Arsimi mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të çdo shoqërie dhe përparimi në këtë sektor kërkon konsensus të gjerë shoqëror dhe institucional, ka deklaruar profesori universitar, Demush Bajrami gjatë emisionit Impakt në TV Shenja. Ai tha se, arsimi nuk duhet të trajtohet si çështje e politikave ditore apo interesave të qeverive të radhës, por si një prioritet strategjik afatgjatë.
“Nuk mjaftohet arsimi, as ne nuk duhet të jemi të kënaqur, vetëm me një ligj nuk bëhen reformat. Kemi nevojë, sfidat me të cilat përballet kërkimi shkencore, aspekte të ndryshme që lidhen me programet studimore, përshtatja, përputhja e këtyre programeve me tregun e punës, globalizimin, gjithë kjo do të thotë e bën një çështje shumë komplekse çështjen e arsimit, që don zgjidhje, por zgjidhjet nuk bëhet brenda natës”, theksoi profesori universitar.

