Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në largim Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ia dorëzoi drejtimin e institucionit rektorit të ri të zgjedhur për mandatin 2026-2029, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit. Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në prani të kryetarit të Komisionit Universitar Zgjedhor, prorektorëve, dekanëve të njësive akademike, senatorëve të Universitetit, Sekretarit të përgjithshëm, si dhe përfaqësuesve të administratës universitare, duke reflektuar frymën institucionale dhe vazhdimësinë e qeverisjes akademike. Me këtë rast, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i uroi suksese Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në ushtrimin e detyrës së…
Author: almakos
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor të propozuar, duke vlerësuar se ai përmban zgjidhje serioze që nuk janë as evropiane dhe as demokratike dhe që hapin hapësirë për abuzim me procesin zgjedhor. “Ky Kuvend nuk duhet të miratojë një ligj të tillë. Ne do ta bllokojmë atë sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, dhe jo atë të kontrolluar që Hristijan Mickoski nisi ta vendoste duke ndjekur shembullin e mentorit të tij, padyshim një idhull, Nikolla Gruevski. Ne do ta bllokojmë këtë…
Në paraqitjen e dytë në qershor për regjistrim në shkollat e mesme të vitit shkollor 2026/2027 janë regjistruar gjithsej 15 705 nxënës. Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 11 171 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën maqedonase; 4241 për mësim në gjuhën shqipe; 279 nxënës për mësim në gjuhën turke dhe 14 nxënës për mësim në gjuhën serbe. Sipas llojit të arsimit, në dy paraqitjet janë regjistruar gjithsej: 4653 nxënës në arsim gjimnazial, 10 823 nxënës në arsim profesional. Në Akademinë sportive janë regjistruar 229 nxënës, ndërsa në arsimin artistik, qëndron në kutmesën e MASH-it, ende nuk ka…
Ky që shihni në foto është Nikolla Agolli (foto poshtë), autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos, sot në Pogradec (29 qershor). Policia e arrestoi teksa tentonte të arratisej me një furgon drejt Prrenjasit, pak pasi braktisi makinën e tij në Qafë-Thanë. Bashkë me të u kap edhe një person i dytë që e shoqëronte. Syzo (foto poshte), me precedentë penalë, u qëllua me armë në këmbë në lagjen nr. 3 në Pogradec dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë hakmarrja, pasi vëllai i Syzos dyshohet se ka plagosur…
Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka akuzuar koalicionin VLEN se ka dështuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve për avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se për dy vjet qeverisje vendi nuk ka shënuar asnjë përparim substancial drejt Bashkimit Evropian. Në një konferencë për media, në kuadër të fushatës së BDI-së “Dy vite nënçmim – VLEN asgjë”, Osmani tha se dështimi më i madh i VLEN-it është “shkatërrimi i idesë evropiane”, me pasoja të drejtpërdrejta për shqiptarët. “Ne shqiptarët në këtë shtet gjithmonë kemi qenë motori i orientimit euroatlantik…
Policia e Pogradecit identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos, 35-vjeç (foto poshtë), i cili po mjekohet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe pikërisht tek këto konflikte të vjetra dhe çështje hakmarrjeje janë përqendruar hetimet. Burime zyrtare thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të qytetit liqenit. I dyshuar për krimin është Nikolla Agolli, dhe qitja me armë është bërë drejt këmbës së Syzos. Autori dyshohet se nuk ka pasur për qëllim ta vrasë 35-vjeçarin, teksa…
Një bandë hajdutësh që grabisnin banesa dhe makina është goditur nga Policia e Sarandës në qytetin bregdetar ditën e sotme (29 qershor). Gjatë operacionit të koduar “Focus” u arrestuan 4 prej të dyshuarve të identifikuar dhe një i pestë u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë: Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës, Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë, Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier. Të rinjtë akuzohen për të paktën 6 vjedhje në seri, të dokumentuara…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se emërtimi i rrugëve me emrat e figurave shqiptare në Çair dhe në Qytetin e Shkupit ishte rezultat i një vendimi të Qeverisë së udhëhequr me pjesëmarrjen e BDI-së në vitin 2021, duke theksuar se ai ka qenë pjesë e këtij procesi. “Emërtimi i rrugëve me emrat e figurave shqiptare në Çair dhe në Qytetin e Shkupit ishte rezultat i një vendimi të Qeverisë së BDI-së në vitin 2021, në të cilën pata nderin të jem pjesë. E them këtë sepse e njoh nga afër të gjithë procesin. Madje, e kujtoj shumë mirë…
Trafiku në autostradën Kumanovë-Veles është pezulluar që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LMM). Ndërprerja është për shkak të një aksidenti trafiku që ndodhi në kryqëzimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, më saktësisht në daljen nga Shkupi që të çon në ndërtesën e terminalit. LAMM thotë se trafiku po devijohet përmes kryqëzimit në rafinerinë Okta. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit konfirmon se ka një devijim trafiku dhe i njofton shoferët të përdorin daljen që të çon në hyrjen e vjetër të aeroportit, përkatësisht në ndërtesën e vjetër të aeroportit. “Ju informojmë se për shkak…
GAZETA SOT/ Disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) u depozitua një kallëzim i ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, krye-bashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, avokatja Adriana Kalaja foli për skemën e përdorur për ngritjen e parqeve fotovoltaike përmes kompanive fiktive, ku janë të përfshirë Belinda Balluku dhe vartësit e saj Maksim Ethemaj dhe motra e këtij të fundit, Eva Kajer.SkandaliMaksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, e por një nga personazhet…
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në vitin 2025, nga 77.4 mijë lekë një vit më parë. Diferencat e pagave janë shumë të larta dhe ato varen nga vendi i punës ku punoni. A e dini cilat janë ato punë ku pagat janë më të lartat. “Monitor” ka bërë një renditje, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT. Në vend të parë renditen institucionet ndërkombëtare, që u japin të punësuarve më shumë se dyfishin e pagës mesatare në vend. Paga mesatare mujore bruto për vitin 2025 ishte 189 mijë lekë, ose gati 2 mijë euro…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve të mesditës deri pasdite do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites do të kemi mot të kthjellët në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

