 denarë. Krahasuar me muajin maj, shporta minimale sindikale është ulur për 88 denarë. Shpenzimet më të mëdha janë për ushqim dhe pije, për të cilat nevojiten 25.120 denarë, që përbëjnë 36,6% të buxhetit të përgjithshëm familjar. Pastaj janë shpenzimet për arsim, ku për nevojat edukative të familjes ndahen…
Author: almakos
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj njoftimit të Qeverisë për formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv, por duke theksuar se sektori i shëndetësisë vazhdon të përballet me mungesë reformash konkrete. Partia i referohet raportit “Kompasi i Premtimeve”, i hartuar nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, sipas të cilit vetëm 13 për qind e premtimeve në fushën e shëndetësisë janë realizuar, ndërsa 71 për qind e tyre ende nuk kanë filluar të zbatohen. Sipas Lidhjes Shqiptare, të dhënat e raportit tregojnë…
Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në qytetin e Lezhës. Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave. Protesta e sotme kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ulje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës nga e hëna, kur pritet që Komisioni Rregullator për Energjetikë të shpallë çmimet e reja të karburanteve. Sipas Mickoskit, pas stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme, pritet që çmimi i benzinës të ulet për rreth 4 denarë për litër, ndërsa ai i dizelit për rreth 7 denarë. Ai theksoi se zhvillimet e fundit në tregjet globale të naftës, përfshirë sinjalet për një marrëveshje mes palëve të përfshira në konflikt në Gjirin Persik, kanë ndikuar në pritjet për stabilizim të çmimeve. “Masat në parim përfunduan. Me…
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, SPAK ka marrë dëshminë e njerëzve më të besuar të ish-zv.kryeministes. Një prej tyre është Albert Ushe, i cili për 8 vite ka shërbyer si shofer, fillimisht i Ballukut, e në vijim i fëmijëve të ish-ministres së Infrastrukturës. Në rrëfimin e bërë para prokurorëve të posaçëm, Ushe ka shpjeguar se herë pas here fëmijët e Ballukut, që i drejtohet si “shefja” i ka dërguar me kërkesën e saj në një nga vilat e kompleksit “White Rocks”. Ai shpjegon më tej se në…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje të rëndësishme me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka trajtuar investimin në Zvërnec, një projekt që ka shkaktuar shumë reagime.Rama theksoi se çështja ka marrë përmasa ndërkombëtare në një periudhë të shkurtër, duke vënë në dukje se shumë individë që nuk e njihnin fare zonën, kanë formuar qëndrime të forta për të. Ai argumentoi se reagimet e shumicës ndaj këtij projekti nuk ishin të bazuara në analiza të thella, por ishin të ndikuara nga emocione dhe perceptime që shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë. “Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet…
Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt “Sofra Shkupjane”, një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës popullore, traditës dhe vlerave kulturore që ndër breza kanë qenë pjesë e identitetit të Shkupit. Siç njoftoi Komuna e Çairit me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, artistëve dhe mysafirëve të shumtë, mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku kënga dhe vallja shqiptare bashkuan publikun në zemër të Çarshisë. “Kultura dhe tradita janë vlera që na lidhin me rrënjët tona dhe forcojnë identitetin tonë kolektiv. ‘Sofra Shkupjane’ është dëshmi se këto vlera vazhdojnë të jetojnë mes nesh dhe…
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka lëshuar lum akuzash ndaj protestuesve të cilët prej 21 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë. Sipas Ramës protestat dhe mllefti sipas tij vijnë për shkak të algoritmeve digjitale, të cilat sipas tij shteti s’mund ti luftojë dot. Ai ka thënë se qëndrimi i PS është i qartë të përqëndrohet t’u japë njerëzve lajmin e mirë. Sipas tij “Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin”. “Jemi në një laborator. Në një laborator ku në kohë…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që deri në fund të këtij muaji të formalizohet rikonstruimi i Qeverisë. Sipas tij, më së voni deri më 1 korrik, emrat e rinj të ministrave dhe funksionarëve të propozuar duhet të dorëzohen në Kuvend. Duke folur për takimin e zhvilluar dje me dy bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, Mickoski tha se bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë konstruktive dhe pozitive. Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe për ndryshime në disa resorë qeveritarë, por pa zbuluar detaje konkrete. Kryeministri njoftoi gjithashtu se konsultimet për…
Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, po përballet me një sfidë të madhe në menaxhimin e mbeturinave, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa të rrepta ndaj shkelësve të rregullave. Një qytetar është gjobitur me 200 euro për hedhjen e mbeturinave vëllimore në vende të ndaluara, një veprim që thekson nevojën për një qytet më të pastër.Inspektorati i Kryeqytetit ka bërë të ditur se kjo gjobë është rezultat i një inspektimi të rregullt, ku është vënë re hedhja e mbeturinave në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Ky veprim është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të kalojnë…
Sot, një ngjarje e rëndësishme do të zhvillohet në të gjithë vendin, ku 19,514 nxënës do të përballen me testin e maturës, një provim që do të ndikojë në të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale. Ky test, që është i pari për vitin 2026, do të mbahet në 152 qendra të testimit, të cilat janë përgatitur me kujdes për të siguruar një proces të qetë dhe të organizuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve do të jenë të angazhuar për të mbikëqyrur zhvillimin e testit. Testi do të…
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një “detyrë patriotike”, ndërsa ka bërë thirrje që klasa politike të dëgjojë kërkesat e popullit. “Jo vetëm që është detyrë qytetare, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë… I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha”, u shpreh ai në News 24. Sipas tij, protesta ka arritur të thyejë frikën dhe të tregojë se…

