Author: almakos

[embedded content] Vijoi edhe në ditën e 29 protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama. Në nisje të marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë folën për mikrofonin e News24 edhe një grup turistësh nga Irlanda. Ata u shprehën se shqiptarët me protestën e tyre po frymëzojnë mbarë Europën, duke theksuar se ndjehen krenarë për vendin tonë dhe protestën. Turistja irlandez: Jemi krenar për Shqipërinë po mbajnë një qëndrim global por inspirojnë njerëzit kudo në Europë, kjo është nata e fundit në Shqipëri Turistja tjetër: Jemi krenar atë që po bën Shqipëria të mbrojë vendin. Turistja: Protesta është në gjakun tonë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për dy vjeçarin e VLEN-it në Qeveri, duke thënë se VLEN nga premtime të mëdha, është dorëzuar pa kushte. “VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim. Dy vite më pas, qytetarët nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim. Nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare”, shprehet Taravari. Taravari shton se si VLEN kanë…

Lexo më Shumë

[embedded content] Mijëra vetë u mblodhën sërish sot në protestën e 29 radhazi kundër kryeministrit Rama.  Në fillim të protestës para marshimit ngha sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, foli për News24, Ilir Xhemalaj një nga organizatorët e protestës. Ai u shpreh se mënyra si Rama po merret me protestuesit tregon një mendësi komuniste. Xhemalaj: Protesta ditën e sotme do vijojë si normalisht. Do kemi folësa të ndryshëm nga populli dhe pasandaj do vijojmë me marshimin. Në ditët në vazhdim do vijojmë protestën deri në dorëheqjen e qeverisë Rama dhe kastës politike prej 80 vjetësh. Shkresa ishte 5 pika që kemi artikuluar.…

Lexo më Shumë

Për një muaj me radhë, mijëra qytetarë kanë vijuar protestat në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për korrupsion, mungesë transparence dhe favorizim të projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe ndalimin e projektit, ndërsa jehona e protestave ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Së fundmi, televizioni publik gjerman ZDF i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve në vend, duke pasqyruar akuzat e protestuesve dhe rezistencën qytetare që vijon prej gati një muaji. “Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, të shtunën në mbrëmje mijëra njerëz…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe ka replikuar me Florjan Haçkën, pas debatit të krijuar për deklaratën e tij “F*ck You” në intervistën me “Financial Times”, duke u shprehur se fjala nuk i ishte drejtuar qytetarëve shqiptarë, por atyre që, sipas tij, e kanë sulmuar prej vitesh. [embedded content] Në përgjigje, Rama, që e identifikon djalin si “demokrat 24 karatë”, shprehet se nuk ishte një frazë drejtuar popullit shqiptar, por atyre që e akuzojnë pa pasur asnjë provë. “Më çuan videon e këtij djalit dhe, përpara se të dëgjoja sharjet, ndjeva sëkëlldinë e tij. Pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i…

Lexo më Shumë

Një tjetër formë proteste është shfaqur gjatë marshimit të qytetarëve në rrugët e Tiranës pas qëndresë së tyre për disa orë para kryeministrisë, ku kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës. Teksa kanë kaluar në akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit kanë zgjedhur të “hedhin” politikën në mbeturina, duke ngjitur mbi kazanët e plehrave fotografi të kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe të deputetit Taulant Balla. Përmes këtij aksioni simbolik, protestuesit kanë shprehin refuzimin e tyre ndaj klasës politike, duke e lidhur mesazhin me kërkesat që kanë artikuluar prej javësh në tubimet e tyre.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka theksuar nevojën për një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në meritë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu. Në një postim në rrjetin social amerikan X pas pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, Mucunski tha se diskutimet u përqendruan në të ardhmen e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit. Ai theksoi se integrimi gradual mund të jetë një instrument i vlefshëm vetëm nëse shërben si urë drejt anëtarësimit të plotë në…

Lexo më Shumë

Momente tensioni janë shënuar sot në ditën e 29-të të protestës qytetare para Kryeministrisë, pasi efektivë të policisë kanë ndërhyrë për të larguar disa prej sendeve të vendosura nga protestuesit në shkallët e zyrës së Edi Ramës. Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka marrë stolat e vendosur nga qytetarët, ndërsa ka hequr edhe këpucët e vendosura në mënyrë simbolike në shkallët e Kryeministrisë, si pjesë e mesazheve të protestës, në kujtim të të afërmëve të tyre emigrantë. “Mos i prekni këpucët, kjo është vjedhje e vullnetit popullor. Mos i ngacmoni veprat artistike të vëna nga populli”, është dëgjuar të thotë një…

Lexo më Shumë

Aktivisti Andi Tepelena ka komentuar vijimin e protestave qytetare në Tiranë, duke kundërshtuar zërat se numri i pjesëmarrësve është ulur, pasi, sipas tij, protesta ka ruajtur qëndrueshmërinë. “Thonë se numrat e protestuesve janë tkurrur, por nuk është e tillë. Numrat janë të qëndrueshëm. Njerëzit vijnë çdo ditë, të rinj, familjarë. Jemi brenda pritshmërisë. Një herë në javë, e shtuna është protestë kombëtare, ku marrin pjesë edhe nga trevat, diaspora”, tha ai. Tepelena tha se tashmë skandalet e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, të cilit iu referua si “Mbreti”, kanë dalë në dritë të diellit dhe para shqiptarëve. “Skandalet e kësaj qeverie po…

Lexo më Shumë

Qytetarët pritet të mblidhen edhe këtë mbrëmje në Tiranë për protestën e 29-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ashtu si në ditët e mëparshme, tubimi do të nisë në Sheshin “Skënderbej”, prej nga protestuesit do të marshojnë para godinës së Kryeministrisë. Protesta, e cila prej katër javësh zhvillohet çdo mbrëmje, vijon të ketë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Edhe në protestat e fundit, qytetarët kanë përsëritur njëzëri thirrjet që tashmë janë kthyer në refrenin e…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se dy orë e gjysmë në shesh dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit duke mbajtur fjalime dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. [embedded content]Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Një tjetër thirrje në kor ishte “Poshtë patronazhistët”. “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” ishte një tjetër thirrje. Nuk kanë munguar as thirrjet e përnatshme “Rama n’burg, Berisha n’burg”. “Në shumë shtete tradhtia ndaj atdheut dënohet me dënim kapital. Edhe në…

Lexo më Shumë

Një video ironizuese është publikuar nga protestuesit gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet “Diella”,  ministrja e Inteligjencës Artificiale, duke bërë një deklaratë për dorëheqje. Në video dëgjohet Diella që deklaron dorëheqjen në mënyrë simbolike, ndërsa i bën thirrje që këtë gjë ta bëjë edhe Rama. Në videon e publikuar dëgjohet mesazhi: “Për shkak të skandalit të Zvërnecit deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër.”[embedded content]

Lexo më Shumë