Bashkimi Demokratik për Integrim sot po proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të 2007 për emërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës. Protesta filloi nga sheshi i qytetit pastaj u zhvendos para Komunës së Tetovës. Protestuesit në sheshin e Tetovës mbanin pankarta me mbishkrimet “Jugo VLEN TITO”, “Nuk ka paqe me nëçmimimim”, “Ivoja nuk është dëshmor i kombit tim”, “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”, “Nga Tetova nis rezistenca”. Para qytetarëve foli Bajram Rexhepi nga BDI, ku tha se kërkojnë që të ripërsëritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Ky marsh protestues paqësor është thirrur si…
Author: almakos
Gjatë protestës së 27-të radhazi para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe administratës tatimore, duke i cilësuar si pjesë të një sistemi që po bënë presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve që marrin pjesë në protestë. [embedded content] “Ne po ju themi, nëse vazhdoni me procedime, me kërcënime dhe me shantazhe, atëherë ne nuk e mbajmë dot popullin të vijë në shtëpitë tuaja…Ne kemi thënë që protesta do të jetë paqësore deri sa përbindëshi, biri i djallit, Edvin Ramoviç, të rrëzohet siç na ka hije. Po tentoni përmes gjobave, siç ishte turpi i…
Ish-drejtori i policisë së shtetit, Mit’hat Havari foli në protestën e 27-të kundër qeverisë Rama. Ai u shpreh se Rama do përfundojë si diktatori i Libisë GAdafi nëse nuk jep dorëheqjen në mënyrë paqësore. Havari shtoi se protesta nuk po dëmton aspak turizmin madje turistët vijnë dhe kënaqen në një protestë të pazakontë paqësore. Mithat Havari: Juve ju vjen erë Shqipërie. Ju vjen erë lirie. Ju vjen erë demokracie. Djersa juaj është parfumi që sakrifikoni përpara një bishe të tërbuar që nuk dorëzohet se ka kusure mbi kurriz. Unë kam shkatërruar parkun Rinia kundër miqve të tij kriminelë. Cosa Nostra që…
Një protestues e ka cilësuar kryeministri Edi Rama si “krimineli i betonizimit”, teksa foli para zyrës së tij, ku zhvillohet sot protesta e 27-të për dorëheqjen e kreut të qeverisë. [embedded content] Ai u shpreh se kishte realizuar një ekspozitë mbi betonizmin 25 vite më parë, dhe se, sipas tij, zhvillimet e mëvonshme në Tiranë kanë konfirmuar shqetësimet e ngritura prej tij. “Kam bërë një ekspozitë mbi betonizimin e Shqipërisë në vitin 2001 dhe kam parashikuar mafien e betonizimit”, u shpreh qytetari, ndërsa kritikoi ashpër mënyrën e zhvillimit urban në kryeqytet nga kryeministri Rama. Sipas tij, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, ndërtonte…
Gjatë protestës së 27-të radhazi para Kryeministrisë, një protestuese ka lexuar sërish kërkesat kryesore të lëvizjes qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. [embedded content] Ajo theksoi se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e menjëhershme dhe e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë. Sipas saj, protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor, si dhe një paketë të gjerë ndryshimesh kushtetuese. Ndër kërkesat e tjera thelbësore mbetet edhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë jetës politike të tij, si edhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, trashëgiminë…
Në nisje të protestës së 27-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka folur për çështjen çame, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Ai tha se ka dalë në protestë për çështjet që lidhen me të gjithë shqiptarët, duke theksuar se, sipas tij, nuk duhet të ketë ndarje mes krahinave. Qytetari kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se atë nuk e konsideron kryeministrin e Shqipërisë, por si të Serbisë edhe të Greqisë. “Unë ia kam vënë epitetin “Rama Grekoviç””, tha ai. Protestuesi: Unë protestoj për çështjen e të gjithë shqiptarëve, sepse çamët janë shqiptarë aq sa shqiptarët janë çamë.…
Genti Berisha, 27-vjeçari shqiptar i ndaluar për vdekjen e efektivit të Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjen tragjike. Kështu ka deklaruar avokati i tij, Fabrizio Cardinali, duke theksuar se klienti i tij e pranoi se ishte ai në timonin e automjetit SUV me qira që mbrëmjen e së hënës nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke shkaktuar ndjekjen që përfundoi me aksidentin fatal të efektivit. Sipas avokatit, Berisha e ka cilësuar arratisjen si një veprim instinktiv dhe të pamenduar mirë. “Ai ka marrë përgjegjësinë e plotë për këtë gjest instinktiv…
Maqedonia e Veriut sot hyn në një valë të re të temperaturave të larta, ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë një ditë të vërtetë tropikale, me vapë që në disa vende do të arrijë deri në 37 gradë Celsius. Masa e ngrohtë ajrore, e cila po lëviz nga Evropa Perëndimore drejt Ballkanit, do të përfshijë të gjithë rajonin, duke sjellë mot dukshëm më të ngrohtë. Për shkak të temperaturave të larta që priten, autoritetet kanë aktivizuar alarmin meteorologjik portokalli dhe të verdhë, duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme, veçanërisht për të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë në ambiente të…
Letra që rikthen në vëmendje çështjen çame dhe kërkesat e komunitetit iu dorëzua sot Ambasadës së Greqisë në Shkup, nga shoqata kulturore “Vizioni M”, në shënim të 82-vjetorit të gjenocidit çam. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Muajit të Çamërisë, ku anëtari i shoqatës kulturore “Vizioni M”, Abdulla Berisha, tha se përmes këtij veprimi simbolik, ata kërkuan që kjo çështje të trajtohet me më shumë vëmendje ndërkombëtare dhe të mbetet pjesë e diskutimeve për të drejtat e njeriut. Ai theksoi se kërkesat e tyre janë të përsëritura ndër vite dhe lidhen me kthimin, të drejtat e pronës dhe heqjen e…
Ministria e Jashtme Bullgare thotë se i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së komunikimeve diplomatike dhe dënon të gjitha veprimet që shkelin rregullat dhe praktikat ndërkombëtare të përcaktuara në mënyrë strikte në këtë fushë. Kjo u njoftua nga Sofja në lidhje me komentet e kryeministrit, Hristijan Mickoski mbi notën diplomatike të rrjedhur në lidhje me udhëtimin e familjes së tij në janar të këtij viti në vendpushimin bullgar të skive “Pamporovo”. “Siç e kemi deklaruar tashmë, nota e shpërndarë publikut i referohet ngjarjeve të 6 janarit 2026. Rrethanat rreth rastit janë ende duke u sqaruar. Është urdhëruar një inspektim për…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton opinionin se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, si dhe me kërkesat e shfrytëzuesve të pyjeve – NP „Pyjet Nacionale“ dhe Parqeve Nacionale që menaxhojnë zonat e mbrojtura, ka dhënë pëlqim për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokat pyjore. Nga Ministria thonë se “pëlqimi është dhënë në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe me qëllim të parandalimit të zjarreve pyjore në hapësirë të hapur”. “Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të hyjë…
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë se për më shumë se një vit, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, nuk është ulur në tryezën e negociatave me sindikatat. “Në vend të kësaj, situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të përcaktuara me Kontratën Kolektive, SKRM u detyrua të paraqesë rreth 800 padi kundër institucioneve. Ndërkohë, iniciativa e paraqitur nga një ‘qytetar i shqetësuar’ u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila tani pritet të vendosë për shfuqizimin ose…

