Seanca ndaj të arrestuarve për protestuesit e 8 janarit zgjati për disa orë. Gjykata ka liruar 34 të arrestuarit e protestës së zhvilluar në selinë e PD. Masat ndaj tyre u dhanë në seanca të ndryshme , ku mbështetësit e Bashës dhe Berishës i mësuan të ndara. Prokuroria ngriti disa akuza për të arrestuarit: “Shkatërrim prone”, “Prishje e qetësisë publike”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”. Organi i akuzës i kërkoi fillimisht gjykatës që 29 prej personave të vënë në pranga të hetoheshin në masën e…
Author: almakos
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Ministria e Ekonomisë ia mori licencën turistike kompanisë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u dogj në Bullgari, ku jetën humbën 45 persona, shkruan Alsat. Vendimi i firmosur nga ministri Kreshnik Bekteshi vjen pas tre përpjekjeve për inspektimin e kompanisë nga Inspektorati shtetëror i tregut. Inspektorët kanë hasur në dyer të mbyllura në selinë kryesore të “Besa Trans BTB” SHPKNJP- Shkup në Rashçe si dhe në zyrat e kompanisë në Shkup. Pas heqjes së licencës ministri Bekteshi u shpreh: “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike…
Detektivja e njohur private Shkënda Lili rrëfen vështirësitë dhe sekretet e jetës së saj profesionale në programin “Jeta pa filtër” në News24. Në një intervistë ndryshe përballë autores dhe psikologes Ervisa Lula ajo pranon se në botën ku jetojmë privatësia është e vështirë për t’u ruajtur, por jep disa këshilla se çfarë mund të bëjmë për të qënë më të sigurtë. Në vitin që lamë pas kërkesat që kanë mbizotëruar kanë qënë ato të grave dhe burrave që dua të zbulojnë tradhtitë bashkëshortore. Lili thotë se kërkesat e grave janë ato më ekstremet të cilat e vënë shpesh në vështirësi:…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Qeveria shprehet e prerë. Nuk do t’i subvencionojë autobusët e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik në Shkup dhe të transportuesve privat, të cilët kanë rreth 55 autobusë që punojnë me lëndën djegëse metan, e që llogaritet si gaz ekologjik, shkruan Alsat. Në përgjigjen për Alsat thonë se NQP dhe transporti publik në Shkup janë në kompetencë të plotë të Qytetit të Shkupit. “Të gjitha kërkesat e transportuesve duhet të adresohen para së gjithash deri tek autoritetet e Qytetit të Shkupit, të cilët duhet në kohë dhe me përgjegjësi të ofrojnë masa për tejkalimi e situatës”,…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot realizoi takim me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. – Advertisements – Siç njoftoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, në takim tema kryesore kanë qenë eurointegrime si dhe liria e qytetarëve në rajon. “U diskutua për situatën politike në vend, për zhvillimet në rajon, euro-integrimet dhe të gjitha këto të cilët realisht me një fjalë më tepër se si Ballkani të jetë më stabil, më i qetë, më afër Bashkimit Evropian dhe më i integruar, dhe kuptohet temë kryesore është edhe liria e qytetarëve, të ndjehen më të lirë dhe më afër Perëndimit”,…
Kabineti i kryeministrit Zoran Zaev, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, i cili sot në konferencë për shtyp tha se nuk është larguar me vetdëshirë nga qeveria e ardhshme, por si rezultat i qëndrimeve të tij në raport me kontestin me Bullgarinë. – Advertisements – Nga kabineti i Zoran Zaevit, thonë se qëndrimet shtetërore në lidhje me Bullgarinë, janë ndërtuar bashkërisht, ndërsa kërkojnë nga Dimitrovi që të tregojë arsyet e vërteta të deklaratave të tij. “Nikolla Dimitrov u pajtua me qëndrimet e Maqedonisë në këto negociata, në fakt ai pati një rol serioz në krijimin e…
Me datë 11.01.2022 në ora 11.50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, në rrugën “JNA” në Gostivar, kanë arrestuar personin J.E. (31) nga Gostivari, me urdhër të Burgut të Kumanovës. Ai kërkohej për vuajtje të dënimit me 11 muaj burg. J.E. është dërguar dhe dorëzuar në Burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit me burg. – Advertisements –
Zbardhen dëshmitë e 10 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit, të cilët kanë qenë në selinë e PD. Bëhet fjalë për Armando Alldervishin, Oltion Zenelaj, Albi Petin, Arian Mezinin, Stivi Lukun, Orian Metën, Vendim Demajn, Sokol Ndreun, Afrim Dedën, Adrian Myrton dhe Ylli Gosturani. Për Adrian Myrton, raport shërbimi i zbardhur nga “BalkaNWeb” tregon që ka hedhur bidonë uji me protestuesit e jashtëm, por nuk ka dëshmi, ndërkohë të tjerët, kanë dhënë afërsisht të njëjtën dëshmi për qëndrimin e tyre në seli, personat me të cilët kanë qenë të shoqëruar dhe kanë mohuar se ka pasur dhunë nga…
Ministria e Ekonomisë sot i ka marrë licencën Agjencionit Turistik BESA TRAVEL. – Advertisements – Kështu njoftoi përmes rrjetit social Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që do të udhëtojnë, të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë, shkruan Alsat. “Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34 persona pas protestës së 8 janarit, një pjesë mbështetës të Sali Berishës dhe një pjesë mbështetës të Lulzim Bashës. Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dhe të zbardhur nga “BalkanWeb” jepet roli i gjithsecilit prej të arrestuarve si dhe çfarë kanë konstatuar efektivët e policisë. Një prej të arrestuarve, Gjon Pepaj ka deklaruar se ndodhej në Tiranë për të takuar avokatin për një çështje civile dhe se do të kthehej menjëherë në shtëpi, pasi ka dy vajza të mitura dhe bashkëshortja i ka vdekur në aksident. Klavdo Çekini…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut zhvilloi sot një takim me liderin e opozitës maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. – Advertisements – Meta tha se në takim u shkëmbyen mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. “Theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ai. Po ashtu, Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të Mickoskit në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në Maqedoninë e…
Urdhrin për ekzekutimin e vendimit e ka dhënë Prokuroria e Shkodrës, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, mes disa të dënuarve. Sipas SHKBB në rrugë operative janë vënë në dijeni se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, ishin administruar dokumenta të falsifikuar. NJOFTIMI I PLOTË Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve më 12.1.2022, zbatoi urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në…

