Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në bulevardin “Aradhët partizane”, ku janë përfshirë tre automjete, raporton Alsat. – Advertisements – Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ambulanca, zjarrfikësit si dhe policia, ende nuk është bërë një inspektim. Sipas informacioneve jozyrtare nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. /Alsat
Author: almakos
Gazetar: Adrian Kerimi Avokat i Shtetit ka thirrur mbledhje urgjente të krerëve shtetërorë, pas dështimit për të kompensuar dëmin shtetërorë prej 17 milion eurove nga biznesmeni Sead Koçan. Informacionin për Alsat e ka konfirmuar institucioni për mbrojtje juridike shtetërore duke potencuar se mbledhja e thirrur për ditën e hënë ka për qëllim njoftimin e hollësishëm të krerëve shtetëror me dështimin për të kompensuar dëmin shtetërorë të shkaktuar nga biznesmeni Koçan në rastin “Trust”. “Ftesë për mbledhje (e karakterit urgjent) Nga ana e Avokatit të Shtetit në mbledhjen e thirrur më 27.12.2021 në orën 14:00 në hapësirat e Avokaturës Shtetërore do…
Këtë të dielë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë në Përmet, ku është i shoqëruar nga Ylli Bodinaku, i cili ne 2 korrik 1990 shembi murin e Ambasadës Gjermane. Kreu i Shtetit ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ndërsa shkruan: “Pranë vatrës përmetare festat sjellin më shumë shpresa”. Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta postoi një foto nga lumi Vjosa, ku shkruante se ky lumë është i madhërishëm edhe kur ka shi.
Mjek okulist pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.1 në Tiranë, Rubin Topi ka bërë të ditur se është rikthyer gripi i syrit. Sipas tij, shumica e rasteve po haset tek fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet. “Rastet kanë filluar menjëherë nga shtatori dhe janë në një rritje. Inkubatorin kryesor e kanë në çerdhe dhe në kopshte. Sa u bëj pyetjen prindërve: A është në çerdhe apo në kopshte? Thonë po në 99 për qind të rasteve, sepse fëmijët ia ngjisin njëri-tjetrit”, shprehet mjeku Topi. Megjithatë, ai thotë se fëmijët janë më të mbrojtur. Por nga ana tjetër ata mund t’ia transmetojnë…
Janë përgjysmuar infektimet me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 167 raste të reja nga 321 që ishin një ditë më patë. Ndërkohë është rritur numri i viktimave ku 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 nga 2 që ishin një ditë më parë. COVID19 Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.…
Mefail Ismaili – Advertisements – Të mërkurën presidenti i shtetit Stevo Pendarovski kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Pas këtij veprimi fillon afati 20 ditor për përbërjen e kabinetit të ri. Brenda këtij afati, mandatari në Kuvend dorëzon emrat e Qeverisë së re dhe programin për punën e saj. Sapo Kuvendi të marrë propozimin, fillon afati 15 ditor për caktimin e seancës për zgjedhjen e Qeverisë. Parashikohet që deri më 8 janar në Kuvend të dorëzohet programi dhe Qeveria e re, ndërsa seanca për votimin e saj do të caktohet në gjysmën…
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek Karolos Papulias. Nëpërmjet një mesazhi në ‘Facebook’ Meta shprehet se Papulias ka luajtur një rol historik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërsa shton se do të mbetet i paharruar respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë. Mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta: Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias. Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe…
Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini, është thirrur në bisedë informative në stacionin policor në Qendër. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajdini në rrjetet sociale. Supozohet se Ajdini është thirrur në bisedë në polici për shkak të aktivitetit të disa ditëve më parë të Forumit rinor të ASH-së dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët e lyen me ngjyrë të kuqe hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë, duke protestuar për kërkesën për faljen e të dënuarve Boban Iliç, Seat Koçanin dhe disa të tjerë me dosje kriminele. – Advertisements –
Dështon për herë të dytë tenderi per dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës. Ministria e Infrastrukturës deklaroi se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërkohë që vlera minimale e tenderit ishte 34,3 milionë euro. Afati ishte 26 nëntori. Edhe tenderi i parë u anulua pikërisht sepse nuk kishte asnjë oferte, ndërkohë që qeveria në rihapje të garës lehtësoi disa kritere me qëllim tërheqjen e investitorëve. Koncesioni është 35-vjeçar dhe aeroporti është planifikuar të jetë i kategorisë 3C, me pistë 2200 metra. Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150…
Një nënë me inicialet Sh.L., ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të saj. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se referuar kallëzimit të kryer nga 57-vjeçarja i riu me inicialet D.L., është larguar nga banesa para dy ditësh dhe nuk është kthyer më. “Më datë 25.12.2021, shtetasja Sh. L., 57 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 24.12.2021 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, shtetasi D. L., 27 vjeç”, njofton policia.
Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues teknik, një përgjegjës për sigurinë si dhe kontraktorin e një firme pas vdekjes së 36-vjeçarit dje në Tiranë, i cili ra nga lartësia e pallatit ku po punonte. Ngjarja ndodhi në afërsi te sheshit “Shqiponja”, ku dyshohet se 36-vjeçari ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ndërroi jetë në vend. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:00 në rrugën e fshatit Brigjet e Kuqe është arrestuar 20-vjeçari A.J. nga Prilepi për shkak të transportit ilegal të emigrantëve.. – Advertisements – “Përkatësisht, ai me veturën “Passat” me targa të Prilepit po transportonte pesë emigrantë nga Siria. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës”, theksojnë nga MPB.

