Author: almakos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se ka ndërruar jetë në një lokal në zonën e Freskut, 70-vjeçari E. M. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle blic në të gjithë vendin, për kapjen e personave të kërkuar, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo me lëndë narkotike. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan 3 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, u sekuestrua dhe një shumë e madhe eurosh dhe një armë zjarri. NJOFTMI I POLICISËKontrollet nga shërbime operacionale civile dhe me uniformë. Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan 3 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale. U kap 1 shtetas që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, si dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi tha se procesi i zgjidhjes së problemit të ngrohjes qendrore ka filluar. – Advertisements – Në vazhdën e kësaj, ai premtoi se qytetarët do të kenë radiatorë të ngrohtë deri në fund të sezonit të ngrohjes. “Sapo ka përfunduar seanca e Qeverisë ku është sjell vendim që të fillojë procedura që siguron zgjidhjen e problemit për sigurim të ngrohjes qendrore. Radiatorët e qytetarëve tanë të qytetit të Shkupit dhe komunave, do të mbeten të ngrohta deri në fund të sezonit të ngrohjes. Ditëve në vijim kishte prevenime se kujt i takon përgjegjësia për zgjedhjen e këtij problemi.…

Lexo më Shumë

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës, ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende. Gazetarja Shpresa Dine raporton  se nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike. Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

Lexo më Shumë

Problemi me ngrohjen qendrore në Qytetin e Shkupit dhe komunat është arritur. Amvisëritë do tës kenë ngrohje qendrore të vazhdueshme pa ndërprerje. – Advertisements – Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, sigurisht edhe me bashkëpunimin me komisionin regullatorë, si dhe me kainetin e kryeministri.

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të patundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit. Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm. “Synojmë forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta, përsa i përket dy Instituteve reciproke të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, përmes një postimi në fejsbuk ka siguruar shkupjanët që të jenë të qetë pasi ngrohje qendrore në këto ditë të ftohta dimri nuk do të mungojë. Ai shkruan se Qeveria ka aktivizuar të gjithë mekanizmat për këtë problematikë dhe se zgjidhja do të jetë në të mirë të tyre. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Analisti Genc Burimi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli për tensionet Rusi-Ukrainë, por edhe destabilizimin në Ballkan e më gjerë. Sipas tij, nuk do të ketë luftë mes Rusisë dhe Ukrainës dhe zgjidhja e problemit, përfshirë dhe ndërhyrjen e amerikanëve, do të jetë e afërt sipas analistit. Ai shtoi më tej, se Shqipëria duhet të mbaj një qëndrim tjetër ndaj amerikanëve, pasi sipas Burimit, ata kanë nevojë për ne. Në këto kushte, ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë vende pune e ndihma monetare e jo mjete ushtarake, pasi sipas tij, vendi nuk është i rrezikuar. “Luftë besoj…

Lexo më Shumë

Andrea Çobanova – Advertisements – Qytetarët e Shkupit nesër do të kenë ngrohje qendrore, ndërsa kompanisë Ballkan Enerxhi nuk do i merret licenca, thonë burime qeveritare për Alsat. Qeveria hollësitë do t’i zbardh pas orës 19:00. Nga BEG për Alsat thonë se në Qeveri vazhdojnë bisedimet. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për heqjen e licencës, sepse i janë referuar Ligjit për Kriza, sipas të cilit, shteti është i obliguar të sigurojë ngrohje në kohë krize, shkruan Alsat. “BEG i referohet nenit 33 të Ligjit për Kriza për t’i dhënë Qeverisë mundësi ligjore për të siguruar financim për konsumatorët e ngrohjes.…

Lexo më Shumë

Java e 96 e pandemisë ka shënjuar rekordin e infektimeve nga virusi sars cov 2 me 11.691 raste pozitive, mesatarisht 1670 infektime të reja çdo 24 orë. Ndërkohë shtrimet covid kanë mbetur në të njëjtat shifra më ato të muajit dhjetor 2021, totali 120-130 pacientë, çka sipas ekspertit epidemiolog Ilir Alimehmeti mbështetet në dy faktorë kyç, shkalla e lartë e imunizimit natyrore dhe vaksinal të popullatës si dhe formës së butë klinike që po manifeston varianti Omicron. Të dhënat studimore të doktor Alimehmetit që janë në të njëjtën linjë me studimet kombëtare të realizuara fillimisht në Afrikën e jugut britani…

Lexo më Shumë

Gjermania përfshin Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid-19. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. NJOFTIMI ‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de ➡️ Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. ➡️ Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë…

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19. – Advertisements – Duke filluar nga data 16 janar 2022, personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Pas mbërritjes do ju duhet të…

Lexo më Shumë