Bujar Leza, 45-vjeçari i arrestuar sot për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në shkurt të këtij viti do të përgjigjet për katër vepra penale: “Vrasja me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.45-vjeçarit i është komunikuar masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrest me burg teksa ndodhej në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, i arrestuar për dhunë në familje.Por cili…
Author: almakos
Festat e fundvitit kanë rikthyer fluksin e hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit, nga kjo pike kalimi kanë hyrë 3311 shtetas të huaj dhe shqiptarë duke shënuar kështu rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve në hyrje të vendit tone. Për festat e fundvitit janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët kthehen në vendlindje ndërkohë që vetëm javën e fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë gjithsej 20561 qytetare.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjell mot të vranët dhe me reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 20°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
08:35 | 25 Dhjetor 2021 Një studim i fundit ka zbuluar se akullnajat në Himalaje kanë humbur rreth 40 përqind të sipërfaqes së tyre në krahasim me Epokën e Vogël të Akullkit. Studimi i kryer nga studiues në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Leeds në Britani të Madhe, ka treguar se akullnajat në Himalaje po shkrihen me një ritëm të lartë për shkak të ngrohjes globale, transmeton portal arbresh.info Ekspertët paralajmërojnë shkrirja e shpejtë e akullit kërcënon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi. Akullnajat në Himalaje kanë humbur shtresën e akullit 10 herë më shpejt gjatë kësaj…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 2 persona. Në një lidhje telefonike për Neës 24 gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Mësohet se në ato momente 24-vjeçari ishte duke çuar në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij, 16 vjeçaren që po ashtu humbi jetën tragjikisht. “Kanë qenë njerëzit në rrugë ata që kanë para aksidentin dhe kanë shkuar në vendngjarje por edhe pse mbërriti…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Talës në Lezhë ku një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, një prej tyre vetëm 16-vjeçe. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se viktimat janë Kristjan Margjoni,drejtuesi i mjetit dhe e mitura 16 vjeç me inicialet A. A e cila ishte e fejuara e vëllait të të riut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Një 48-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur dhe ka humbur jetën në Malësinë e Madhe pas një denoncimi nga bashkëshorti për zhdukjen e saj. Policia bën me dije se shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më. Pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.
Janë rritur shifrat e infektimeve me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 321 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid nga 286 që ishin një ditë më parë. Nga ana tjetër kemi një ulje të ndjeshme të viktimave nga 6 që ishin një ditë më parë në 2 ditën e sotme. Ministria e Shëndetësisë: 3,435 testime, 321 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 300 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi…
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24 ka folur rreth variantit më të ri të Covid-19. Alimehmeti u shpreh se Omicron po shpërndahet në mënyrë të shpejtë dhe koha e dyfishimit është shumë e shkrtër prandaj edhe vala goditëse do të jetë më e shkurtër se Delta. “ Nuk është se ka ndonjë gjë shumë të çuditshme, fakti që vjen me sekuencimin gjenetik, duhet të kemi parasysh që kemi një kohë vonese për këtë lloj analize që është afro dy javë. Janë raste të paktën të para dy javëve. në një teknikë…
Në 24 orët e fundit të 4572 analizave, janë regjistruar 266 raste të reja me KOVID-19, 717 të shëruar, si dhe 15 të vdekur, shtatë prej të cilëve janë raportuar sipas Regjistrit të të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin. njofton Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. – Advertisements – Shumica e të regjistruarve: 120 janë nga Shkupi, pasuar nga Manastiri me 25, Prilepi 22, Ohri 20, Kumanova dhe Kavadari 11, Resnja 8, Strumica 7, Tetova 6, Koçani dhe Struga nga 5. Gjevgjelia dhe Valandova – nga 4, Velesi dhe Radovishi – 3, Kriva…
Mefail Ismaili – Advertisements – Aleanca për Shqiptarët sot mban kuvendin e partisë ku diskutohen raporti për zgjedhjet lokale, data e kongresit dhe formimi i komisionit për organizimin e kongresit. Kryetari i partisë Ziadin Sela tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që flitet për deponimin e dorëheqjes së tij. Ai shtoi se para kongresit të partisë, i cili duhet të mbahet në pranverë, nuk dëshiron të lë partinë pa organe dhe të hyjë në lojëra të dorëheqjeve, të cilat do ti përshtateshin oponentëve politik, shkruan Alsat. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, me mandatarin e ri për…
MEfail Ismaili – Advertisements – Ish shefi i Shërbimit Sekret kërkon ndihmën e Izraelit. Avokatët e Sasho Mijallkovit kanë dërguar letër deri tek ambasadori i Izraelit në Zagreb, i cili është përgjegjës për rajonin, që tu kundërpërgjigjet akuzave të Gjykatës e cila ka kërkuar që Mijallkov të jetë në para burgim pasi mund të arratiset me ndihmën e shërbimeve inteligjente izraelite. Avokati Zvonko Davidoviq, tha se presin nga ambasadori i Izraelit t’i përgënjeshtrojë akuzat e gjyqësorit ndaj Mijallkovit. Arsyeja për dërgesën e tillë deri tek ambasadori i Izraelit është për shkak se në vendimin e Gjykatës Penale Themelore qëndron se…

