Është rritur numri i rasteve me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 50, 599 raste të reja nga 929, 775 teste të kryera. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 5, 567, 644 raste. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 141 qytetarë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 136, 386 viktima. Aktualisht në Itali janë 460, 674 raste pozitivë me COVID.
Author: almakos
Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta. Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri por edhe për politikë. Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës. Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit. Për të arritur në këtë konkluzion,…
Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar lidhur me skandalet e fundit që kanë përfshirë vendin tonë. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Fuga shkruan lidhur me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të vendeve të punës, rrogave, ID, numrave celularë dhe targave të makinave, profesor Fuga, me ironi, lutet që mos të publikohen të paktën numrat e brekeve, stutejenave apo këpucëve. Reagimi i plotë i Artan Fugës: Vetëm numrat e brrekëve, të sutjenave, të këpucëve, etj. si këto mos nxirrni, ju lutem! Dolën edhe të dhënat e targave të autoveturave,…
286 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 6 humbje jete. Ky ka qene bilanci në 24 orët e fundit ne vendin tone. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç, një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë…
Policia Rrugore e qarkut të Korçës vjen me një apel të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar që për datat 24 dhe 25 të udhëtojnë drejt fshatit turistik të Dardhës. Për arsye të fluksit të madh të mjeteve motorike, sheshet e parkimit janë mbushur plot, ndërsa mësohet se nuk do të lejohen mjetet mbi 20 vende. NJOFTIMI I POLICISË Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i mjeteve motorike, të cilat kanë destinacion aksin rrugor Korçë-Dardhë, nga fakti që nuk ka hapësira të mjaftueshme të shesh parkimeve për mjetet e tipit autobus, si edhe nga vështirësitë e hasura…
Qeveria ka zgjatur afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ. Procesi i rivlerësimit të banesave deri në 30 prill të vitit 2022. 31 dhjetori ishte afati i fundit nga qeveria, por duke se eshte shtyre serish. Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave. Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022. Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime. Për vitin…
Skandali i publikimit të pagave të muajve Janar dhe Prill 2021, nuk i kanë shpëtuar as partitë politike. Neës24 ka kërkuar në databazën me më shumë se 690 mijë persona, për të vëzhguar se çfarë niveli pagash kanë deklaruar partitë politike. Në selinë rozë rezulton se funksionari më i paguar në muajin prill ka qenë Teuta Vodo me 125 mijë lekë të reja në muaj, e pasuar nga Dhurata Isufaj në pozicionin e menaxherit të financave me pagë 100 mijë lekë në muaj dhe Albiona Sulo me të njëjtën pagë, 100 mijë lekë në muaj. Në databazë është edhe Alteo…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron të virusit SarsCoV2. Sekuenca është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik. Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Covid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin…
Zbulohen pagat në PD, ja sa paguhej Basha si kryetar partie dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë vitit 2021, deri në momentin që ka marrë mandatin e deputetit, kreu i PD-së, Lulzim Basha është paguar nga selia blu me pagën 150 mijë lekë të reja në muaj. Në databazën e bërë tashmë publike, janë të përfshira edhe partitë politike, të cilat kanë zyrtarët e tyre të regjistruar në regjistrin e tatim taksave. Pas Bashës, zyrtari më i paguar është sekretari i përgjithshëm I PD-së, Gazmend Bardhi me pagën 129 mijë lekë në muaj si dhe Etion Kapedani me pagën 123 mijë…
Ile Petrevski – Advertisements – Në vazhdën e krizës energjetike, kompania shtetërore e energjetikës EMV aplikon masa shtrënguese – ka vendosur t’i reduktojë siç thonë kostot joproduktive që i kanë bërë deri më tani. Shkurtime do të ketë në materialet e nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe në stafin e punës. Ata punonjës për të cilët do të vendoset se në kohën e krizës energjetike jenë të panevojshëm do të dërgohen në pushim të detyruar dhe do të marrin 70 për qind të pagës. EMV-ja shton se në këtë periudhë automjetet zyrtare të kompanisë shtetërore do të përdoren…
Një 43-vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. Policia bën me dije se u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Po ashtu kanë rënë në pranga edhe 2 persona të tjerë shtetasi A. K., 38 vjeç, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur kabllon e energjisë elektrike në Port Durrës dhe shtetasja Xh. Gj., 24 vjeçe, pasi…
Policia ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me operacionin e koduar “Komunikimi” ku në pranga kanë rënë rreth 35 shtetas, mes tyre edhe pronari i Call Centerit, shtetasi izraelit, Rafael Genish. Policia njoftoi se hetimet kanë qenë disa mujore dhe shkak për nisjen e tyre janë bërë denoncime nga autoritetet e huaja. Dyshohet se këta persona, ishin bërë pjesë e skemës së mashtrimit dhe i zhvatnin paratë e mbi 2 mln personave në të gjithë Evropën. Sakaq, policia në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar laptopë, karta, usb dhe një dozë e vogël kanabis. “Nga informacionet e marra,…

