Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 53-vjeçar me inicialet A.Xh., është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Eduard Mano”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
News 24 bën me dije se 53-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte depresioni ka kryer aktin e rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



