Territori shqiptar deri në orët e pasdites do të jetë i përfshirë nga një sistem i dendur vranësiraash, i cili do të sjellë reshje me intensitet të ulët dhe mesatar. Pritet që reshjet të jenë më të dukshme në Veri, ku në intervale të shkurtra në zona të izoluar do të ketë reshje intensive. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim grdual të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat nga 5 deri në 21 gradë celcius. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h…
Author: almakos
SHBA-ja pret që të vazhdojë bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut në fushën e interesit të përbashkët, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit (DASH)për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, duke u përgjigjur në kërkesën që ta komentojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale të së dielës. – Advertisements – “Ambasada e SHBA-së po monitoron zhvillimet pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe shpalljen e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Në deklaratë më tej thuhet se: “Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm dhe të…
08:10 | 1 Nëntor 2021 “Vax” është zgjedhur si fjala e vitit nga leksikografët në Oxford English Dictionary (Fjalorit Anglisht të Oksfordit). Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të COVID, me vaksinë të dyfishtë, të pavaksuar dhe antivakser që të gjithë shohin një rritje të përdorimit. Redaktorja e lartë i OED, Fiona McPherson thotë se vax ishte një zgjedhje e qartë pasi ka bërë “ndikimin më të mrekullueshëm”. “Përdorimi i saj shkon të paktën në vitet 1980, por sipas korpusit tonë është përdorur rrallë deri këtë vit”, tha ajo, raporton BBC. Vax…
Për analistin Shpëtim Nazarko humbja dhe dorëheqja e Zaevit është një humbje jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por është humbje për të gjithë Ballkanin. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë një akord me njëra tjetrën. “Fakti që partitë shqiptare po copëzohen mendoj se Maqedonia e Veriut është shteti më i rëndësishëm gjeostrategjik. Në Maqedoni kryqëzohen dy korridore. Korridori 8 dhe 10 më të rëndësishmit. Të dy këto kanale botërore piksen në Maqedoni. Gjeopolitika jonë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë ka edhe një faktor tjetër.…
“Vetoja franceze e më pas vetoja bullgare i rrënuan të gjitha pozicionet e Zaev në politikën e brendshme”. Kështu mendon analisti nga Shkupi Xhelal Neziri, i cili në një lidhje ‘live’ me “Real Story” në News24 foli për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, raundi i dytë i të cilave u mbajt dje më 31 tetor, teksa partia e kryeministrit Zoran Zaev pësoi humbje. Mbrëmjen e djeshme, për shkak të rezultatit, Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe ai i kryetarit të partisë.Analisti Neziri tha se nuk ka një fitore të VMRO, partia e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, por ka…
Dymbëdhjetë persona të arrestuar, mes tyre 7 shqiptarë dhe 32 të tjerë nën hetim është ky bilanci i operacionit antidrogë të Karabinierëve të komandës provinciale të Kietit dhe ku përfshiheshin Chieti, Pescara, Milano, Montesilvano, Città S. Angelo, San Benedetto del Tronto, Gabicce dhe Rimini. Një hetim delikat, i cili filloi në vitin 2019, ka bërë të mundur rindërtimin e të gjithë zinxhirit të trafikut të drogës me degëzime në Belgjikë, Holandë Gjermani dhe Shqipëri. Kanë rënë në pranga: Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti, Gjysho Bana, 38 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano,…
Shumica parlamentare është stabile, vlerësojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut e cila sot organizoi takim me partnerët e koalicionit për të diskutuar stabilitetin e koalicionit qeveritar pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev. – Advertisements – “Sot me ftesë të kryeministrit Zaev në Qeveri u zhvillua takim i përfaqësuesve të të gjithë partive politike që e përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që të gjithë partnerët morën pjesë. Qeveria vlerësoi që zgjedhjet e reja e fusin vendin në një krizë të re politike, ekomomike, shoqërore dhe të sigurisë, duke e…
Partnerët e koalicionit qeveritar, kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të mbetet në krye të Qeverisë dhe shumica aktuale të vazhdojë punën deri në fund të mandatit. Nuk dihet ende se cili është vendimi përfundimtar i Zoran Zaevit, i cili mbrëmë njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së, pas disfatës në zgjedhjet lokale. Takimi ka zgjatur rreth tri orë me ftesën e vet kryeministrit. Partnerët e koalicionit i kanë kërkuar Zaevit se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestimin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim…
Bien ndjeshëm testimet e COVID- si dhe rastet e reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 1930 testime kanë rezultuar 197 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar edhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit. Të dielën pati 2,115 testime dhe 413 qytetarë të infektuar, ndërsa të shtunën 3,015 testime dhe 547 qytetarë të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë…
Makina inteligjente vazhdon të evidentojë shkelje të drejtuesve të mjeteve. Sipas policisë gjatë fundjavës 668 shoferë janë gjobitur, gjobë e cila do të shkojë në banesat e tyre. Po ashtu janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë janë pezulluar 223 leje drejtimi. Ndërsa gjithsej janë ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme. Policia e Shtetit Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të…
Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe, janë emrat e 11 fëmijëve të çiftit Gwenny Blanckaert 32-vjeçare dhe Marino Vaneeno 39-vjeçar. Çifti belg janë në pritje të fëmijës së tyre të 12-të, por ende s’kanë vendosur për emrin. Shkronjat e vetme që janë përdorur në emrat e fëmijëve të tyre janë: A, E, L dhe X. Historia e familjes së madhe nga Flanders tashmë është bërë virale dhe ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, se si do të emërohet fëmija i 12-të. Sipas radhës, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9,…
LSDM hyri në këto zgjedhje lokale e papërgatitur si në aspektin e kandidatëve ashtu edhe në atë organizativ, të cilat në fillim i konsideroi si të fituara dhe donte t’i përdorte si shkak për pastrim brenda-partiak, duke mos njohur rezultatin dhe efektin që do të kenë në pushtet dhe në parti. Duke u nisur nga ky pozicion, për analistët nuk është befasues rezultati i kandidatëve të LSDM-së. Politikologu Ivo Rangelloviq thotë se fushata nuk luajti rol kyç në disfatë, por përzgjedhja e kandidatëve, por edhe shumë hapa të mëparshëm politikë që u vlerësuan negativisht nga votuesit që kishin pritshmëri të…

