Dy kandidatët për kryetar të qytetit të Shkupit thanë se të dielën vota e qytetarëve është vendimtare. Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, bëri thirrje për bashkim. Ai thotë se vota për të do të thotë mbështetje për zhvillimin e ardhshëm të qytetit, ndërsa përkujtoi se paratë për projektin “Shkupi 2014”, në vend të barokut, u ndanë për rindërtimin e shkollave të mesme. – Advertisements – “Le të bashkohemi për përparimin e Shkupit. Çdo dotë është e rëndësishme. Çdo votë vendosë. Mos lejojmë Shkupi të kthehet prapa dhe në vend se të investojmë në arsim dhe edukim, përsëri paratë të shpenzohen…
Author: almakos
Vargjet migjeniane përshkruajnë më së miri situatën aktuale të familjes Veapi në fshatin Luzëm të Kukësit. Një e ashtuquajtur ‘dhomë’ në të cilën jetojnë 3 fëmijët dhe babai ku gjithçka mungon. Të vegjlit flenë në këtë krevat të sajuar me copa sfungjerësh të mbledhur në kazanët e plehrave e ndërsa ushqimi i përditshëm për ta është bukë e kos. Sikur të mos mjaftonte varfëria, fëmijëve u mungon edhe dashuria e nënës e cila i ka braktisur gati dy vjet më parë. Vajza e madhe e familjes, vetëm 13 vjeçe Fjona është detyruar ta braktisë shkollën pasi duhet të kujdeset për…
Sistemi i sigurisë së krijuar nga BE-ja ka detektuar dyshimet për falsifikim të certifikatave të vaksinimit, të cilat figurojnë se janë marrë në Maqedoninë e Veriut. Për shkaqe sigurie, Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët që kanë gjeneruar EU-certifikatë të vaksinimit përmes portalit “Vakcinacija.mk” të njëjtat t’i nxjerrin sërish. Sipas tyre, bëhet fjalë për protokoll të sigurisë për të parandaluar përdorimin e EU-certifikatave të falsifikuara me emra dhe numra personal të rrejshme. – Advertisements – “Si pjesë e këtij sulmi të sistemit më 28.10.2021 palët e treta kanë arritur të krijojnë 4 EU-certifikata të falsifikuara me emra dhe të dhëna tjera…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës që kanë nisur prej mëngjesit të sotëm. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë: 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë 3 banesa në njësinë administrative Ostren3. 3 banesa…
Fushata zgjedhore mbyllet sonte. Partitë brenda disa orëve duhet të mbyllin të gjithë aktivitetet promovuese për rrethin e dytë zgjedhor. Heshtja do të zgjasë nga mesnata deri të dielën në ora 19. – Advertisements – Të dielën në rrethin e dytë do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit kurse rivotim për kryetar komune do të ketë në një vendvotim në Dibër dhe për këshillin komunal në një vendvotim në Shuto Orizare. Të drejtë vote të dielën kanë 1 milion e 353 990 votues në 2481 vendvotime, kjo pasi Gjykata Administrative, në bazë të ankesave nga partitë…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, priti në një takim Këshilltarin e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, z. Wang Yi, në vizitën që delegacioni kinez i kryesuar prej tij po zhvillon në Shqipëri, në date 29 tetor 2021, ne kuader te nje turi rajonal. Vizita përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB, për të cilin Këshilltari i Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, nënvizoi kontributin e veçantë të Shqipërisë dhe përcolli falenderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez. Ministrja për Evropën dhe Punët…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë ditës së djeshme, qytetarët të cilët kanë gjeneruar certifikatë EU për vaksinim përmes vakcinacija.mk, duhet të gjenerojnë të re përmes ueb portalit. Bëhet fjalë për protokoll të sigurisë me çka u parandalua përdorimi i certifikata të rrejshme EU, me emra të rrejshëm dhe të dhëna të rrejshme. – Advertisements – Të gjitha vendet që kanë implementuar EUDCC, siç ceket, po përballen me sulme të vazhdueshme të sistemeve të tyre nga palë të treta, malicioze. Mes tyre është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Si pjesë e një sulmi të këtillë të sistemit, dje, palë…
Gazetari Erion Skëndaj, raportoi gjendjen shëndetësore të qytetarëve të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë. Ai tha se nga ISHP është konfirmuar se shkak për helmimin është bërë një bakter i gjetur në ujin që qarkullonte në qytetin e Krujës. Gazetari tregoi se ditën e sotme, kanë qenë më të pakta urgjencat mjekësore, vetëm 15, ndërsa një ditë më parë ky numër ka qenë 10 fish më i lartë. Vetë institucioni i Ujësjellës-Kanalizimeve i qytetit të Krujës nuk është prononcuar mbi këtë problematikë, pasi pret që të dalin të dhënat e sakta nga përfundimi i hetimeve.
Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në Twitter, diplomatja ka shprehur mbështetje dhe për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 shtetet e këtij rajoni. “Përkushtimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë dhe mbështetjen e procesit të integrimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu SHBA mbështet dhe nismën ë Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit, dhe iniciativave të tjera që promovojnë bashkëpunimin…
Pasditen e sotme, respektivisht rreth orës 12:30 minuta janë regjistruar dridhje tërmeti në pjesën perëndimore të vendit, përcjell Alsat. Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit ka qenë në Shqipëri, konkretisht 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me epiqendër në rajonin e Dibrës. – Advertisements – Nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup njoftojnë se tërmeti ka qenë me intensitet prej 3,6 shkallëve sipas Rihterit, ndërkaq banorët e pjesës perëndimore të vendit tërmetin e kanë ndjerë në intensitet të 3-4 shkallëve. Ndryshe, një seri tërmetesh janë ndjerë sot pas orës 8 në rajonin e Dibrës.
Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri kryetarët e bashkive në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë vendosi theksin te Ujësjellës-Kanalizimet, duke marrë shkas dhe nga helmimi me ujë të pijshëm të qytetarëve të Krujës. Ai tha se në këtë ndërmarrje është kontribuar rreth 1.2 mld euro, ndërsa keqqeverisja e ka kthyer në një “piramidë që gllabëron para”. Raman nënvizoi se duhet ndryshuar tendenca që kjo ndërmarrje të kthehet në një vend ku jepen rroga, edhe për persona që nuk punojnë asnjë ditë, e të rritet perfromanca për qytetarët. “Shuma që qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion të transformimit të…
Tjetër lëkundje tërmeti para pak minutash në Verilindje të Shqipërisë. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë pak kilometra nga Bulqiza dhe kanë qënë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë në orën 12:23.

