Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 2.324 teste të kryera, 119 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-87, Kumanovë-4, Prilep-3, Manastir-7, Kavadar-6, Ohër-1, Shtip-1, Strumicë-1, Koçanë-1, Strugë-1, Sveti Nikollë-2, Kriva Pallankë-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2 dhe Demir Kapi-1 rast, shkruan Alsat. – Advertisements – Ndërkohë instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 257 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe 3 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali dhe që kanë kontribute pune në vendin fqinj. Rama shkruan në “Facebook” se qeveria italiane ka përfshirë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve. Mesazhi i Ramës: LAJM I MIRË për shqiptarët në ItaliNë vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me fillim prej 1 Janarit të vitit 2022 do të ketë 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në tregti. – Advertisements – “Nga 1 janari 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në veprimtarinë e tregtisë! Nga 1 janari 2022, të gjithë punonjësit që merren me tregti do të kenë mëditje 100 për qind më të lartë. Sipas ndryshimeve të Ligjit për tregtinë që u miratuan në Kuvend, duke filluar nga 1 janari 2022, të punësuarit në qendrat tregtare, shitësit brenda pikave të…

Lexo më Shumë

45-vjeçari Bujar Leza i akuzuar si bashkëpunëtor të vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt 2021, mohon çdo akuzë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Leza ka dalë sot në seancën për komunikimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme, por ka mohuar që të jetë i përfshirë në organizimin e vrasjes së 66-vjeçarit Sofia. Ai është shfaqur i përlotur duke mohuar çdo akuzë, gjithsesi gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Bujar Leza akuzohet për katër vepra penale: “Vrasja me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë,…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme në dorëheqje Oliver Sopasovski ka deponuar dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të partisë. Ndërkohë që për sot pasdite LSDM-ja ka caktuar mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku mes tjerash pritet të bëhet zgjedhja e nënkryetarëve të rinj, sekretarit të përgjithshëm dhe Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, por jo edhe për funksionet ministrore në kabinetin e ri qeveritar. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Mësohet se pasi ekzekutuan 35-vjeçarin, autorët i kanë djegur dhe makinën. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj, Peqin. Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau në 8 qershor të këtij viti 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Lexo më Shumë

Hakmarrja duket se është motivi i vrasjes së 35-vjeçarit Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm në Peqin. Më 8 qershor të këtij viti, në fshatin Gjoçaj të Peqinit, vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau me armë zjarrin 44-vjeçarin Albert Xhahysa, pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin. Sipas burimeve nga grupi hetimor motivi kryesor ku po hetohet vrasja e sotme e 35-vjeçarit është pikërisht hakmarrja për krimin e kryer nga vëllai i tij. Por çfarë deklaronte Leonard Bashaliu pas vrasjes së të njohurit të tij Albert Xhahysa? Ai rrëfeu se nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të Durrësit të jenë nën pushtetin e ujit. Siç duket dhe në videon e mëposhtme, situata më e rëndë paraqitet në lagjen nr.18, pranë stadiumit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se uji i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 189 gjoba, mes të cilave 73 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 34 për tejkalim të shpejtësisë, 25 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 5 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 6 për vozitësit fillestar dhe katër për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

Lexo më Shumë

Kompania publike e shpërndarjes ka ulur sasinë e energjisë që po siguron në treg për plotësimin e konsumit në vend duke bazuar një pjesë të mirë të tij tek energjia që merr nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe prodhuesit me përparësi të energjisë. Në dhjetor janë zhvilluar vetëm dy procedura ku në njërën, fondi për blerjen ka arritur 8 milionë euro dhe në tjetrën pak më shumë se 1.5 milionë euro. Vlera kumulative e importeve të energjisë përgjatë gjithë vitit arriti në 223 milionë euro ku importet më të larta rezultojnë në tetor dhe nëntor me mbi 65 milionë euro, ndërsa…

Lexo më Shumë

Të enjten e kaluar Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, kështu që filloi afati prej dhjetë ditëve kur presidenti Stevo Pendarovski duhet ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Shefi i shtetit ka deklaruar se pret që mandatin mandatarit t’ia japë të martën ose të mërkurën. – Advertisements – Për mandatar pritet të propozohet lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Sipas paralajmërimeve, sot do të mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së në të cilin Kovaçevski edhe zyrtarisht do të duhet të konfirmohet si kandidat për kryeministër të ri. Në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së do…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informoi se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare. Për shkak të rrjedhjes së oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks. – Advertisements – Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar një shpërthim. Rasti është raportuar në polici nga Klinika, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime me…

Lexo më Shumë