Author: almakos

Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate. Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij, Kujtim Carkani dha detaje nga seanca, duke thënë se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar.  Për mediat, Cakrani deklaroi se dy prokurorët e tjerë, Arben Kraha dhe Altin Dumani nuk ishin të pranishëm. Sipas tij gjatë seancës ka pasur herë pas here irritime, pasi prokurori ka pasur paqartësi në ato që deklaronte. “Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka njoftuar se Brukseli ka pranuar kërkesat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe me këtë po zgjidhet problemi me transportuesit. “Sapo mora lajme shumë të mira nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim. Pas protestave dhe ofensivës së fuqishme gjatë periudhës së fundit, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për viza, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin u përballën shoferët profesionistë. Në vijim është pjesa…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 në Sarandë, ku të plagosur mbetën Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe…

Lexo më Shumë

Absolutisht po mbahet llogari për përfaqësimin e drejtë. Unë personalisht jam garantues për atë. As si njeri, as si politikan, as si kryetar i Qeverisë nuk do të lejoj askush askë ta minimizojë apo majorizojë. Cilësia e njerëzve, pa dallim përkatësisë etnike, duhet të jetë kyçe dhe prioritet.Ky është themeli i vlerës kushtetuese dhe pjesë e rezolutave dhe konventave ndërkombëtare, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski nga foltorja e Kuvendit. Duke u përgjigjur në pyetjen që ia parashtroi deputeti Skender Rexhepi, Mickoski informoi se ligji për përfaqësim të drejtë është gati dhe së shpejti duhet të hyjë në procedurë kuvendore. “Ligji…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.Siç thuhet në njoftim, Bislimoski e ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në atë mënyrë që, në kundërshtim me Ligjin e Energjetikës dhe Rregulloren për Licencim, megjithëse ishte i detyruar të fillojë një procedurë për revokimin e licencës për kryerjen e aktiviteteve energjetike, tregtisë me shumicë të naftës bruto, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe karburanteve për transport – tregtisë me shumicë…

Lexo më Shumë

Departamenti për Punë të Brendshme Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.D. (52) nga fshati Srbica në Kërçovë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe kundër F.A. (62) nga fshati Zajas, A.N. (38) nga fshati Srbica, H.B. (37) nga fshati Crvevci dhe B.S. (36) nga fshati Strelci, për kryerjen e veprës penale “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga veprat penale”.“I kallëzuari i parë F.D., në cilësinë e kryetarit të komunës së Kërçovës, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, me vetëdije dhe…

Lexo më Shumë

Një person u arrestua dhe një tjetër u mor nën procedim penal, pasi akuzohen për dhunë në familje dhe ndërtim pa leje. Rasti i parë i përket të ndaluarit Erlin Piro, që pasi dhunoi nënën e tij, vodhi sende shtëpiake dhe motorin e të atit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende dhe motomjetin e babait të tij”, njoftoi policia e Sarandës për rastin. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

I akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj dy vjet më parë, i pandehuri Naim Murseli ka rrëfyer versionin e tij në seancën e sotme në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit. Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj. “Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai. Gjithashtu, sipas raportimeve të medias kosovare, ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë. “Ju betohem në dy fëmijët e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha një dënim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me një të tretën në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duke rezultuar…

Lexo më Shumë

Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë.Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize. Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura përkatëse…

Lexo më Shumë

Zhvillohet këtë të enjte në ministrinë e Brendshme intervistomi i 8 kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës pas dorëheqjes së Ermal Onuzit. Intervistimi i 8 kandidatëve do të bëhet sipas rendit alfabetik: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma. Denis Deliu është ish deputet i PS-së, i cili hyri në parlament pasi Lefter Maliqi la mandatin e tij. Ndërsa Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por njoftoi “divorcin” me partinë në prill të vitit të kaluar para…

Lexo më Shumë

Në fshatin Bërvenicë të rrethinës së Tetovës pesë persona kanë përfunduar në pranga pasi policia pas një bastisjeje gjeti armë, drogë dhe para.Më 28.01.2026 në orën 06.40, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – Njësia kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve i privuan nga liria I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42), të gjithë nga f. Bërvenicë. Janë realizuar bastisje në f. Bërvenicë, në disa shtëpi, në hapësira ndihmëse dhe në automjete udhëtarësh, në bazë të urdhrit të mëparshëm të lëshuar nga gjykata. “Me këtë rast, tek I.J. janë gjetur pesë pako me një materie…

Lexo më Shumë