Ditën e sotme do të mbahet protesta e 23-të radhazi e qytetareve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mbrëmë, pas marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë sërish para Kryeministrisë, ku edhe kanë kaluar natën.
Protestuesit vijojnë rezistencën dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës.
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëria nuk shitet”, mijëra qytetarë dalin në sheshe dhe rrugë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të të gjithë klasës së vjetër politike.


