Një 58-vjeçar ra në prangat e Policisë së Vlorës pasi goditi me mjete të forta ish-kunatën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq u arrestua në flagrancë në Himarë një 47-vjeçar nga Mati pasi dyshohet se dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij”, vijon njoftimi.



