710 ish funksionarë shtetëror nuk kanë dorëzuar në kohë listë anketuese në Komisionin kundër korrupsionit për gjendjen e pasurisë së tyre pas përfundimit të mandatit. Anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit pas kontrollimit të të dhënave nga Gazeta Zyrtare i kanë gjetur këta funksionarë dhe kanë vërtetuar se nuk e kanë respektuar afatin ligjor prej 30 ditëve të dorëzojnë listë anketuese pas përfundimit të funksionit të tyre. Këtyre personave të emëruar dhe të zgjedhur u kanosen dënime në para. Komisioni kundër korrupsionit nuk tregoi emra konkret, cilët zyrtarë nuk e kanë respektuar ligjin. Të parët do të dihen javën e ardhshme,…
Author: almakos
Ka nisur me mosdakordësi mes palëve, mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet propozimi i PS për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut. I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj i cili theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhet. Sipas tij, mbledhja duhet të shtyhet pasi kjo çështje duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se mbledhja duhej të mbahej më 3 nëntor. Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Klotilda Bushka tha se mazhoranca propozon që nismat…
Besoj se dita e djeshme e zgjedhjeve kaloi paqësisht në një atmosferë demokratike dhe të ndershme ku lirisht u shpreh vullneti i çdo votuesi, tha sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski. – Advertisements – Ai falënderoi të gjithë qytetarët për, siç tha, vetëdijen e lartë demokratike që treguan dje, por edhe të gjitha organet zgjedhore për punën profesionale dhe respektimin e Kodit Zgjedhor, mediat për qëndrimin profesional dhe raportimin për zgjedhjet, pjesëmarrësit në zgjedhje dhe kandidatët për krijimin e terrenit për konkurrencë të ndershme të vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë për kontributin në mjedisin demokratik në të cilin u…
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’, për disa punëtorë që u arrestuan për ‘ndërtim pa leje’ në Palasë. Bëhet fjalë për shtetasit Flamur Bega, Alvin Sinanin, Bilbil Zhimën, Murat Zhimën, Viktor Ballajn, Dule Tozajn, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti. Ndërkohë, në kërkim mbetet investitori shtetasi Vezir Gjikolaj si dhe vijon procedimi në gjendje të lirë për dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj. Këta shtetas u arrestuan pak ditë më parë për ndërtimin pa leje në…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, siç njoftojnë nga Kabineti i tij, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, që tërheq dorëheqjen e gjithë qeverisë. Nga atje nënvizojnë se pasi të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve pas konsultave do t’i ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend. – Advertisements – “Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht nuk është i informuar nga kryetari i Kuvendit se kryetari i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, që tërheq edhe dorëheqjen e komplet qeverisë. Kur do të…
Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Shkodër.Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur gjatë mesditës në aksin Shkodër – Hani i Hotit.Ndërkohë bëhet e ditur se personi i cili ishtë në gjendje më të rëndë. Ka ndëruar jetë në spital.Ai eshte Durim Lushaj, pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”Aksidenti ka ndohur pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut.Njoftimi:Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprakRreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L.…
Teksa kanë ngelur edhe 9 ditë nga afati për aplikimin për lotarinë amerikane, ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që duan të aplikojnë. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ambasada pohon se kush aplikon dy here, do te skualifikohet. “Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada. Afati i fundit për aplikim për lotarinë amerikane është data 9 nëntor.
Një nënë ka sjellë në jetë një foshnje që peshon më shumë se 6 kg. Cherral Mitchell, 31 vjeç, kishte nevojë për dy mami për të lindur beben e saj, pasi peshonte 6.7 kg. Mediet e huaja shkruajnë se besohet se ky fëmijë të jetë i porsalinduri i tretë më i madh ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Foto/ Nëna sjell në jetë foshnjën që peshon mbi 6 kg Për këtë arsye, ai është quajtur si ‘Baby Hippo’ dhe ‘Butter Bean’. Nëna e bebes, e cila ka tre fëmijë të tjerë, tha: “Ne nuk mendonim se ai do të ishte kaq…
Ka pasur një përplasje mes banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë dhe përfaqësuesve të Bashkisë.Banorët janë kundër prishjes së banesave të tyre, pasi shprehen se ende nuk kanë rënë në marrëveshje me shtetin për këtë hap. Ndërkohë, përfaqësuesi i bashkisë, u shpreh se ditën e sotme është programuar prishja e një magazine që është pronë shtetërore, pasi dëmet e shkaktuara në të në tërmetin e 2019, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Përfaqësuesi i Bashkisë: Kemi tre objekte të liruara… Banori: Secili nga ata që janë liruar nuk kanë rënë dakord për prishjen e shtëpisë. Nuk ke pse ta prishësh shtëpinë,…
“Balkanweb” zbardh të tjera detaje në lidhje me krimin që tronditi sot Laçin, ku një ish-polic u vra pranë biznesit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:23 të mëngjesit, në qendër të këtij qyteti, pranë një banke të nivelit të dytë. Nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer atentatin ndaj Xhelal Reçit, i cili sapo kishte zbritur në mënyrë të befasishme nga mjeti i tij dhe ishte drejtuar biznesit që kishte në pronësi, një dyqan veshjesh. Mjeti i ish-policit nuk ishte parkuar mirë, duke zënë dhe një pjesë të rrugës, që për…
Banorët e lagjes “5 Maji” në kryeqytet kanë protestuar këtë të hënë, pasi janë kundër vendimit për t’i prishur shtëpitë. Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i është bashkuar protestës së banorëve. Në një prononcim për mediat, ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë, pasi janë të papunë dhe nuk përballojnë dot qiratë e larta në Tiranë. “Edi Rama duhet të mendojë për popullin. Unë dua shtëpi, pse më nxjerrin. Ne presim vetëm të na futet Serbia të na futet në shtëpi. Ky është skandal i madh. Ta marrë vesh e gjithë bota. Kanë për t’u prishur 1500 shtëpi. Si prishen…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbrëmë vonë ka shpallur rezultatet e para jozyrtare nga raundi i dytë zgjedhor, sipas të cilave në Shkup dhe në 43 komuna të tjera u zgjodhën kryetarët e Komunave. Ndërkohë rezultatet zyrtare siç paralajmëroi kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do ti publikoj gjatë ditës së sotme. – Advertisements – Sipas rezultateve të publikuara VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna dhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo,…

