Author: almakos

KSHZ-ja i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare, sipas të cilave në rrethin e dytë, VMRO-ja ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI gjithashtu shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM. – Advertisements – Në rrethin e dytë ka fituar edhe kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, e cila është mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Ndërsa kandidat i pavarur ka fituar edhe në Kumanovë, gjegjësisht Maksim Dimitrievski. Rezultatet përfundimtare, siç kanë paralajmëruar nga KSHZ, do të publikohen gjatë ditës së sotme

Lexo më Shumë

Deri në mesditë territori shqiptar paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta më të dukshme në zonat Veri-Veriperëndimore.  Ndërsa orët vijuese shtojnë gradulaisht vranësirat duke sjellë reshje të pakta si fillim në zonat Veriore, por gjatë natës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke u luhatur nga 3-23 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lartë mbi 5 ballë.

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror parandalimin e korrupsionit gjatë ditës së sotme duhet të mbaj mbledhjen e 54, në rend dite të së cilës do të jetë shqiptimi i gjobës për mungesë të deklaratës për gjendjen pronësore nga ana e personave të zgjedhur dhe emëruar, shkruan Alsat. Anëtarët e komisionit anti-korrupsion gjatë mbledhjes duhet të shqyrtojnë dhe vendosin edhe për veprimin ndaj disa lëndëve konkrete. Mbledhja do të mbahet online përmes platformës ZOOM. – Advertisements –

Lexo më Shumë

23:49 | 31 Tetor 2021 Përdoruesit e medieve sociale në Izrael po tallen me ndryshimin e emrit të kompanisë së Facebook në Meta, pasi tingëllon e ngjashme me fjalën e hebraike për “i vdekur”. Sipas medieve të huaja, shumë përdorues të Twitter u tallën me emrin e ri të kompanisë, që u bë i ditur nga themeluesi Mark Zuckerberg gjatë kësaj jave, duke përdorur hashtag #FacebookDead. “Dikush nuk e bëri kërkimin e tyre për brendin”, thuhej në një postim. Përdoruesit tallen me emrin e ri të korporatës së Facebook – çfarë do të thotë “Meta” në gjuhën hebraike Përdoruesit e…

Lexo më Shumë

Komuna e Bërvenicës nuk është më në listën e komunave që do të udhëhiqet nga shqiptarët. Për 36 vota diferencë, këtë komunë në katër vitet e ardhshme do ta udhëheqë partia maqedonase VMRO-DPMNE me Jovica Ilievskin. Ai fitoi përballë kandidatit shqiptar të pavarur , Enver Pajaziti. Por, në rreth të parë kandidatë kishin edhe parti të tjera shqiptare, kjo për shkak se nuk arritën të kenë një ujdi për një kandidat të përbashkët shqiptar për këtë komunë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Rreth orës 21:15 në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Tepelenë/ Informacion paraprak. Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës, Hristjan Mickoski, në daljen e parë për shtyp në këtë raund të dytë ka falënderuar të gjitha ata që kanë dalë të votojnë dhe bënë të mundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Ai tha se pa mbështetjen e opozitës shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptaret, por edhe E Majta, kjo fitore nuk do të ishte e mundur. Ai tha, se sot, ata si opozitë hodhën të gjitha barrierat, dhe se në Maqedoni është e mundur një bllok tjetër qeverisës. Me këtë, ai shtoi, se zgjedhjet parlamentare janë shumë afër. – Advertisements – Maqedonia nga sot do…

Lexo më Shumë

I ftuari i dytë në programin “Dola te Ola” ishte Gjergj Kaçinari, një artist i ri por shumë i talentuar. Biri i të mirenjohurit Alfred Kaçinari, Gjergji tashmë ka emrin e tij në fushën e artit. Përveç zërit të veçantë, Gjergji zotëron disa instrumente si, kitarë, bateri, piano, të cilat e plotësojnë më së miri figurën e tij si artist. Ai e cilësoi baterinë  si dashurinë e tij të parë, duke shtuar se i vetmi vend ku bateria regjistrohet ‘live’ është në studion e tij. Për pianon tha se në fillim ka qenë i detyruar që ta studionte, por nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, po feston fitoren e tij të dytë në Gostivar. Ai tha se në këtë raund të dytë udhëheq me më shumë se 5 mijë vota dhe në mënyrë ironike ka thirrur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për një raund të tretë ku ai do të fitonte me mbi 10 mijë vota. Ndër të tjera ai tha se mazhoranca e tanishme ka humbur të gjitha qytet kryesore të vendit dhe prandaj nga nesër do të kërkojë zgjedhja të reja parlamentare. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Taulant Balla ka reaguar lidhur me hapjen e shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë.  Sigurisht një lajm i mirë për…

Lexo më Shumë

A531.10.2021 320 Less than a minute Në komunën e Kërçovës nga 42 kuti të numëruara në 120, ose 35,00% e votave të hapura, udhëheq kandidati i BDI-së Fatmir Dehari me 53,02% kundrejt kandidatit të VMRO-së ALEKSANDAR JOVANOVSKI me 44,60%.  – Advertisements – A531.10.2021 320 Less than a minute

Lexo më Shumë

Ditmire Shehu nga KSHZ-ja tha se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve në rang vendi ka qenë 48.88 për qind. Ndërsa në komunat me pjesëmarrjen më të madhe kanë qenë komuan e Vevçanit, Rosomanit etj, kurse komunat me daljen më të ulët janë ato të Sarajit, Shuto Orizarit, Bogovinës etj. Ndërsa në pjesën më të madhe të vendeve të votimeve janë mbyllur, në komunën e Sarajit, Karposhit, Probishtpit dhe Dollnenit do të vazhdohet ende sepse ka pasur vonesa në hapjen e tyre. Sipas Ditmire Shehut në ato venvotime ku ka pasur vonesa do të vijohet të vazhdohet për aq…

Lexo më Shumë