Eksperti ligjor Indrit Sefa, ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, rrezikon “helmimin” e provave dhe prishjen e hetimit duke qëndruar në detyrë. I ftuar në News 24, ai tha se ka plot mënyra që me rikthimin në detyrë ajo të intimidojë dëshmitarët dhe të marrë dokumente nga zyra e saj. “Ka mundësi të helmojë provat, fakti që ka intimiduar dëshmitarët e tregon këtë. Balluku mund të heqë dokumentat nga zyra, ka shumë mënyra si zv/kryeministrja mund të prishë hetimet”, u shpreh eksperti ligjor Indrit Sefa. Sa i takon vendimit të Kushtetueses, Sefa tha se…
Author: almakos
Një vetëvrasje ka ndodhur ditën e sotme në Veternik të Prishtinës. Viktima e gjinisë mashkullore u gjet i vdekur në një veturë. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. “Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, tha ai. Periskopi ka mësuar se identiteti i viktimës është Hekurna Hoxha, nga Gjakova. Tashmë i ndjeri ishte kandidat i AAK’së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ndryshe…
Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin, Kalugjerovo; me Bullgarinë – Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut – Preshevë dhe Prohor Pçinski. Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26…
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Regjistrit Qendror të Pasurive të Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, një bazë shtetërore të dhënash që do të përdoret për administrimin dhe llogaritjen e taksës mbi ndërtesën në të gjithë vendin. Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe bashkitë. Në të do të përfshihen të dhëna për ndërtesat, njësitë e banimit apo biznesit, pronarët dhe përdoruesit, zonat e vlerës, si dhe detyrimet dhe pagesat tatimore. Sipas vendimit, bashkitë do të detyrohen ta përdorin Kadastrën Fiskale për administrimin e taksës mbi ndërtesën…
‘’Akuadukti i Shkupit, një monument me histori shumë shekullor, po përballet me dëmtimë serioze të shkaktuara nga vandalizmi dhe neglizhenca institucionale. Po ashtu është edhe një monument unik i Maqedonisë dhe një burim potencial ekonomik’’. Akuadukti i Shkupit është një objekt historik shumë i rrallë dhe i rëndësishëm, një nga tre akvaduktet e ruajtura në të gjithë Ballkanin. Ai është ndërtuar për të sjellë ujë të pijshëm nga burimet përreth drejt qytetit të vjetër të Shkupit. Gjithashtu dhe përfaqëson një monument kulture me rëndësi të veçantë, me nivelin më të lartë të mbrojtjes shtetërore. Megjithatë, për dekada me radhë është…
Dera e Bashkimit Evropian është e hapur. Ekziston mbështetje e plotë për Maqedoninë e Veriut që të hyjë në BE dhe besoj se në këtë moment është e nevojshme që vendi të unifikohet – Qeveria, opozita, Kuvendi, shoqëria civile, bizneset dhe të rinjtë të jenë pragmatikë në përshpejtimin e reformave, tha sot ambasadori i BE-së në vend, Mihail Rokas. Në promovimin e dy punimeve kërkimore, “Analizë e opinionit publik mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014 – 2025)” dhe “Pasiguri të reja globale, obligime të vjetra evropiane: Opinioni publik mbi anëtarësimin në BE në vitin 2025” në…
Gjykata e Gjirokastrës cakton “arrest me burg” për Kelmend Kursa, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”, thuhet në vendim. Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si…
Gjyqtarët nesër do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë. Të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor kanë të drejtë vote. Votimi fillon në orën 8 të mëngjesit dhe zgjat deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në vend, pas së cilës rezultatet do të shpallen në një seancë publike. Në listën e kandidatëve, gjyqtarët në zgjedhje të drejtpërdrejta do të votojnë për një nga gjashtë…
Këshilli gjyqësor veproi rreth kërkesës së Gjykatës themelore penale, dhe tëlejojmë tani hetimi të konstatojë atë që nevojitet, tha kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski i ypetur për qëndrim rreth marrjes së imunitetit gjykatësit Gjoko Ristov, i cili ngarkohet për përfitim tëpaligjshëm dhe fshehje të pronës dhe larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese pasi që në shtëpinë e prindërve të tij në negotinë policia gjeti 350.000 euro brenda një muripër tëcilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Kambovski, në deklaratëpër mediumet para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor, tha se nuk…
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga deputeti Sali Murati, shef i Delegacionit, dhe deputetet Dafina Stojanoska dhe Jovanka Trençevska, mori pjesë në Sesionin e Dytë të Forumit Parlamentar të Grave të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), që po mbahet nga 26 deri më 27 janar në Këshillin Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), në Abu Dabi, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, të cilën MIA e transmeton integrale. Sesioni i Dytë i Forumit Parlamentar të Grave të APM-së iu kushtua temave të mëposhtme: “Fuqizimi i grave në fushën ekonomike dhe politike”;…
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e 26-vjeçares Xhensila Ndoj, nga babai i saj Mikel Ndoj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Durrës. Pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ishte një koleg i vajzës, i cili tregoi se gjithçka ishte e planifikuar. Ai tha se Mikel Ndoj kishte fshirë dhe njollat e gjakut nga biçaku dhe më pas ishte larguar. “Ai iku që aty duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi, me hapa të ngadaltë. ..as shpejtë, as i traumatizuar. Iku andej nga…
Një incident dramatik ndodhi në Hjuston, ku një anije kozmike e NASA-s u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një defekti në ingranazhin e uljes. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke ngjallur pyetje mbi sigurinë e fluturimeve kozmike. Avioni kishte në bord dy persona, të cilët fatmirësisht dolën pa lëndime. Ky detaj është një lehtësim për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet e fluturimeve të NASA-s, duke theksuar rëndësinë e trajnimit dhe përgatitjes së ekuipazhit për situata emergjente. Një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale tregon momentin e uljes, ku avioni,…

