710 ish funksionarë shtetëror nuk kanë dorëzuar në kohë listë anketuese në Komisionin kundër korrupsionit për gjendjen e pasurisë së tyre pas përfundimit të mandatit. Anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit pas kontrollimit të të dhënave nga Gazeta Zyrtare i kanë gjetur këta funksionarë dhe kanë vërtetuar se nuk e kanë respektuar afatin ligjor prej 30 ditëve të dorëzojnë listë anketuese pas përfundimit të funksionit të tyre. Këtyre personave të emëruar dhe të zgjedhur u kanosen dënime në para. Komisioni kundër korrupsionit nuk tregoi emra konkret, cilët zyrtarë nuk e kanë respektuar ligjin. Të parët do të dihen javën e ardhshme, kur është caktuar seanca e re e anti- korrupsionit.
“Kundër të gjithë personave për të cilët është vërtetuar se në afatin ligjor nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për dorëzimin e listës anketuese pranë KSHPK-së, të niset procedurë për nivelizim gjegjësisht t’u jepet urdhër- pagesë kundërvajtëse”, deklaroi Biljana Ivanovska- kryetare e KSHPK.




