Author: almakos

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, jehona e votuesve deri në orën 17:00 për zgjedhjen e kryetarit të Shkupit është 39,99 për qind. Ndërsa në komunat e Shkupit ku dalja ka qenë më e lartë është komuna e Karposhit me 47 për qind, Qendëra me 45 për qind, Aerodromi me 42 për qind. Kurse komuna me daljen më të ulët e kryeson Saraji me 23 për qind, Shuto Orizari me 28 për qind dhe Gazi Baba me 38 për qind. Ndërsa në komunën e Çairit dalja në votime është 39 për qind. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të diele. Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 16:50 në rrugën Shijak-Hardhishte. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi” dhe një “Golf”, ku si pasojë është plagosur shoferja e “Golfit” dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë. “Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në daljen e tyre të katërt për ditën e sotme, kanë informuar për jehonën e votuesve deri në orën 17:00. Sipas tyre ritmi i votuesve ka qenë më i lartë krahasuar me orët e paradites dhe dalja deri në orën 17:00 në rang vendi është 42,85. Komunat me dalje më të madhe është komuna e Vevçanit me 75 për qind, e ndjekur nga Konçja me 73,98, Rankovci me 69 për qind. Ndërsa në Dibër, ku po votohet vetëm në një vendvotim është 64,35 për qind.Jehona më e ulët është komuna e Sarajit me 23 për qind,…

Lexo më Shumë

Mediat britanike kanë sjellë sërish në vëmendje shqiptarin Jetmir Buçpapaj i cili së bashku me një shqiptar tjetër dhe 5 britanikë u arrestuan në vitin 2008 për grabitjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatët. 41-vjeçari Jetmir Buçpapaj u dënua me 15 vite burg, i akuzuar për grabitje dhe rrëmbim me armë. Shqiptari nga Tropoja u divorcua nga bashkëshortja e parë Rebecca ndërkohë që ai vuante dënimin me burg. Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në…

Lexo më Shumë

Gjatë pasdites është rritur dalja e qytetarëve të cilët votojnë në vendvotimin e vetëm me numër 0543 në Dibër, ku ka rivotim dhe jo balotazh. Deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 400 qytetarë i barabartë me 51.4 për qind nga gjithsej 777 të regjistruar. “Krahasuar me rrethin e parë, dalja është më e madhe për 22.6%”, tha  kryetar i Këshillit Zgjedhor Komunal. Ai shtoi se më 17 tetor në këtë vendvotim deri ora 15:00 votuan 224 persona ose 28.8% nga gjithsej personat e regjistruar. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Qafë Thanë-Librazhd, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Policia bën me dije se rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti  minibus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin minibus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prrenjas/ Informacion paraprak Më datë 31.10.2021, rreth orës…

Lexo më Shumë

Në komunën e Pellagonisë, Manastirit dhe Demir Hisar, vazhdon procesi zgjedhor për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në territorin e Komunës së Manastirit të drejtë vote kanë 80.882 persona, në 170 vendvotime 41,68% e banorëve të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore kanë votuar deri në orën 15:00. – Advertisements – Votimi zhvillohet në 36 vendvotime në territorin e Komunës së Demir Hisarit. Të drejtë vote kanë 6959 persona të regjistruar në Listën e Unifikuar Zgjedhore dhe deri në orën 15 kanë votuar 64,03 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Lexo më Shumë

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugët e lagjes nr.7 në Korçës. Sipas njoftimit të bërë nga policia viktima është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune dhe ende i paidentifikuar. Sipas dyshimeve paraprake mendohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. “Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave…

Lexo më Shumë

Në Manastir, dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune këtë vit është më e madhe se në vitin 2017. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri në orën 13:00 dalja e Manastirit është 32 për qind, ndërsa para katër viteve ishte 28,86 për qind. – Advertisements – Sa i përket raundit të parë të këtyre zgjedhjeve lokale, tani pjesëmarrja është më e lartë për mbi shtatë për qind. Manastiri zgjedh kryetar komune në raundin e dytë, ndërsa në vitin 2017 zgjedhjet i bëri në raundin e parë.

Lexo më Shumë

Prestige Hotel në Tiranë ishte përzgjedhur nga organizata e xhentëlmenëve e quajtur “Round Table” për të kremtuar inaugurimin e degës me të re shqiptare në një mbrëmje të papërsëritshme gala. Anëtarë të organizatës ndërkombëtare jo fitimprurëse ku në fokus kanë bamirësinë jo pa qëllim kishin zgjedhur hotelin i cili promovoi në një mbrëmje elegante, traditën më të mirë shqiptare. Mikpritja me kujdesin deri në detaje në hotelin “Prestige”, atmosfera miqësore, ushqimet tipike tradicionale si dhe birra e parë shqiptare u shijuan nga përfaqësuesit e “Round Table International”. Në intervistat e dhëna për gazetaren e News24, Aurora Golemi, anëtarët e Round…

Lexo më Shumë

Në komunën e Resnjës deri në orën 13.00 kanë votuar 3.771 persona ose 23,04 për qind nga 16.378 persona të regjistruar në Listën zgjedhore, njoftoi kryetari i Komisionit komunal zgjedhor Todor Kitevski. – Advertisements – Dalja deri në orën 13:00, sipas tij, është dy për qind më e lartë se në raundin e parë. “Votimi është normal, deri më tani pa probleme dhe vështirësi”, shtoi Kitevski.

Lexo më Shumë

Francesco Mandoi, një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali dhe së fundmi edhe në Shqipëri, ka marrë ditën e sotme nga kryebashkiaku Erion Veliaj Çelësin e Tiranës. Përmes një ceremonie të veçantë zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të ish-zv/kryeprokurorit të Prokurorisë Kombëtare të Antimafias italiane, Francesco Mandoi, i cili gjatë 3 viteve të fundit shërbeu edhe si prokuror ndërlidhës mes Italisë dhe Shqipërisë. “Francesco ka bërë pafund miq, ka lënë një hapësirë të çmuar në vendin tonë, ka qenë një prezencë konstante maturie, pjekurie, këshillimi dhe mentorimi për të…

Lexo më Shumë