Kreu i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët Omer Ajdini ka përfunduar marrjen në pyetje në stacionin policor Beko në Shkup.
– Advertisements –
Ajdini pasi doli nga stacioni policor dha edhe një deklaratë për mediat. Ai akuzoi drejtpërdrejt partitë në pushtet, duke i quajtur si regjim dhe se me këto veprime ata po mundohen të ushtrojnë presion për t’i mbyllur gojën opozitës, duke potencuar se marrja në pyetje ka qenë e qëllimshme dhe tendencioze. Ajdini nuk akuzoi policinë, sepse sipas tij, ata janë të urdhëruar nga lartë dhe nuk është faji i tyre për këtë. Sipas Ajdinit, kjo është e turpshme, se në vend që të arrestohen kriminelët e këtij vendi, thërrasin opozitën në polici.
Ai u mor në pyetje në lidhje me protestën që ASH e organizoi ditë më parë para Ministrisë së Drejtësisë, duke hedhur bojë të kuqe ndaj godinës së këtij dikasteri. Ajdini në polici u shoqërua nga kryetari i ASH-së, Zijadin Sela dhe deputetët e partisë.



