Author: almakos

Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, personave me Kovid-19, të burgosurve dhe personave në shtëpitë e pleqve po kalon pa pengesa dhe pa probleme, informoi sot në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Lupka Guguçevska. Një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, gjegjësisht sot të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 7.645 votues. – Advertisements – Në vendvotimet në 14 Institucionet ndëshkuese-korrektuese të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.409 votues. Të gjithë vendvotimet nëpër burgje janë hapur në orën 7…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën e Rilindur Shëndetësore në Belsh, në mbyllje të fazës së parë të Programit Kombëtar për Rehabilitimin e 300 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, të cilat i ofrojnë qytetarëve shërbim parësor me standard europiane. Në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Kryeministri bëri një tur të qendrës shëndetësore dhe u prezantua me të gjitha shërbimet që marrin pacientët vendas. Ministrja tregoi se qendra e Belshit është pjesë e programit për vaksinimin kundër gripit duke shtuar se tashmë janë shpërndarë më shumë se 200 mijë vaksina kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi mjeshtrin e akrobacisë shqiptare, Ali Xhixhën pas vdekjes me dekoratën “Nderi i Kombit”. Kreu u Shtetit shprehet se me mjeshtërinë dhe pasionin e tij , Xhixha i dha vlera shumë dimensionale këtij arti. “Në shenjë vlerësimi për kontributet e çmuara në themelimin e akrobacisë në cirkun shqiptar. Me mjeshtërinë dhe pasionin e tij i dha vlera shumë dimensionale këtij arti të bukur, në arenën kombëtare si dhe në atë ndërkombëtare.” Në fjalën e tij drejtuar familjarëve dhe të pranishmëve në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh: “Kam kënaqësinë të nderoj me Dekoratën e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg për 60-vjeçarin Mhill Gega i cili përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjeçarin, Mark Gjeta. Si pasojë e përplasjes 68-vjeçari humbi jetën.Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës pas një debati mes autorit dhe viktimës. Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë më herët, Mhill Gega ka thënë para hetuesve se nuk ka dashur ta kryejë krimin, por se e kishte bërë në gjaknxehtësi e sipër. “Ne gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryej këtë krim, por gjithçka…

Lexo më Shumë

Grupi i 20 kombeve më të industrializuara (G20) filloi samitin e tij dyditor në Romë, ku në krye të agjendës janë klima dhe Covid-19. – Advertisements – Samiti i OKB-së për klimën në Glasgou vjen menjëherë pas takimit të G20, ndërkohë që  Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se lufta kundër ndryshimeve klimatike mund të humbet nëse G20 nuk nxitet të luftojë. “Ekziston një rrezik serioz që Glasgou nuk mund ta japë”, tha ai. Koronavirusi do të jetë gjithashtu një temë kryesore në takimin e G20, ku po merr pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden. Disa liderë të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga Policia në Malësinë e Madhe. Policia e Shkodrës njofton se Pjetër Bunjaj 60-vjeç pas një konflikti në banesë, ka tentuar të godasë me mjet prerës bashkëshorten dhe më pas e ka kërcënuar atë se do ta vriste me armë zjarri.Uniformat blu bëjnë me dije se pas ndërhyrjes 60-vjeçari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Malësi e Madhe, Shkodër-Informacion Policia parandalon…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar edhe 417 raste të reja nga 2.964 testime dhe po ashtu u shënuan si të shëruar 329 pacientë. Momentalisht në Maqedoni ka 6.576 raste aktive. Në tre muajt e fundit, 73% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 82 për qind e atyre që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar. – Advertisements – Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 201.708 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.024 pacientë janë shëruar dhe 7.108 persona kanë humbur jetën. Në periudhën nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë…

Lexo më Shumë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, ndërsa janë sekuestruar 4 kg e 100 gramë kanabis. Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin me inicialet A. S. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së…

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Noja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Burime zyrtare bene me dije se eshte sekuestruar një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Nojë, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Strukturat e DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, mirorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të…

Lexo më Shumë

Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor (e diel), nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se shërbimet administrative do të punojnë edhe gjatë uikendit (të shtunën dhe të dielën 30 dhe 31 tetor) në komunat ku do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve që të mund të marrin letërnjoftimet. – Advertisements – Reparti për punë civile, gjegjësisht sektori për punë administrative i kësaj njësie administrative pranë MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në përbërje të tyre, më 30.10.2021…

Lexo më Shumë

Plagosja me pistolete e 27-vjeçarit Tauland Beqiri në 13 gusht ne Ksamil, mban prej asaj ditë në qeli 28-vjecarin Edison Vyzaj dhe 24-vjeçarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana. Në “Arrest shtëpie” pas dalje nga spitali ndodhet edhe vete i plagosuri Beqiri. Ndërkohë të premten, në Gjykatën e Sarandës është regjistruar kërkesa e Vyzajt dhe Pereras, të cilët kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg” me një tjetër masë më të lehtë. Shorti për shqyrtimin e kësaj kërkese i ka rënë Gjyqtarit Fatmir Ndreu, i cili duhet ta shqyrtoje brenda pak ditësh nga regjistrimi i…

Lexo më Shumë