Deri në mesditë territori shqiptar paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta më të dukshme në zonat Veri-Veriperëndimore. Ndërsa orët vijuese shtojnë gradulaisht vranësirat duke sjellë reshje të pakta si fillim në zonat Veriore, por gjatë natës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke u luhatur nga 3-23 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lartë mbi 5 ballë.



