Deri në orën 13, sipas të dhënave të marra në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në kutitë e votimit kanë dalë 269.684 votues, përkatësisht dalja ka qenë 24,87 për qind. Pjesëmarrja është më e lartë se raundi i kaluar, në këtë kohë. Në Vevçan, Rankovc dhe Demir Kapija ka pjesëmarrjen më të madhe. Nga komunat e Shkupit, Karposhi ka pjesëmarrjen më të madhe. Një pjesëmarrje mjaft e vogël ka në Saraj me 9.84 për qind, e ndjekur nga Tearca me 15.85 dhe Suto Orizari me 15.8 për qind. – Advertisements – “Kemi një ditë shumë të qetë zgjedhjesh. Shumë solide, pjesëmarrje…
Author: almakos
Nnë komunën e Haraçinës sot votohet vetëm për kryetarë të komunës dhe jo për kryetarin e Qytetit të Shkupit, votimi po zhvillohet në qetësi pa asnjë pengesë. – Advertisements – Banorët e Haraçinës thonë që procesi I votimit po zhvillohet qetësisht dhe presin më shumë nga kryetari ardhshëm.
Kallëzimi i një nëne të re për ikjen e fëmijës së mitur nga banesa i ka bindur autoritetet se përherë e më shumë fëmijët shfaqen të pakënaqur me prindërit, për shkak të pakënaqësisë dhe pamundësisë së nënës dhe babait për t’u plotësuar nevojat. Kushdo nga prindërit mund të jetë shtrënguar shumë kur fëmija i ka kërkuar një telefon të prodhimit të fundit. Një iPad, një koleksion fustanesh të frymëzuar nga filmat vizatimorë, komjuter, apo play-station. Por denoncimi i mëposhtëm tregon se si një fëmijë “u arratis” nga shtëpia pasi prindërit ishin të varfër dhe nuk ia plotësonin dot kërkesat dhe…
Janë 9 vendvotime tek të cilat ka pasur ndërprerje konkretisht ka filluar votimi me vonesë, dhe kjo vonesë ka qenë më tepër se një orë. – Advertisements – Është vendvotimi 28-67/01, 28-31, 28-15 në komunën Qendër, në komunën e Sarajit vendvotimet 24-33, 24-35, 24-38, në komunë Karposh në vendvotimin numër 26-52, në komunën e Çeshinovës dhe Obleshevës në vendvotimin 0887 dhe në komunën e Zelenikovës në vendvotimin 2373. Tek këto vendvotime ndërprerja apo fillimi i votimit ka zgjatur për më tepër se 1 orë dhe po në të njejtat do të vazhdojë procesi I votimit për aq kohë sa ka…
Nënkryetari i PD Alfred Rushaj deklaroi në një takim me banorët e zonës “5 maji”, në Tiranë se qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak. Ai tha se qeveria po tallet me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qirasë. “Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit”,- tha zoti Rushaj.Banorët e zonës “5 Maji”…
Edhe në Strugë dhe Ohër procesi I votimit ka filluar I qetë ku edhe në këto momente po vazhdon I qetë dhe pa ndonjë parregullsi. Ne krahasim me raundin e parë në këto dy komuna problemi me aparatin e finger print është më I vogël, kryesisht në Llabunishtë rreth 50 minuta ishtë ky problem me finger printin dhe normal;isht si herën e kaluar do të vazhdojë procesi I votimit edhe mbas orës 19:00 për aq kohë sa ishte problemi. – Advertisements – Në Strugë të drejtën e votës e shfrytëzuan 3.5 përqind e qytetarëve, ndërsa në Ohër deri në orën…
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy fqinjëve në Gramsh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve G.H. dhe H.A., (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H. po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin Genci Hazizi, 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës…
Në 117 vendvotime në Komunën e Tetovës procesi zgjedhorë vazhdon të rrjedhë pa problem, pengesat e pakta të cilat u vërejtën më herët u tejkaluan. – Advertisements – Deri në orën 09:00 dalja e qytetarëve për të realizuar të drejtën e votës ka qenë është 3 përqind ose 2000 qytetarë. Për dallim nga rrethi I parë në këtë komunë këtë herë vërehet një situatë e qetë dhe shumë më pak probleme të evidentuara me përdorimin e aparatit të identifikimit të shenjave të gishtërinjëve.
Një 58-vjeçar ra në prangat e Policisë së Vlorës pasi goditi me mjete të forta ish-kunatën e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq u arrestua në flagrancë në Himarë një 47-vjeçar nga Mati pasi dyshohet se dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për…
Në 101 vendvotime në Komunën e Strugës dhe në tri vendvotime në Komunën e Vevçanit, sot në ora 07:00 ka filluar votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në të cilin zgjidhen dy kandidatë për kryetar komune. – Advertisements – Kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska, kanë konfirmuar se votimi ka shkuar mirë, pa probleme. Në Komunën e Strugës të drejtë vote kanë 61.437 votues, nga të cilët 259 të moshuar, të sëmurë dhe të pafuqishëm janë regjistruar dhe e kanë realizuar të drejtën e votës dje nga shtëpitë e tyre. Në Listën zgjedhore të…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22°C. Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Votimi filloi sot në orën 7 të mëngjesit, ku do të votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtata lokale që nga pavarësia e vendit. – Advertisements – Votimi zhvillohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues. Në një vendvotim (0543) në Dibër ka përsëritje të votimit për kryetar komune dhe këshill, ndërsa në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit bëhet rivotim. Gjykata Administrative anuloi votimin në këto dy qendra votimi për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit. Sot nuk ka votim për kryetar komune…

