Eurodeputetja Ilaria Salis është bërë pjesë e protestës qytetare, duke qenë e pranishme mes protestuesve që prej 4 javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Prania e saj është mirëpritur nga organizatorët e protestës, të cilët e kanë cilësuar si një shenjë mbështetjeje ndërkombëtare për kauzën e tyre. Eurodeputetja kishte deklaruar më parë se në fundjavë do të ishte në protestë për të takuar njerëz dhe aktivistë.
Author: almakos
Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në të gjithë territorin e kryeqytetit. Autoritetet bëjnë të ditur se, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aksioni do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me mot të përshtatshëm, në të njëjtin orar.Njëkohësisht, Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje bletarëve që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë procesit të dezinsektimit. MARKETING
Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, të cilët prej një muaji kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kjo shënon ditën e 28-të të protestës qytetare. [embedded content]Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Një tjetër thirrje në kor ishte “Poshtë patronazhistët”. “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” ishte një tjetër thirrje. Nuk kanë munguar as thirrjet e përnatshme “Rama n’burg, Berisha n’burg”. “Në shumë shtete tradhtia ndaj atdheut dënohet me dënim kapital. Edhe në…
Maqedonia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare sipas sistemit One Stop. Marrëveshja mes ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pançe Toshkovski, dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, u nënshkrua në pikën kufitare Bllatë pranë Dibrës.Me këtë marrëveshje përmbyllet sistemi One Stop me të gjitha vendet fqinje jashtë zonës Shengen, pasi një sistem i tillë tashmë funksionon në pikat kufitare me Serbinë dhe Kosovën. MARKETING
Lodhja nga nxehtësia, e cila mund të përfshijë marramendje, dhimbje koke, dridhje dhe etje, mund të prekë këdo dhe zakonisht nuk është serioze, me kusht që personi të ftohet brenda 30 minutash.Gjendja më serioze është goditja nga nxehtësia, kur temperatura bazë e trupit shkon mbi 40.6 gradë Celsius. Është një urgjencë mjekësore dhe mund të çojë në dëmtime afatgjata të organeve dhe vdekje. Simptomat përfshijnë frymëmarrje të shpejtë, konfuzion ose kriza dhe të përziera. KUSH ËSHTË NË RREZIK? Disa njerëz janë më të prekshëm, duke përfshirë foshnjat e vogla dhe të moshuarit, si dhe njerëzit që duhet të qëndrojnë aktivë…
Që nga vendosja e sistemit “Qyteti i Sigurt”, për 5 muaj janë regjistruar 120.000 shkelje trafiku. Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, në raportin për punën e tij dyvjeçare në krye të Ministrisë së Brendshme. Ky sistem që fillimisht nisi zbatimin në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, sipas Toshkosvkit, ka ulur numrin e aksidenteve të trafikut për 40%. Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme “Nga 1 janari, kur filloi sistemi ‘Qyteti i Sigurt’, është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve të trafikut për rreth 40%, gjegjësisht kanë ndërruar jetë 34 persona, përkundër 55 viktimave për…
Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Befort Lamallari, ka dhënë detaje lidhur me vendimin i cili e shpalli “non grata” Ikballe Hudutin nga qeveria shqiptare.Lamallari në eurinews u shpreh se vendimi u mor duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi Hudutin. “Ne kemi vepruar duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi këtë shtetase, ashtu siç kemi edhe në mënyrë periodike të përditshme, ne mbledhim informacion si agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimi inteligjent, në bashkëpunim dhe me partnerët. Mbledhim informacion për shtetas të…
Me ndryshimet ligjore, secili qytetarë do të mund që përmes sistemit “Termini im”, të deklarohet për dhënien e organeve. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në panel diskutimin kushtuar dhënies së organeve, që u mbajtë mbrëmë në Gostivar, në të cilin panel ai i prezantoi masat sistemore dhe politike që realizohen për të promovuar dhurimin e organeve në vendin tonë. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë “Si Ministri kemi bërë shumë në këtë drejtim. Prej një viti funksionon një zyrë e posaçme me synimin për të ndërtuar një sistem të mirëfilltë. Çdo procedurë zhvillohet sipas protokolleve, në mënyrë që…
Siç njoftojnë nga MPB, më 27.06.2026 në ora 02:45 në SPB Shkup, 43-vjeçarja ka denoncuar se më 26.06.2026 rreth orës 14:00 në Karposh, ish bashkëshorti ka sulmuar atë dhe vajzën e tyre të mitur. Po ashtu më 27.06.2026 në Sveti Nikole, në ora 01:00, policët kanë arrestuar O.M (48) pas një denoncimi të mëhershë, se në shtëpi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat të mitura. Nga policia po ashtu thonë se në Shtip, zyrtarët e SPB Shtip kanë arrestuar S.M (52) pas një denoncimi se ka kërcënuar me objekt të mprehtë djemtë e tij dhe po ashtu me sëpatë…
Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit. Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, ndërsa ndaj tij u zhvillua një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pasi u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës. Berberi…
Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në vendnumëro për shkak se prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor për krimin tronditës, Elvis Shkambi. Sipas gazetares Klodiana Lala, në muajin prill prokuroria firmosi shtyrjen e hetimeve me 3 muaj, për të administruar akt ekspertimet e celularëve të sekuestruar të dyshuarve, Elvis Shkambi e xhaxhait të tij, Gjon Shkambi. Mësohet se përgjatë kësaj kohe ka përfunduar ekspertiza e celularit të Gjon Shkambit, ndërsa prokurorët ende s’mund të firmosin përfundimin…
Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj zbret nga podiumi i improvizuar përballë Kryeministrisë dhe përqafohet me protestuesit aty pranë. Aktivistja sapo lexoi me megafon kërkesat e protestës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e kuadrit ligjor që favorizon ndërtimet në zonat e mbrojtura. Vatnikaj ruan ende një dozë habie për mënyrën se si një protestë e radhës u kthye në lëvizjen më të madhe që vendi ka parë prej fillimit të viteve ’90. Ajo tregon se pas ngjarjes së 30 majit në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë…

