Gazetare: Andrea Cobanova – Advertisements – Qytetarët e Shkupit nesër do të kenë ngrohje qendrore, ndërsa kompanisë Ballkan Enerxhi nuk do i merret licenca, thonë burime qeveritare për Alsat. Qeveria hollësitë do t’i zbardh pas orës 19:00. Nga BEG për Alsat thonë se në Qeveri vazhdojnë bisedimet. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për heqjen e licencës, sepse i janë referuar Ligjit për Kriza, sipas të cilit, shteti është i obliguar të sigurojë ngrohje në kohë krize. “BEG i referohet nenit 33 të Ligjit për Kriza për t’i dhënë Qeverisë mundësi ligjore për të siguruar financim për konsumatorët e ngrohjes. Kjo…
Author: almakos
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me arrestimin e një dite më parë të 51 vjecarit, Renato Hajmeli, i cili u arrestua në Rinas ndërsa ishte nisur nga SHBA me një armë në valixhe, sipas njoftimit të policisë. Postimi i plotë: Renato Hajmeli, ishte nisur ne daten 12 janar nga Teksasi ne drejtim te Britanise se Madhe. Ka bere tranzitin ne Luton Airport te Londres dhe ne mengjesin e dates 13 janar, ka fluturuar drejt Tiranes. Ne fakt duket e habiteshme sesi ka kaluar pa u zbuluar, kontrollin e aeroportit ne Teksas, pastaj ne…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – “Autobusët e viteve 90-ta, të cilët llogariteshin si ndotësit kryesor mund të kthehen përsëri në qarkullim në rrugët e kryeqytetit për shkak të rritjes së çmimit të metanit, por edhe për shkak të mungesës së vullnetit të autoriteteve për të subvencionuar që transportuesit të vozisin autobusë me lëndë djegëse ekologjike siç është metani”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili. Transportuesit privat thonë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Qyteti i Shkupit dhe Qeveria për subvencione për metanin, shkruan Alsat. Por thonë se nëse përgjigja është negative, atëherë autobusët ekologjik do të rrinë…
Presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se i është drejtuar përmes një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkon informacion në bashkitë që janë pa kryetar, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Ndonëse shprehu rezerva për vendimin e Kushtetueses, Meta tha se këto bashki nuk mund të mbeten pa kryetar, duke njoftuar kështu nisjen e procesit për zhvillimin e zgjedhjeve. Por cilat janë bashkitë që prej 30 qershorit, që nuk e kanë një kryetar në krye të institucionit vendor? Në Bashkinë e Shkodrës, ligji i dekriminalizimi i kushtoi postin Valdrin Pjetrit, i cili ndoqi…
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Ish-kreu i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, sëmuret për herë të dytë me Covid – 19. Alsat mëson se Mijalkov më 5 janar ka bërë test në një laborator privat, pas çka ka rezultuar pozitiv, shkruan Alsat. Për shkak të kësaj, ai sot nuk është paraqitur në Gjykatën Penale për të dalë para gjykatës për rastin “Parcelat në Vodno”. Gjykatësi Ilija Tërpkov tha se vendimi për izolimin e Mijalkovit është dhënë më 10 janar. Kur jepet vendimi për izolim, thuhet se ai vlen nga dita e testimit, që do të thotë se izolimi i Mijalkovit…
Sot në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Shkup, tek pacientja 36 vjecare, është kryer heqja e nje formacion të madh tumoroz me peshë prej 7kg e 300gr. dhe madhësi rreht 40 cm me origjinë nga ovariumi i majtë, raporton Alsat. – Advertisements – Intervenimi është kryer me laparatomi të hapur. Intervenimi në repartin e Kirurgjisë se përgjithshme gjinekologjie nga ekipi me operator Prim. Dr. Sasha Jovçevski me asistentet Dr. Mulaki dhe Dr. Dauti dhe ekipin e anestezisë. Formacioni tumoroz tek pacientja është dijagnostikuar para dy vitesh, por ai ka pësuar rritje me intenzitet më të lartë gjashtë muajt e…
Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me kryetarin e FRPD, mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Belind Këlliçi, ditën e protestës së 8 janarit para selisë së PD.Në konferencën e parë për media pas protestës së Berishës te PD, Kreu i Shtetit tregoi publikisht SMS-të me Këlliçin, ku i kërkon këtij të fundit që të mos provokojnë dhe të ruajnë kontrollin.“Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje demokratike, që i shërben paqes dhe demokracisë në vend.Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me…
Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Alsat mëson ekskluzivisht se Sasho Mijallkov ka rezultuar pozitiv në COVID-19 më 5 janar, ndërsa vendimi për izolim i është dhënë në kundër shtim me ligjin, përkatësisht 5 ditë me vonesë dhe jo nga dita e rezultatit ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. Ai është testuar në njërën nga laboratoritë pritave, ndërsa në sistem rezulton si pacient pa mjek amë. Paraprakisht ai ishte i infektuar me COVI-19 nga 14 tetori deri më 3 nëntor të vitit 2020./ Alsat.mk
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy të rinj nga Shkupi, pasi dyshohet se në muajin dhjetor të vitit të kaluar kanë kryer grabitje në një kazino në rajonin e Gazi Babës. – Advertisements – “Janë arrestuar XH.D. (20) dhe E.D., të dy nga Shkupi, me çka është zbardhur vepra “vjedhje” që ka ndodhur me datë 28.12.2021 në ora 01:20 në një kazino në rajonin e Gazi Babës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB.
Detektivja tregon programin që vendoset në telefon për ta përgjuar partnerin pa u kuptuar Detektivja e njohur private Shkënda Lili, në një rrëfim në programin “Jeta pa filtër” në News24 ka treguar disa detaje se si mund të kontrollohet apo ‘përgjohet’ telefoni i partnerit apo partneres. Gjatë intervistës ajo u shpreh se ka një program që mund të instalohet, por duhet me patjetër që pala e interesuar të ketë akses në telefonin që kërkon të përgjojë. ‘Telefoni është personal dhe nuk është gjë e mirë të kontrollohet. Më kanë kërkuar për të përgjuar telefonin, por unë nuk bëj përgjim telefoni…
Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, deklaroi se “Omicron do të jetë dominues edhe në vendin tonë”, ndërkohë që shtoi se është rritur numri i thirrjeve nga qytetarët dhe vizitave në banesë. Teksa nënvizoi se “personi që nuk është vaksinuar rrezikon njësoj si ditën e parë që ka dalë Sars-Cov2”, Brataj tregoi se kur pritet të jetë kulmi i Omicronit në Shqipëri. “Mbrojtja është e domosdoshme. Nuk është thënë ndonjëherë që po u vaksinove, nuk infektohesh. Vaksinat, sipas llojit, kanë një përqindje efikasiteti që nuk i kalon 95%. Ai 5% mund të kapë këdo dhe mund të humbasë jetën. Efikasiteti…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 192 gjoba për shkelje të rregullave në trafik dhen atë: 37 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 20 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe në semafor, 8 për tejkalim të parregullt, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 64 për parkim të parregullt. – Advertisements –

