Author: almakos

Fluturimi i parë nga Vjena në Ohër i kompanisë ajrore “Austrian Airlines” do të realizohet sot në aeroportin “Apostol Pavle” të Ohrit, duke e lidhur këtë aeroport ndërkombëtar në vend me një kryeqytet tjetër evropian.Me këtë rast, një konferencë për shtyp është paralajmëruar nga drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e Austrisë në Shkup, Matias Humenberger, dhe Shtefan Linhart, drejtor i lartë i shitjeve për Evropën Qendrore dhe Lindore, Izrael dhe Turqi në grupacionin Lufthansa. MARKETING

Lexo më Shumë

Të gjithë semimaturantët që nuk arritën të regjistrohen në shkollat e mesme gjatë afatit të parë u jepet një shans i ri për t’u regjistruar. Regjistrimi i dytë elektronik për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026/2027 do të realizohet të martën, më 23 qershor. Menjëherë pas aplikimit online, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumentet dhe certifikatat origjinale direkt në komisionet shkollore të mërkurën, më 24 qershor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë të disponueshme gjithsej 11,882 vende të lira. Shumica e kapaciteteve të lira…

Lexo më Shumë

Pushteti duket se po hakmerret ndaj të gjithëve që marrin pjesë në protestë dhe janë të lidhur në punë apo pagesa me institucionet ligjërisht. [embedded content] Një prej tyre është edhe kampioni ballkanik i atletikës, David Nikolli. Nëpërmjet një postimi në rrjetin TikTok me video, ai denoncon “maskarallëkun e radhës”, pushimin nga puna shtetërore, vetëm pse mori pjesë në protestën kombëtare që po mbahet para kryeministrisë. Edhe më parë Nikolli ka denoncuar reprezaljet financiare apo me mosnjohje titujsh të autoriteteve shtetërore. “Titujt e mi nuk më njihen, mora vesh se dje më është hequr edhe e drejta shtetërore, sepse kam…

Lexo më Shumë

Mbi 19 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të maturës në 152 qendra të testimit në gjithë vendin. Ky test mat njohuritë e arsimit parauniversitar deri në klasën e 12-të. Gjatë ditës u raportua se janë shpërndarë përmes internetit pyetjet e testit. Mbi 19 mijë e 500 nxënës iu nënshtruan pjesës së parë të testit të maturës shtetërore, në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin. Testi i cili ka filluar në orën 10:00, u administrua nga 1360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Testi u mbajt edhe në gjimnazin shoqëror “Ahmet Gashi” në kryeqytet. “Aktualisht…

Lexo më Shumë

Pas fjalimeve, shqiptarët kanë nisur marshimin rreth godinës së Kryeministrisë ndërsa kërkojnë largimin e Edi Ramës nga qeveria. [embedded content] Ata theksuan se kryeministri tashmë është i rrethuar dhe se nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të plotësojë kërkesën e tyre dhe të japë dorëheqjen. “Kryeministria është rrethuar. Në këtë moment i themi kryeministrit je i rrethuar. Jep dorëheqjen.”

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Në tubim janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga diaspora, të cilët kanë posaçërisht në mbështetje të revoltës që vijon prej ditësh. [embedded content] Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime. Pas fjalimeve, kanë nisur edhe marshimin rrethgodinës së kryeministrisë. Shumë emigrantë nga diaspora kanë shprehur idenë që të rrinë në qëndresë gjithë natën. Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për…

Lexo më Shumë

Panorama Online sjell pamjet me dron nga dita e 21-të e protestës masive së qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. [embedded content] Pjesëmarrja në këtë ditë është jashtëzakonisht e lartë ndërsa mijëra emigrantë i janë bashkuar zërit të qytetarëve në Shqipëri. Ata janë të vendosur në thirrjet e tyre që kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se është arrestuar shoferi 19 vjeçar i cili dje goditi një vajzë trevjeçe në biçikletë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. “Sot (20.06.2026), nëpunës policorë nga Njësia e Hetimit të Aksidenteve Rrugore e gjetën automjetin dhe e identifikuan shoferin. Bëhet fjalë për automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Xh.B. (19) nga fshati Dobrinë i Shkupit. Është kryer kontrolli dhe fotografimi i automjetit, ndërsa me shoferin është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse” bëri të ditur MPB. Aksidenti…

Lexo më Shumë

Emigrantët, që i janë bashkuar protestës së qytetarëve që jetojnë në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës, shprehen se klasa politike duhet të ketë kujdes nga diaspora, duke shtuar se atyre iu ka ardhur fundi. [embedded content] Një emigrant bëri thirrje për më shumë prezencë kundër qeverisë.  “Jeta ime ka shkuar dëm në vende të huaja. Na kanë shkatërruar. Kjo jetë duhet të jetohet në vendin tonë. Emigrantët shqiptarë diskriminohen akoma edhe në kufirin e Malit të Zi. Ka ardhur koha jonë. Kjo protestë është gjaku jonë, prandaj i lutem popullit të bashkohen me ne që të rrëzojmë qeverinë.”, tha…

Lexo më Shumë

Ndërsa protesta mbarëkombëtare kundër kryeministrit Edi Rama pritet të nisë në orën 19:00, janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur që tani në sheshin “Skënderbej”, aty ku është edhe pikënisja e lëvizjes masive. [embedded content] Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike. “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, përsërisin ata. Kujtojmë që sot është dita e 21-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme janë të shumë edhe emigrantët nga diaspora, të cilët kanë ardhur posaçërisht.

Lexo më Shumë

Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit të shqiptarëve nga çdo anë e botës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas njoftimeve të bëra gjatë ditëve të fundit, në protestën e sotme pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Një grup emigrantësh shqiptarë është nisur prej ditësh nga Anglia me automjete private për t’iu bashkuar protestës në Tiranë. Gjatë rrugëtimit, karvanit i janë bashkuar edhe bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke formuar një kolonë makinash me…

Lexo më Shumë

Pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e VLEN-it, kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se në kuadër të negociatave me partnerët e koalicionit po shqyrtohet edhe mundësia e riorganizimit dhe ndryshimit të resorëve ministrorë. Takimin me VLEN-in, kryeministri e cilësoi si konstruktiv dhe pozitiv, duke theksuar se formalizimi i marrëveshjeve pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme. Ai njoftoi gjithashtu se propozimet me emrat e ministrave të rinj do t’i dorëzohen Kuvendit më së voni deri më 1 korrik. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR Në interes të procesit, nuk do të flisja për emra konkret. Takimi i djeshëm shkoi në…

Lexo më Shumë