15:21 | 29 Tetor 2021 Shkencëtarët që kanë kryer studimin pohojnë se shumica e vdekjeve janë për shkak të rrëzimeve, pasi nga 379 personat që humbën jetën, 219 lanë jetën e tyre të fundit duke rënë nga lartësia. Tejet shqetësuese janë të dhënat të dala nga një studim spanjoll, sipas të cilës, rreth 400 persona në të gjithë botën, kanë ndërruar jetë duke bërë selfie. Studimi është realizuar mbi të dhënat e grumbulluara nga një hark kohor prej 13 vitesh. Nga janari 2008 deri në korrik 2021, të paktën 379 njerëz dhanë frymën e fundit duke pozuar në celularët e…
Author: almakos
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi e 35 kg marijuanë në Konispol.Prokuroria e Sarandës ka zbuluar të dhëna të reja pas mbikëqyrjes së telefonit të autorit. Nga hetimet kanë rezultuar të dhëna të rëndësishme. Konkretisht janë zbuluar mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet ‘WhatsApp’ dhe ‘Messenger’ drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbajtje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më…
Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin në Korçë, ku u plagos një studente, i cili u largua nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi pranë Universitetit “Fan Noli”. Gazetarja Lorena Kodra raporton se pas hekurave ra 38-vjeçari me inicialet I.DH., i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes, në afërsi të banesës së tij në lagjen 12. Fatmirësisht vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spital.
Një aksident është regjistruar këtë të premte, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë . Drejtuesja e automjetit tip ‘Nisan”, 65-vjeçarja EF.B., ka humbur kontrollon dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Ndërkohë 65-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Krujë/Informacion paraprak Me datë 29.10.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugorë Thumanë-Fushë Krujë, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin F. B., 65 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në Tiranë, sipas një monitorimi të Qendrës studimore “Fol”, vitin e fundit në sistemin e drejtësisë u regjistruan një numër i konsiderueshëm denoncimesh për krimet e narkotikëve dhe të korrupsionit. Kjo tregon, sipas ekspertëve, guximin dhe pritshmërinë e lartë të qytetarëve ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, sipas tyre, në punën e sistemit gjyqësor vazhdon të ndikojë kultura e mosndëshkimit të korrupsionit, mos-gjetja e provave të plota për të mbështetur akuzat si dhe perfeksionimi i akteve korruptive. Qendra Studimore Fol publikoi sot rezultatet e monitorimit njëvjeçar të denoncimeve në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër…
Me Maqedoninë e Veriut kemi të kaluar dhe të ardhme të përbashkët, ka deklaruar kryeministri bullgar Stefan Janev në diskutimin në Facebook, duke apeluar qe vendi të pranojnë të drejtat e atyre qytetarëve që vetvetiu identifikohen si bullgarë. – Advertisements – “Bullgaria vazhdimisht e mbështet vendin, njëherësh doemos të jetë e aftë të mbrojë interesat e saja nacionale. Për fat të keq, udhëheqësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ngutet të përmbush obligimet e parapara të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka shtuar Janevi duke apeluar që të “ndalohet nxitja e urrejtjes ndaj Bullgarisë”. Ai ka theksuar se Bullgaria…
7 humbje jete dhe 467 qytetarë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit në lidhje me situatën pandemike në vend. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë…
Në burgun e Peqinit prej katër ditësh vijon greva e nisur nga të dënuarit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se të dënuarit kërkojnë takime shtesë me familjarët. Ndërsa për të dënuarit me burg përjetë kërkohet që të përcaktohet koha se kur mund të kërkojnë liri me kusht. Po ashtu bëhet me dije se kërkesa i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Presidentit Ilir Meta dhe ambasadave.
Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00. Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe. Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta…
Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 417 raste të reja të të infektuarëve me Kovid -19. Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar në Shkup, 155, Kumanovë 25, Prilep 31, Tetovë 11, e kështu me radhë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 329 pacientë të shëruar dhe 10 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin. – Advertisements –
Është shumë më e dobishme të tregoni mbështetjen tuaj, edhe nëse nuk e kuptoni vërtet gjendjen ose si ndihet. Gati 1 në 5 persona ka çrregullim ankthi, kështu që ka shumë shanse që të njihni dikë me ankth. Ekziston një shans po aq i mirë që të keni qenë një mbështetje për të dashurin ose kolegun tuaj – dhe të keni t’i keni thënë ose bërë gjëra që ata i kanë perceptuar si jo të dobishme. Këtu janë disa gjëra që nuk duhet t’ia thuash dikujt që vuan nga ankthi: 1. “Qetësohu!” T’i thuash dikujt “të qetësohet” nuk ndihmon aspak.…
Java e dytë e vitit të ri akademik duket se ka “çliruar” studentët nga detyrimi për të treguar kartonin e vaksinës në hyrje të fakultetit, apo edhe nga shpenzimi për të paguar për një test PCR-je. Nga një vëzhgim i bërë nga News 24, në tre universitete në Tiranë, shihet se studentët hyjnë lirshëm në auditorë. Por studentet duhet të respektojnë një rregull: të mbajnë maskën! Leksionet dhe seminaret nepër auditor kanë vijuar normalisht, pa asnjë incident në hyrje të fakulteteve. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë. Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër është edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë…

