Tensionet ndërkombëtare po rriten, ndërsa bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit nuk po sjellin përparim. A është koha për një veprim të ri ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara? Presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e një sulmi të madh ndaj Iranit, në një përpjekje për të detyruar regjimin e Teheranit të pranojë kushtet amerikane. Kjo situatë ka ngritur shqetësime në nivel global për pasojat e mundshme të një konflikti të ri në Lindjen e Mesme. Megjithatë, zyrtarët amerikanë janë të vetëdijshëm për kompleksitetin e një operacioni të tillë. Një goditje…
Author: almakos
Një 53-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane dhe i dënuar me 9 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit të prostitucionit, është arrestuar gjatë një operacioni policor. Shtetasi Festim Keci, 53 vjeç, banues në Shijak, u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në vitin 2023, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, sipas Kodit Penal italian. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në rrugën Tetovë – Gostivar deri në 70 metra. Nga atje thonë se në rrugën R-1302 Berovë – Strumicë (pranë fshatit Ratevo) për shkak të një rrëshqitjeje të madhe dheu, trafiku po devijohet për 50 metra. LAMM njofton se trafiku vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.“Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. MARKETING
Një 49-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shitje droge në lokalin e tij. Po ashtu, është proceduar penalisht dhe një 15-vjeçar, i cili kishte blerë një sasi me lëndë narkotike nga pronari i lokalit. Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e shtetasit Kastriot Sulstarova, 49 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, është gjetur dhe sekuestruar një sasi cannabis sativa. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe një shumë lekësh. U procedua penalisht edhe një 15-vjeçar, i cili gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike të cilën e kishte blerë nga shtetasi Kastriot Sulstarova.…
Një grua 49-vjeçare, banuese në Kukës, është aksidentuar mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec – Kukës”. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi G.N., 30 vjeç, drejtues i mjetit, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh.N., 49 vjeçe, këmbësore. E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme. Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike. Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre. Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen. Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si Bacillus cereus. Në njoftimAKU thekson se trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, ndërsa nga ana tjetër u bëhet apel të gjithë qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë atë në pikat e shitjes. Cereulide është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë simptoma të shpejta të helmimit ushqimor, përfshirë…
Një tentativë vrasjeje u regjistrua të enjten, më 29 janar, në mesditë, në burgun e Malandrinës, kur një shqiptar i burgosur me të kaluar kriminale të rëndë, u sulmua me dhunë vetëm pak minuta pas hyrjes në institucion. Viktima e këtij sulmi të dhunshëm është shtetasi shqiptar 45-vjeçar, Dhimitër Meci, i njohur me nofkën “Dimos”, person me rol qendror në strukturat e krimit të organizuar dhe me një histori të gjatë në raste kriminale të rënda. “Dimos” ishte sapo transferuar në Malandrino nga Spitali Psikiatrik i Burgjeve të Koridhalosit, ku kishte qëndruar së fundmi për ekspertiza psikiatrike të urdhëruara për çështjen…
Kompania furnizuese me energji elektrike KESCO ka kërkuar që çmimi i energjisë për vitin 2026 të rritet për 21.3 për qind. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila do të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo këtë propozim. Sipas dokumenteve të aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro. Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro. Nëse rritja aprovohet, kjo do të jetë hera e tretë…
Kompania franceze Danone ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të paktën tre serive të formulës për foshnje “Aptamil” në Gjermani, mes dyshimeve se ka në përbërje elementë toksikë. Në letrën e datës 26 janar, Danone Deutschland i kërkoi distributorit Alliance Healthcare të tërheqë disa seri të Aptamil-it, të prodhuara mes muajve maj dhe gusht 2025. Danone kishte deklaruar të premten se po tërhiqte nga tregu seri specifike të formulave për foshnje në tregje të caktuara. Kompania nuk specifikoi se cilat marka apo vende ishin të përfshira, as sasinë e produkteve, por theksoi se beson se produktet e saj janë të sigurta dhe në përputhje…
Në vazhdën e organizimit të brendshëm partiak dhe konsolidimit të mëtejshëm të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka emëruar sot katër kryetarë të rinj degësh, në kuadër të pakos së radhës së reformimit partiak. Sipas njoftimit zyrtar, emërimet e reja janë bërë në Degën e Likovës që do të drejtohet nga Avni Saliji, Dega e Zhelinës nga Emir Sulejmani, Dega e Tearcës nga Bujar Jakupi, ndërsa kryetar i Degës në Saraj është emëruar Iljas Veseli. Me këtë pako të re emërimesh, BDI vijon procesin e rrumbullakësimit të reformimit të brendshëm, me synim forcimin e…

