Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njofton se i është marrë licenca për punë Agjencisë Turistike “Boga Trans” nga Shkupi. Agjencisë i ndalohet përkohësisht transporti i udhëtarëve në vend si dhe transporti ndërkombëtarë i udhëtarëve. – Advertisements – “Inspektorati Shtetëror për Transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm më 21.12.2021, për të cilin inspektori kompetent ka konstatuar se përkundër faktit se transportuesi ka patentë të vlefshme, shoferi nuk ka pasur certifikatë të vlefshme për kryerjen e veprimtarisë në komunikacion ndërkombëtar. Kështu që janë konstatuar parregullsi në funksionimin e subjektit juridik, gjegjësisht ka funksionuar në kundërshtim me Ligjin për Transport Rrugor”, thuhet në…
Author: almakos
Ashtu siç u paralajmërua dje, ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë shpjegime në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 janar në selinë e PD-së.Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje ka mbërritur pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës. I shoqëruar nga…
Një viktimë dhe një i lënduar rëndë është bilanci i aksidentit që ndodhi dy orë pas mesnate në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë, me çrrastë makina “pezho” me të cilën kanë udhëtuar dy të rinjtë ka goditur një rrethojë dhe një automobil tjetër të parkuar, njoftojnë nga SPB-Kumanovë. – Advertisements – “Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në 02:36 në rrugën “Tode Tumba”, makina e tipit “pezho” me targa të Kumanovës me të cilën po udhëtonin 26 vjeçari P.P. dhe 29 vjeçari N.S. ka goditur një rrethojë dhe një makinë të parkuar. Në vendngjarje ka ndërruar jetë P.P., vdekjen…
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit në vendin tonë. Në mbledhjen e sotme të Komitetit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se shifrat e larta të infektimeve, që ditët e fundit kanë arritur nivel rekord nga varianti Omicron, nuk duhen parë me frikë, por me një shtim të vëmendjes dhe kujdesit ndaj respektimit të masave. “Treguesit flasin për një tjetër valë. Shifrat nuk duhen parë me frikë, por me një shtim më të madh të vëmendjes dhe kujdesit. Komiteti mendon se niveli i masave mbrojtëse që kemi sot është në përputhje me situatën epidemiologjike”,…
Pjesëtarët e policisë nga stacioni policorë i Bogorodicës kanë privuar nga liria F.S. 20 vjeç dhe B.E. 19 vjeç, që të dy shtetas të Serbisë. Në afërsi të pompës së benzinës afër Smokvicës, gjatë kontrollit të makinës “golf’, me targa të Serbisë drejtuar nga F.S. është konstatuar se me makinë po transportonin 9 migrantë nga Kuba, të cilët ilegalisht kishin hyrë në vendin tonë. Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, shtetasit serb janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate, derisa migrantët janë dërguar në qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli. – Advertisements –
Voltiza Duro – Omikron po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën e kjo vihet re në rritjen e kurbës së infektimeve. Por sa i rrezikshëm është ky variant i ri? A do të mundet të mbizotërojë mutacionet e tjera dhe a do të vulosë fundin e pandemisë? Të gjitha këto dilema janë sqaruar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” nga epidemiologia Rubina Muzina, e cila punon në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas saj trendi më shqetësues janë shtrimet në spital të fëmijëve të infektuar me Omikron. Muzina bën të ditur se fakti që Omikron…
Qeveria e re që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski do të ketë 21 anëtarë. LSDM dhe koalicioni do të kenë 12 ministra, BDI gjashtë dhe Alternativa tre ministra. – Advertisements – Kabineti i ri qeveritar do të ketë edhe një ministër pa portofol, post që do ti takoj Alternativës. Nga qeveria largohen 8 anëtarë, mes tyre edhe vetë kryeminsitgri Zoran Zaev. Nikolla Dimitrov nuk do të jetë më zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Radmila Shekerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtarë të Qeverisë nuk do të jenë ministri aktual i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila…
Një profesor francez që vjen në Shqipërinë komuniste të drejtuar nga diktatori Hoxha. Është viti 1982 kur Jean Paul Champseix dhe bashkëshortja e tij vijnë në Tiranë dhe bëhen dy prej atyre pak të huajve që asokohe jetonin në kryeqytet. Ai rrëfen në emisionin “Opinion” përvojën e tij, raportet dhe njohjen personale me Kadarenë, për të cilin së fundi ka shkruar edhe librin “Kadareja, një disidencë letrare”. Në vitin ’90, Champseix botoi librin “Bulevardi Stalin Nr. 57”, që në fakt ishte adresa e tij në pallatin e diplomatëve, sot Bulevardit Zogu I. Ky libër, në të cilin profesori tentonte të…
Mikrobiologu Nikolla Panovski është pro vazhdimit të pushimit dimëror në shkolla. – Advertisements – “Është rritur numri i të infektuarve me coronavirus këto ditë. Pushimi dimëror i nxënësve të zgjatet për dy javë dhe më pas fëmijët të shkojnë në shkollë pa maska”, tha mjeku Nikolla Panovski për “Kanal5”. Sipas tij, periudha e izolimit duhet të shkurtohet. Panovski thotë se të parët duhet t’i heqim certifikatat, sepse edhe të imunizuarit përhapin coronavirusin.
Masat ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Evropian kanë goditur rajonin e Ballkanit, duke bërë që edhe vendi ynë të përfshihet nga temperaturat e ulëta. Po ashtu pritet që moti i qëndrueshëm të dominojë në të gjith territorin, duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë, duke u luhatur nga -7 deri në 10 gradë celcius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim
Shtresë më e lartë e dëborës prej 68 centimetrave sot në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë me 17 centimetra Hanet e Mavrovës, 14 Gjurishtë, 13 Krushevë, 9 Pozheran, 6 Demir Kapi dhe me nga 2 centimetra Manastiri dhe Prilepi. – Advertisements – Në Kodrën e Diellit është matur edhe temperatura më e ulët me -16 gradë, -12 Hanet e Mavrovës, -11 Krushevë, -8 Prilep, Vinicë, Dibër, -7 Kriva Pallankë, -6 Ohër, Pretor, Manastir, -5 Kumanovë, tetove, Shtip dhe Strumicë, -4 Shkup, Demir Kapi, Dojran dhe -2 Gjevgjeli.
Çfarë ndodh nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv. Nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv me koronavirus, gjëja normale është që të mos ndodhë asgjë. Por, virologët theksojnë se në këto raste, efektet anësore të vaksinës mund të jenë pak më të rënda: koka mund të të dhembë më shumë, krahu më shumë, ndoshta më shumë ethe… Por, asgjë serioze, këmbëngulin virologët. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohon se idealja është që të mos vaksinohemi kur jemi të infektuar, por nëse vaksinohemi, duhet të njoftojmë mjekun për të monitoruar…

