Ndërsa protesta mbarëkombëtare kundër kryeministrit Edi Rama pritet të nisë në orën 19:00, janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur që tani në sheshin “Skënderbej”, aty ku është edhe pikënisja e lëvizjes masive.
Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike.
“Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, përsërisin ata.
Kujtojmë që sot është dita e 21-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme janë të shumë edhe emigrantët nga diaspora, të cilët kanë ardhur posaçërisht.


