“Nëse keni konflikte mes vete, zgjidhini në zyrat tuaja. Ne nuk kemi faj për vonesat tuaja, nuk kemi faj për konfliktet dhe përplasjet tuaja politike, dhe nuk pranojmë të bëhemi viktima të tyre”, kështu deklaruan sot punonjësit e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, të cilët protestuan për të tretën herë para Ministrisë së Financave. Flora Gashi, e punësuar në Klinikën e Fëmijëve theksoi se shëndeti nuk ka kombësi dhe se sëmundja nuk pyet për gjuhë. FLORA GASHI-PUNONJËSE NË KLINIKËN PËR SËMUNDJE TË FËMIJËVE “Fëmijët janë në rrezik. Pacientët janë në rrezik. Sepse nuk ka mjaftueshëm personel. Si mund…
Author: almakos
Komisioni Rregullator i Energjetikës po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët paguajnë për energjinë elektrike, me qëllim që faturat të jenë më të ulëta dhe më të përputhura me kushtet e reja në tregun e energjisë. Një nga opsionet që po shqyrtohet është zgjatja e periudhës së tarifës së lirë, madje edhe vendosja e saj të shtunave. Kryetari i KRRE, Aco Ristov, tha në një intervistë për MIA se tarifat bllok u futën në kulmin e krizës energjetike në vitin 2022, por që atëherë situata në sektorin e energjisë ka ndryshuar ndjeshëm. “Ideja e përgjithshme është që…
Ikball Huduti (Berisha) është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri për ta shpallur person të padëshiruar për 15 vite është nxjerrë nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Motivi i vendimit bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetase vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike. Urdhri i ministrit Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Ikball Huduti (Berisha) njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues…
Prokuroria e Elbasanit ka goditur një skemë mashtrimi me fondet e ndihmës ekonomike, e cila i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 12.5 milionë lekësh. Organi i akuzës caktoi masa sigurie për 6 funksionarë publikë, të cilët dyshohet se kanë përfshirë në mënyrë të paligjshme familje në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike. Ndaj gjashtë të dyshuarve, të cilët mbanin detyra si administrator shoqëror, postier, drejtor drejtorie në bashki dhe specialistë të Drejtorinë Rajonale, janë vendosur masat e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”. Ata akuzohen…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë për të analizuar situatën e krijuar pas helmimit të 60 kursantëve. Mësohet se Hita ka qenë personalisht në ambientet e Akademisë së Sigurisë që në mesnatë, menjëherë pasi kursantët u dërguan në Repartin Infektiv të QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi që mund të rezultojë përgjegjës.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur akuzave të Venko Filipçes për rritjen e borxhit publik, theksoi se nëse bëhet krahasim me qeverinë e LSDM-së, kjo qeveri, me tre herë më pak borxh, në një periudhë tre herë më të shkurtër, arriti 140 milionë dollarë më shumë PBV në terma nominalë. “Është në rregull që po zhvilloni fushatë, është në rregull që po censuroni komentet në rrjetet sociale, është në rregull që po ju bëhen pyetje specifike dhe nuk po u përgjigjeni pyetjeve objektive nga foltorja e partisë, por këtu do të…
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, në përfundim të mandatit të tij, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, por ka paralajmëruar se kriza e zgjatur politike dhe mungesa e institucioneve të reja paraqesin rrezik për funksionimin demokratik të vendit.Duke folur për bllokadën politike pas zgjedhjeve, në një intervistë për KosovaPress, shefi i EULEX-it theksoi se Kosova ka nevojë sa më shpejt për institucione të reja. Derisa fjalë të mira pati për procesin e fundit zgjedhor , për të cilin tha se…
Kompania “Sori-Al” që ofron shërbimin e kateringut në Akademinë e Sigurisë, ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 studentëvë të këtij institucioni. Në një deklaratë zyrtare, kompania deklaron se gjatë monitorimeve të kryera ka konstatuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë së produkteve ushqimore të porositura nga jashtë. Gjithashtu, sipas deklaratës, gjatë ofrimit të shërbimit janë evidentuar mangësi në disa kushte higjieno-sanitare, si mungesa e mundësisë për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent para vakteve ushqimore. Deklarata: Në vijim të deklaratave tona të mëparshme dhe duke mbetur plotësisht të angazhuar për transparencë dhe bashkëpunim me…
“Filipçe hesht dhe nuk e ka dënuar skandalin diplomatik të Bullgarisë me notën diplomatike që shkeli sigurinë e kryetarit Mickoski”, thonë nga VMRO-DPMNE. “Është shfaqur një dokument me materiale diplomatike dhe përmbajtje të ndjeshme, që ka të bëjë me aspekte sigurie që lidhen me udhëheqjen shtetërore, dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga Filipçe dhe opozita. Filipçe zgjodhi heshtjen në vend të dënimit të qartë dhe kërkesës për përgjegjësi. Bashkëpunëtorët politikë të Filipçes, autoritetet bullgare të udhëhequra nga Rumen Radev, të cilët na mohojnë identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën tonë maqedonase, kanë vendosur një precedent diplomatik duke publikuar një notë…
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur një gjobë të konsiderueshme ndaj kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në vlerën totale mbi 35 milionë lekë, pas konstatimit të një sërë shkeljesh serioze në mënyrën e përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave personale. Sipas vendimit zyrtar, thuhet se kompania ka publikuar materiale fotografike dhe video të individëve pa siguruar më parë pëlqimin e tyre, duke shkelur parimet bazë të ligjshmërisë dhe transparencës në përpunimin e të dhënave. Po ashtu, sqarohet se gjatë kontrollit janë evidentuar edhe probleme të tjera strukturore: mungesë kontrate të rregullt me…
Për herë të dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër studentët e Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar nga ushqimi. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rreth 30 studentë janë paraqitur në spital me të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ndërkohë mësohet se institucioni furnizohet me ushqim nga kompania e kateringut Sori Al. Menuja e ushqimeve që kursantët kanë konsumuar në darkën përfshin: Pilaf Makarona Fasule Sallam Salcice Kos Qumrsht Buke Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për…
Skandali është përsëritur sërish! Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kursantët kanë shfaqur mbrëmjen e së enjtes simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime bëjnë me dije se dyshimet e para lidhen me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut Sori Al që shërben pranë institucionit. Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe…

