Author: almakos

Kreu i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët Omer Ajdini ka përfunduar marrjen në  pyetje në stacionin policor Beko në Shkup. – Advertisements – Ajdini pasi doli nga stacioni policor dha edhe një deklaratë për mediat. Ai akuzoi drejtpërdrejt partitë në pushtet, duke i quajtur si regjim dhe se me këto veprime ata po mundohen të ushtrojnë presion për t’i mbyllur gojën opozitës, duke potencuar se marrja në pyetje ka qenë e qëllimshme dhe tendencioze. Ajdini nuk akuzoi policinë, sepse sipas tij, ata janë të urdhëruar nga lartë dhe nuk është faji i tyre për këtë. Sipas Ajdinit, kjo është…

Lexo më Shumë

Socialdemokratët zgjedhin sonte kryesinë e re në seancë të Këshillit Qendror. Propozimet e Dimitar Kovaçevskit për bashkëpunëtorët e tij përfshijnë emrat e zyrtarëve aktualë dhe të ish-zyrtarëve të lartë të partisë, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim nga Bihaçka se kush është në listën e kryetarit të ri. Përveç personave që konsideroheshin të afërt me Zoran Zaevin, në organet kyçe të partisë pritet të hyjnë edhe Andrej Petrov dhe Igor Ivanovski, të cilët kishin poste të rëndësishme në kohën kur kryetar i partisë ishte Branko Cërvenkovski. – Advertisements –

Lexo më Shumë

7 humbje jete dhe 168 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me aksidentin e frikshëm sot në aksin Milot-Rrubik, ku janë përfshirë 3 makina. Mësohet se në një prej makinave që u përfshi edhe nga flakët, i lënduar mbeti një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit. Ndërkohë, gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një person tjetër është plagosur rëndë. Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurit, si dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi tragjik për fatin e vogëlushit.      

Lexo më Shumë

Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi në aksin Milot-Rrubik. Për pasojë disa persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet numri i saktë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka, një makinë ka shpërthyer në flakë. Ndërkohë disa kalimtarët të rastit i kanë dhënë ndihmë të plagosurve, duke i nxjerrë nga mjetet që janë dëmtuar thuajse totalisht.  

Lexo më Shumë

Melihate Rustemi – Advertisements – Mërgimtarëve për festat e fundvitit ka shtuar punën në sportelet e MPB-së, njësia për dhënien e dokumenteve personale.  Në momentin që ekipi i Alsat xhiroi para kësaj njësie nuk kishte ndonjë rrëmujë të madhe ndërsa të anketuarit thanë se puna vijonte sipas terminëve të caktuara përveç disa ndërprerjeve për shkak të problemeve teknike, shkruan Alsat. “Kishte mjaft. Për çka keni ardhur? Për pasaportë dhe letërnjoftim. Në radhë sa pritët, a pritët shumë gjatë? Jo, në radhë nuk pritëm por u ndal rryma e gjëra tjera” “Për pasaportën. Për kur e keni të caktuar? Për sot.…

Lexo më Shumë

Igor Stefanovski – Advertisements – Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë. Dy ditë me radhë në katër lokacione në kryeqytet dhe në Strumicë, ndotja është më e lartë se 150 mikrogramë grimca PM10 në ajër. Për këtë, Ministria e Ekologjisë propozon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë, ndërsa punëdhënësit në Shkup dhe Strumicë të riorganizojnë orarin e punës, dhe punëtorët në mjedis të hapur të punojnë nga ora 11 deri në 17:00. Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj të Shijakut. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Të njëjtat burime sqaruan se në flagrancë u arrestua dhe shtetasi me inicialet V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe proceduan penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev – Advertisements – Socialdemokratët zgjedhin kryesinë e re në seancë të Këshillit Qendror, shkruan Alsat. Propozimet e Dimitar Kovaçevskit për bashkëpunëtorët e tij përfshijnë emrat e zyrtarëve aktualë dhe të ish-zyrtarëve të lartë të partisë, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim nga Bihaçka se kush është në listën e kryetarit të ri. “Në këtë moment është mosmirënjohëse të licitojmë me emra konkretë, para se anëtarët e Këshillit Qendror ta marrin vendimin përfundimtar për zgjedhjen e kryesisë së re”, tha Stefan Vasev, LSDM. Përveç personave që konsideroheshin të afërt me Zoran Zaevin, në organet kyçe të partisë pritet të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës cakton masën e arrestit me burg për Refael Genish dhe ekspertin e IT Eljon Firani, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik me call center. Në arrest shtëpie mbeten 15 operatorë senior dhe junior, ndërsa 16 operatorë junior do të hetohen nën masën e detyrimit për paraqitje. 15 nga operatorët junior, kishin nisur punën muajin e fundit dhe ishin të pasiguruar. Sipas prokurorisë, operatorët junior kontaktopnin shtetasit e huaj dhe u prezantonin faqen ku duhet të investoenin. Në momentin që i huaji bindej, ata ja kalonin telefonatën operatorit senior. Ky e bindte viktimën të investonte fillimisht 500 euro…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga kërkesa për seancë për pyetje deputetësh në të cilën do të mund të parashtrojnë pyetjet e tyre për qeverinë në dorëheqje të Zaevit, shkruan Alsat. – Advertisements – Ata kanë dorëzuar nismë në Kuvend. Sipas tyre, funksionarët e emëruar nuk mund t’i ikin llogaridhënies edhe pse anëtarët e ekzekutivit janë para largimit. Seancë për pyetje deputetësh nuk është mbajtur që në fund të muajit korrik ndërkohë që rregullorja parashikon një të tillë në fund të secilit muaji. “Duam ta theksojmë për opinionin se në seancën për pyetjet e deputetëve nuk përgjigjen vetëm ministrat dhe kryeministri…

Lexo më Shumë