Author: almakos

Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se një shtetase amerikane 48 vjeçe me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit të saj u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh. Fillimisht rasti është zbuluar në doganë dhe më pas. Për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar. Një agjent i Antidrogës, i infiltruar…

Lexo më Shumë

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai u shpreh se është penduar që ka mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara, pasi që sipas tij mbajtja në paraburgim e katërshes së UÇK-së, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor për kohë të gjatë është e pajustifikuar. Ai përmendi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në. “Sigurisht që nuk e kam idenë se çfarë vendimi do të marrin. Ajo që do të thosha është se pendohem që…

Lexo më Shumë

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e burgut 313 në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë Zog Muhametaj, 62 vjeç, dhe Pëllumb Vana, i cili ushtronte detyrën si teknik i kamerave të sigurisë në paraburgim. Burime bëjnë me dije se të dy dyshohet se kanë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarjet kanë ndodhur njëra pas tjetrës.

Lexo më Shumë

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë kanë denoncuar  se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. [embedded content] Sipas dëshmive të tyre, flakët janë neutralizuar fillimisht nga vetë banorët, ndërsa ata shprehen se shërbimi zjarrfikës ka mbërritur rreth një orë me vonesë. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa situata ka krijuar panik te banoret. Kompleksi Aura në zonën e Laprakës është ndërtuar nga kompania Lim Em.

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 93.7 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.3 lekë dhe do shitet me 102.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.4 lekë dhe do shitet me 109.5 lekë.

Lexo më Shumë

Deri në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, në territorin e RMV-së janë regjistruar 11 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat një është aktiv dhe 10 janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Në Komunën e Vasilevës – fshati Vasilevë, ku po digjet deponi mbeturinash, ka një zjarr aktiv. “Zjarret janë shuar në Komunën e Dibrës – fshati Gari (bimësi e ulët dhe pyll i përzier me kërcell të ulët), Komunën e Qendrës Zhupë – Qendrës Zhupë (toka të rrafshëta), Komunën e Vallandovës – fshati Kasandol (bimësi e ulët), Komunën e Dollnenit – fshati Zhitoshë dhe…

Lexo më Shumë

[embedded content]Teksa kanë kaluar 1 muaji nga protesta e fuqishme qytetare kundër Edi Ramës, pjesë e protestës së 30-të ishin dhe një grup eurodeputetësh europianë nga PE. [embedded content]Ata mbajtën fjalime në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ndërkohë që më pas u bashkuan me qytetarë të shumtë të cilët marshuan rrugëve të Tiranës. Eurodeputetët premtuan se do ta ndiqnin çështjen në Bruksel për të ngritur zërin e drejtë të protestës shqiptare.

Lexo më Shumë

[embedded content]Eksperti Gent Progni foli në protestën e 30-të qytetare kundër qeverisë Rama. Ai denoncoi se kompania e sigurisë që mori zvarrë protestuesin në Zvërnec nuk i është hequr licensa siç pretendoi ministri Lamallari dhe Rama, por vijon punën normalisht. Gent Progni: Kompania Major Security që tërhoqi zvarrë protestuesin, u tha se u hoq licensa. Nuk është e vërtetë. Ka bërë binjakëzim me Shqiponja security në pronësi të dhomës së tregtisë së Durrësit dhe vazhdon punën dhe këta vetëm gënjejnë.

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Pesë kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, nga të cilët dy janë të mitur, ndërsa njëri ka drejtuar me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të udhëtarëve. “Nga një person në Shkup (i mitur), në Gostivar (i mitur), në Kumanovë, në Kavadar dhe në Prilep kanë vozitur pa patentë shoferi. Ndërsa një person në Pikën Kufitare Deve Bair ka drejtuar automjetin me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve,…

Lexo më Shumë

Një rast i pazakontë është regjistruar të hënën në zonën turistike të Shëngjinit, ku një burrë nga Kosova u raportua fillimisht si i zhdukur dhe madje u dyshua se ishte mbytur në det. Familjarët e tij kishin ngritur shqetësim pasi ai ishte larguar dhe nuk ishte kthyer për një kohë të gjatë, duke bërë që të njoftohen edhe autoritetet dhe të krijohet alarm për një ngjarje të mundshme tragjike. Por situata mori një kthesë krejt tjetër, kur u konstatua se burri ishte shëndoshë e mirë dhe po kalonte kohën në një kafiteri lokale, duke pirë kafe dhe duke pushuar, pa…

Lexo më Shumë

Nga VLEN kanë reaguar ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, pasi ky i fundit tha se rezultatet e VLEN-it pas dy viteve qeverisje janë dëshpëruese dhe se vendi ka stagnuar dhe në vend të agjendës evropiane, ka politika ditore. Nga VLEN thonë se Bujar Osmani duhet të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore. “I preferuari i çdo pushteti dhe funksionari i përjetshëm i BDI-së, i mësuar me përkëdheljet e pushtetit dhe privilegjet e posteve të njëpasnjëshme, bën mirë që t’i tregojë popullatës se cili ishte hajri për qytetarin e thjeshtë nga qëndrimi i tij në…

Lexo më Shumë