Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14 vjeçarit në komisariat në lidhje me protestën e opozitës. AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit. Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do kqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat. Sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, mundet që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet kryesisht.
Author: almakos
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka shprehur sot mbështetje të plotë për protestën e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, si dhe për kërkesat e punëtorëve drejtuar Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Dëshiroj të informoj opinionin publik se dje pasdite u mbajt një mbledhje e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, ku morëm qëndrim të qartë për të mbështetur protestën e sotme të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe kërkesat legjitime të punëtorëve ndaj Qeverisë”, deklaroi Filipçe. Ai theksoi se kërkesat e punëtorëve janë reale dhe objektive, duke shtuar se rritja e pagave është e merituar dhe e domosdoshme për mbijetesën e…
Shkrirja e Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar kaos dhe paqartësi institucionale, teksa 55 punonjësit e mbështetur edhe nga zv/drejtori i shkarkuar Sokol Shehaj kanë protestuar dhe bërë peticion kundër zhvendosjes në Tiranë të drejtorisë. Në këtë situatë të krijuar, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, ASHK, ka bërë një njoftim për punonjësit që të dërgojnë kërkesat nëse duan të transferohen me punë në Drejtorinë e Kadastrës Fier. Në njoftim jepen edhe specifikat se si të veprojnë në shprehjen e interesit dhe ku të adresohen. Por vetë punonjësit e Kadastrës së Vlorës, jashtë kamerave thonë se ky është “muhabet kot dhe për…
Gjykata Kushtetuese më seancën e sotme do të diskutojë dhe vendosë për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe miratimin e një vendimi përfundimtar dhe nëntë projektvendime. Në rend të ditës janë dispozita të kontestuara të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, si dhe disa rregullore dhe marrëveshje kolektive. Gjykata do të debatojë edhe për iniciativa që lidhen me Ligjin për Sistemin Hekurudhor, Ligjin për Pastërtinë Publike, si…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, mbrëmë kanë kryer vizitë në bregu n e lumit Vardarit, ku zyrtarisht fillon rikonstruksionin e terreneve sportive. Shkupi, siç publikoi mbrëmë në rrjetet sociale Gjorgjievski, merr edhe një projekt shtesë për avancimin e sektorit publik dhe infrastrukturën sportive. Projekti, siç njoftoi Qyteti i Shkupit, përfshin ndërtimin e fushave të reja dhe plotësishtr të riparuara për futboll, volejboll dhe basketboll, si dhe zona moderne fitnesi në ambiente të hapura, me qëllim krijimin e shprehive të reja, jetës aktive dhe mundësive të barabarta për të gjitha gjeneratat.…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila i rrëzoi sërish kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të lehtë. Mësohet se ankimimi, i bërë kundër vendimit të 5 janarit të GJKKO, është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar. Kërkesa e ish presidentit për lirim nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg. Kreu i PL i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, duke…
Komunikacioni ngarkues edhe mët ej mbetet i bllokaur për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor të cilët prej pardje vendosën kamionë në vendkalimet kufitare drejt zonës së shengenit duke kërkuar nga BE-ja të ndryshojë rregulla për evidentim elektronik për qëndrim në zonën e shengenit me rregullën 90/180 ditë. Vlerësimet fillestare të odave janë se dëmet nga bllokadat brenda ditës janë 100 milionë euro për rajonin nga i cili në protestë janë prëfshirë transportuesit nga vendi ynë, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeminsitri Hristian Mickoski pret të tejkalohet problemi i transportuesve të vendit, çështje, e cila,…
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 83-të të seancës plenare, në rend dite të së cilës janë përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrotje nga Diskriminimi (KPMD), Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotsimin e Kodit Penal në lexim të dytë dhe Propozim ligji për detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka Kreditore për Rindërtim – KfV pas Marrëveshjes për hua për financim të projekteve për rehabilitim energjetik efikas të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me pengesa në zhvillim në Maqedoninë e Veriut,…
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se deri në fund të vitit do të ofrohen 20 deri në 30 shërbime të reja elektronike, me mundësi që ky numër të rritet. Një pjesë e tyre do të lidhen me Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSH). “FSSH-ja është shumë e rëndësishme për qytetarët, për shembull për pushimet mjekësore, ndryshimin e vendit të punës dhe të tjera,” tha Andonovski. Ai paralajmëroi edhe 15 shërbime të reja nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, kryesisht për licenca dhe vërtetime për kompani. Përveç këtyre, priten edhe rreth 30 shërbime të tjera nga një projekt…
Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë dy shqiptarët mes 7 viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e sotme, 27 janar, në Rumani, ku një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, përplas me një kamion. Sipas mediave greke, nga aksidenti tragjik mbetën të plagosur rëndë ehe tre të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë. Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku. Tifozët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lyonit…
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka hapur dy lëndë pas iniciativave të dorëzuara për vlerësimin e disa dispozitave të Ligjit për Kundërvajtje. Sipas njoftimit, iniciativat kanë të bëjnë me ndryshimet në ligj që lidhen me funksionimin e sistemit elektronik të mbikëqyrjes në trafik, të njohur si projekti “Qytet i Sigurt – Safe City”. Lënda e parë, me shenjën У.бр.25/2026, konteston disa nene të Ligjit për Kundërvajtje të miratuar më 23 janar 2026. Parashtruesit e iniciativës vlerësojnë se me këtë projekt qytetarëve u imponohet detyrimi të kenë numër personal telefoni dhe adresë elektronike për të pranuar njoftime për kundërvajtje. Ata gjithashtu…

