Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila drejtohet nga kryetari Faton Peci, ka marrë vendim të zbatojë rregulla të rrepta sa i përket kodit të veshjes për të gjithë personat që kërkojnë të marrin shërbime apo të vizitojnë ambientet e institucionit komunal. Përmes një njoftimi zyrtar të vendosur në hyrje të objektit nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, qytetarët janë njoftuar paraprakisht për ndalesat e reja. Sipas udhëzimit të ilustruar edhe me grafikë, është e ndaluar rreptësisht hyrja në komunë me pantallona të shkurtra si për meshkuj ashtu edhe për femra. Po ashtu, kufizimet përfshijnë ndalimin e maicave pa krahë…
Author: almakos
Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave në Detyrë, Hekuran Murati.Kjo është bërë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Postimi i plotë: Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro.
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë se për më shumë se një vit, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, nuk është ulur në tryezën e negociatave me sindikatat. “Në vend të kësaj, situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të përcaktuara me Kontratën Kolektive, SKRM u detyrua të paraqesë rreth 800 padi kundër institucioneve. Ndërkohë, iniciativa e paraqitur nga një ‘qytetar i shqetësuar’ u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila tani pritet të vendosë për shfuqizimin ose…
Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në atarin e fshatit Tearcë, me ç’rast është djegur bar i thatë. Zjarri është lokalizuar plotësisht nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është konstatuar se zjarrin e ka shkaktuar personi G.C.(55) nga fshati Tearcë. Ai është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur ashpër zërave kritikë brenda partisë, në veçanti nënkryetarit Gazmend Muhaxhiri dhe kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilët pas rezultateve të fundit zgjedhore kërkuan dorëheqjen e tij. Abdixhiku i ka cilësuar këto reagime si “bajate” dhe “atipike për LDK-në”, duke shpërthyer me akuza të rënda drejtuar Muhaxhirit për deklaratat e tij të kaluara dhe marrëveshjet e fshehta politike. “S’mund të kem fjalë të këqija për asnjërin prej tyre, unë i kam mbrojtur kur kanë bërë gafat më të mëdha në këtë studio. Kur kanë folur për Millosheviqin kam dalë…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së Sigurisë një ditë më parë nga ushqimi i kompanisë së kateringut Sori-al, rasti i dytë i përsëritur në pak kohë. AKU bën me dije se ka ushtruar kontrolle si në Akademinë e Sigurisë, ashtu edhe në Garnizonin “Skënderbej”, ku përgatitej ushqimi nga subjekti SORI-AL, ku sipas së cilës u konstatuan kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt. Gjatë kontrolleve u morën 14 mostra të ushqimeve të gatshme nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor, si dhe pesë mostra tampon për kontrollin…
Nga LSDM thonë se “koalicioni i tenderit i Hristijan Mickoskit po shpërbëhet para syve të qytetarëve”. Sipas LSDM-së, në vend të një qeverie që punon për interesat e qytetarëve, shohim luftë të hapur për vende, pozicione dhe biznese. “ZNAM, partia që u krijua dhe u financua nga Mickoski, nuk ekziston më. Mbeten vetëm dy – Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev, të cilët tani janë në një luftë të drejtpërdrejtë për ndikim. Dimitrievski ka njeriun e tij dhe dëshiron Ministrinë e Bujqësisë, dhe nga ana tjetër Minçev nuk dëshiron Ministrinë e Bujqësisë, sepse e di se atje janë shkurtuar paratë dhe…
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski njoftoi fillimin e negociatave për marrëveshje të re kolektive dhe rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë. Ai tregoi se bisedimet me sindikatat për marrëveshjen e re kolektive do të fillojnë të hënën, dhe se duke filluar nga viti i ardhshëm, pagat dhe pika për llogaritjen e pagave planifikohet të rriten. Sipas tij, në vitet e ardhshme, do të ketë edhe një rritje përqindjeje të pagave në përputhje me mundësitë buxhetore. Misajlovski theksoi se Ministria po punon njëkohësisht në shërbimin e detyrimeve të trashëguara nga e kaluara, veçanërisht në bazë të padive, duke shtuar se…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO ) ka dënuar me burg përjetë Plaurent Dervishajn dhe ka dënuar me 35 vite Julian Meçen lidhur me atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Edhe SPAK kishte kërkuar të njëjtin dënim për dy të përfshirët, duke i akuzuar se kanë pasur rol në organizimin dhe financimin e atentatit ndaj ish-prokurorit dhe Aleksandër Laho ose siç njihet ndryshe Rrumi i Shijakut. Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja u zbardh plotësisht nga transkriptimi i bisedave në aplikacionin e koduar SKY ECC, që përdorej masivisht nga elementë të krimit të organizuar në…
Zgjatja e afatit të aplikimit për kredi të lehtësuara, ka sjellë efektet e saj pozitive, duke rritur numrin e familjes që përfitojnë. Kështu bërë të ditur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi se nga 4409 aplikime, në fazën e parë janë shpallur fitues 2871 familje. “Aktualisht, jemi në fazën e shqyrtimit të ankimimeve të fazës së parë. Sipas afateve, do të shpallet lista e aplikantëve fitues dhe jofitues, në përputhje me rezultatet e ankimimeve. Paralelisht, do të bëhet edhe hapja e thirrjes për fazën e dytë të…
Ministri i Jashtëm i RMV-s, Timço Mucunski thotë se deklarata nuk përmban një mohim të qartë se dokumenti është rrjedhur nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare dhe e vetmja përgjigje e dhënë në të është në thelb se udhëtimi ka ndodhur shumë kohë më parë. “Jam tmerrësisht i zhgënjyer nga përgjigja që erdhi nga Sofja”, tha Mucunski, duke komentuar njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare në lidhje me publikimin e notës diplomatike në lidhje me udhëtimin e anëtarëve të familjes së ngushtë të kryeministrit Hristijan Mickoski në Pamporovo në fillim të vitit. Mucunski në “Samo…
Ditën e sotme do te kemi kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore). Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut…

