Gazetarja Klodiana Lala siguron për “Balkanweb” dosjen hetimore të protestës së 8 janarit para selisë së Partisë Demokratike, të thirrur nga Sali Berisha. Pjesë e dosjes janë edhe dëshmitë e disa prej të arrestuarve si autorët e dhunës së ushtruar ndaj godinës së selisë blu, ku shqyen e shkatërruan të gjitha dyert e dritaret. “BalkanËeb” sjell pjesë të dosjes hetimore, me dëshmitë e të arrestuarve, mes të cilëve është edhe reperi i njohur “Stresi”, i cili pranon se ka qenë pjesë e protestës, por se nuk ka ushtruar dhunë. Pjesë nga dosja hetimore: Alban Ilir Zajmi – I pyetur si…
Author: almakos
SHBA-të do të ngrenë në Shqipëri një Komandë të Forcave Speciale. Në një intervistë për DW, ish-gjenerali i NATO-s, Erhard Bühler, shpjegon pse ky lajm është një sinjal i rëndësishëm për rajonin. Deutsche Welle: SHBA po planifikon të ngrejë një bazë për forcat speciale në Shqipëri. Çfarë është kjo konkretisht? Erhard Bühler: Para së gjithash, ka të bëjë me trajnimin e forcave specialë. Sepse forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh. Kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione. Forcat speciale janë njësi elitare që mund…
Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Serbi dhe si pasojë 9 persona kanë mbetur të plagosur. Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi. “Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës. Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar…
Me vendosjen e luleve në përmendoren në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohen 14 vjet nga fatkeqësia e helikopterit, ku tragjikisht e humbën jetën 11 pjesëtarë nga përbërja e Vingut ajror të Armatës. – Advertisements – Lule do të vendos një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, të përbërë nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe zëvendësi i shefit të Shtatëmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredini. Lule do të vendosin edhe delegacione nga Kabineti i presidentit të shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, nga Komuna e Petrovecit, Komanda për operacione, VING-u ajror, Brigada e parë këmbësorike dhe anëtarët…
Vendi ynë në pjesën më të madhe paraqitet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, i cili di të sjellë në Shqipëri dominim të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në zonat verilindore, duke krijuar mundësi për momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri në 12 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
08:47 | 11 Janar 2022 Trazirat politike në Kazakistan po godasin industrinë e madhe të minierave të bitcoin të vendit. Kombi i Azisë Qendrore u zhyt në kaos pas protestave të dhunshme të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit. Si pjesë e kaosit, shkurtimet e internetit dhe telekomunikacionit janë raportuar në mbarë vendin – dhe kjo ka një ndikim në operacionet lokale të minierave të kriptomonedhave, të cilat janë ndër më të mëdhatë në botë. Kazakistani u shfaq si një qendër popullore e minierave vitin e kaluar, pasi Kina fqinje goditi aktivitetin – frenime që autoritetet kineze thanë se…
Vijat e kuqe mbeten, gjuha dhe identiteti nuk do të negociohen, ka thënë në emisionin “200” në Alsat, nënkryetarja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska. E pyetur për mënyrën sesi udhëheqja e re e partisë do ta vendosë veten në problemin me Bullgarinë, Stojçevska është shprehur: – Advertisements – “Më duhet të përmend se vijat tona të kuqe janë të njëjta. Ne nuk negociojmë për gjuhën dhe identitetin. Ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht. Besoj se do të vazhdojmë me diskurs pozitiv, me politikë pozitive, sepse duhet të kuptojmë që historia nuk negociohet. Ne duhet të negociojmë me Bullgarinë në shumë…
Elmi Aziri në “Emisioni 200”, në Alsat theksoi se LSDM në Qeveri erdhi duke premtuar se do të zgjidhen të gjitha rastet e montuara. Sipas Azirit jo që nuk u realizuan por edhe u shtua numri i rasteve diskreditues dhe diskutabile, shkruan Alsat. – Advertisements – “Lidhja Social Demokrate erdhi në pushtet duke premtuar se do t’i zgjidhë rastet e montuara politike, duke përmend rastin Mostra, rastin Alfa dhe të gjitha me radhë, dhe çka ndodhi, jo që nuk u zgjodhën ato raste por u shtua numri I rasteve me vendime diskredituese dhe diskutabile të gjyqësorit. Cili është roli I…
Paskal Milo ka komentuar për vendosjen e bazës ushtarake amerikane në vendin tonë duke e cilësuar atë si një investim historik në planin strategjik dhe mbrojtjes. I ftuar në një studio televizive ai u shpreh se kjo që po vjen në Shqipëri është një bazë e këtyre forcave që vendoset në Shqipëri si vendi më i preferuar i SHBA dhe ajo do të kryejë këtu veprime dhe brenda kompetencave për të vëzhguar nga afër zhvillimet në rajon. “Një investim historik në planin strategjik dhe mbrojtjes jo thjesht si anëtar i NATOs, por vetë SHBA kanë dhënë një kontribut të madh…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të kryesisë së PD-së për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD-ja. Në një interviste në “Abc News” Berisha tha se ku vendim është njëlloj sikur të vdekurit politikë të ngrihen dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë. Berisha theksoi se ky nuk është lajm, duke shtuar se Basha është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat, veçse deputet. “Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith priti dje të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Në “Twitter”, përfaqësuesi diplomatik i Britanisë së Madhe në vendin tonë tregon se me Sir Stuart Peach biseduan për shumë çështje në lidhje me rolin e Shqipërisë në promovimin e sigurisë rajonale, forcimit të demokracisë dhe llogaridhënies, lidhjeve tregare dhe të sigurisë. POSTIMI I AMBASADORIT BRITANIK ALASTAIR KING-SMITH Një kënaqësi të mirëpres Të Dërgurain Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimir Sir Stuart Peach. Jemi këtu për të diskutuar për shumë çështje që përfshijnë…
Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Presidenti Meta i shprehu kryeparlamentarit Xhaferi vlerësimin për ushtrimin me sukses dhe përgjegjshmëri të këtij funksioni të lartë dhe shumë të rëndësishëm, si dhe për rolin e tij në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Meta gjithashtu nënvizoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, veçanërisht të bashkëpunimit…

