Gazetar: Lluka Andreev
– Advertisements –
Socialdemokratët zgjedhin kryesinë e re në seancë të Këshillit Qendror, shkruan Alsat.
Propozimet e Dimitar Kovaçevskit për bashkëpunëtorët e tij përfshijnë emrat e zyrtarëve aktualë dhe të ish-zyrtarëve të lartë të partisë, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim nga Bihaçka se kush është në listën e kryetarit të ri.
“Në këtë moment është mosmirënjohëse të licitojmë me emra konkretë, para se anëtarët e Këshillit Qendror ta marrin vendimin përfundimtar për zgjedhjen e kryesisë së re”, tha Stefan Vasev, LSDM.
Përveç personave që konsideroheshin të afërt me Zoran Zaevin, në organet kyçe të partisë pritet të hyjnë edhe Andrej Petrov dhe Igor Ivanovski, të cilët kishin poste të rëndësishme në kohën kur kryetar i partisë ishte Branko Cërvenkovski. Sipas analistit politik Petar Arsovski, ky është hapi i Kovaçevskit për bashkimin e dy fraksioneve.
“Nëse ka sukses, duhet të lëmë hapësirë. Unë jam ithtar i qëndrimit që partitë të jenë sovrane në përzgjedhjen e stafit të tyre dhe të gjykojmë sipas rezultateve. Ne mund ta komentojmë këtë si njoftim politik për bashkim, por duhet të presim rezultatet”, u shpreh Petar Arsovski, analist.
Në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, përveç funksioneve dhe organeve të rregullta, pritet të prezantohet edhe organi i ri partiak – Këshilli për krijimin dhe zbatimin e politikave./Alsat.mk



