Rritje e testimeve dhe infektimeve nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 7378 testime kanë rezultuar 2029 qytetarë të infektuar, ndërkohë që janë shënuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët…
Author: almakos
Një i ri është zhdukur rreth një muaj më parë në Konispol. Sipas burimeve zyrtare, nga Drejtoria e Policisë Vlorë, ditën e djeshme më 12 janar, shtetasja me iniciale M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e tij.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, si dhe dy të pandehurat të tjera. Në njoftimin e SPAK thuhet se në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Sipas SPAK, përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim…
Një 49-vjeçar nga fshati Goraj në qytetin e Kuçovës është dëmtuar rëndë, duke punuar në tokën e tij. Festim Merko, mësohet se ka qenë duke punuar me frezë, por nga pakujdesia freza i është shkëputur nga dora dhe i ka prerë këmbën. Pas ngjarjes, kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmën e spitalit të qytetit të Kuçovës për ra transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se, 49-vjeçari kishte humbur shumë gjak për shkak se prerjet në këmbë kanë qenë të thella. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, nën kujdesin e mjekëve…
Melihate Rustemi – Advertisements – Komisioni për sëmundje infektive akoma nuk ka dhënë asnjë propozim nëse gjysmëvjetori i dytë duhet të nis ndryshe, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid 19. Ndërkohë, prindërit nga nisma “Stop mbajtjes së maskave në shkolla” thonë se nuk do të pranojnë që fëmijët e tyre të kalojnë në mësimin online sepse kanë humbur shumë nga mësimi. Gjithashtu, nga kjo nismë thanë se në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të mbajnë maska, shkruan Alsat. “Online edukimi është variant më I keq sepse realisht fëmijët…
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Follow”. Në pranga ka rënë një 29 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë arrestimi i dy të rinjve është bërë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, tre emigrantët e paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash. Njoftimi i Policisë: Gjirokastër Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “FOLLOË”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Transportuesit publik vështirë se do të marrin ndihmë nga Qeveria dhe Qyteti i Shkupit, për autobusët të cilët i vozisin me metan. Nga Ministria e Ekologjisë thonë se mbeten në qëndrimin e një dite më parë të Qeverisë, shkruan Alsat. “Institucionet duhet edhe vetë të kujdesen dhe të marrin masa e nevojshme ekologjike sipas kompetencave të tyre”, thonë nga Ministria e Ekologjisë. Nga LSDM thonë se autobusët me metan të Ndërmarrjes për qarkullim publik dhe të transportuesve privat duhet të subvencionohen nga Qyteti i Shkupit. “Themelues i NQP është Qyteti i Shkupit. NQP edhe…
Aktivisti i PD-së, Skerdjan Dhuli, ka reaguar ashpër lidhur me komentet që janë bërë në profilin e deputetes Flutura Açka, pas shprehjes hapur së mendimit të saj, kundër ish kryeministrit Sali Berisha. ‘Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot ‘ shkruan Dhuli ndërsa denoncon se komentet vijnë nga një adresë fallco, sipas tij pjesë e call centerit të foltores. “Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen…
Gazetar: Fatlume Dervishi – Advertisements – Për një takim liderësh mes kreut të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duhet të përmbushen disa kushtet. Këto kushte vendosen nga partia opozitare pasi kryeministri i ardhshëm paralajmëroi një ftesë takimi për Mickoskin, shkruan Alsat. “Një ftesë e tillë akoma nuk ka arritur deri te VMRO-DPMNE-ja por nëse arrin do të pranohet me kusht që në takimin Kovaçevski-Mickoski të bisedohet për zgjedhje të parakohshme si zgjidhje e vetme logjike për dalje nga kriza e thellë e momentit, të bisedohet për përmbajtjen e përgjigjeve të cilat Maqedonia ja ka dhënë Sofjes…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 53-vjeçar me inicialet A.Xh., është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Eduard Mano”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. News 24 bën me dije se 53-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte depresioni ka kryer aktin e rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Gjysma e qytetit të Tetovës tashmë dy javë është pa ujë për pije. Kjo për shkak të shpërthimit të gypit kryesor që furnizon me ujë qytetin, shkruan Alsat. Autoritetet thonë se ekipet tashmë kanë depërtuar në Leshnicë të Sharrit, por për shkak të temperaturave shumë të ulëta punimet për sanimin e defektit do të zgjasin disa ditë. “Tash bëjmë zhvendosje të unazës e cila duhet të sanoj defektin pra zëvendësim dhe duhet intervenua që të sanohet i njëjti. Brenda ditësh mund dhe sot nesër të sanohet po mund të vazhdohet sepse kushtet klimatike bëjnë…
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do zhvillojë mbledhjen e radhës në selinë qendrore të PD, ditën e shtunë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një mesazh demokratëve, duke zbuluar përmbajtjen që do të ketë rendi i ditës i kësaj mbledhjeje. Sipas Bardhit, takimi do të fokusohet tek vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike si edhe tek aktet e dhunë së krijuar në datën 8 janar. Mesazhi i plotë: Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e…

