Author: almakos

Lidhja e Sindikatave pret që deri në fund të këtij muaji deputetët të propozojnë zgjidhjen ligjore për pagën minimale, pasi siç thotë Sllobodan Trendafilov nga LSM, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, shpenzimet dhe faturat e rritura së shpejti do të arrijë te qytetarët. – Advertisements – “Nëse kemi parasysh se faturat e pagesave do të mbërrijnë më 5 shkurt ose 10 shkurt dhe paga minimale ose mëditjet në vend mbeten në të njëjtin nivel, mund ta dini se sa do të varfërohet qytetari maqedonas”, tha Trendafilov.

Lexo më Shumë

Këtë të mërkurë emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ u fokusua te trafiku i kokainës. Konkretisht në studio u soll në vëmendje sekuestrimi i 119 kg kokainë në Romanat. Për Enton Abilekaj, operacioni është i dekonspiruar keq. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Klodiana Lala, ai tha se policia italiane nxori diskretitoi atë shqiptare, pasi sipas tij nuk ka besuar në profesionalizmin e tyre. ‘Ka shumë pikëpyetje nga e gjithë ngjarja. Dështimi i skanerit duhet mbajtur shënim. Ne paguajmë skaner të shtrenjtë për siguri dhe dështimi i kësaj është dështim për ne. Historia duhet të fillojë nga Italia. Atje është bërë…

Lexo më Shumë

“Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin.”. Kështu e nis rrëfimin e saj detektivja e njohur private Shkënda Lili. Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” në News24 Lili ndan sekretet profesionale gjatë një dite pune. Në një intervistë përballë autores dhe psikologes Ervisa Lula ajo pohon se ka dhe raste kur në zyrën e saj trokasin prindër, që duan të menaxhojnë fëmijët e tyre. Mes të tjerash ajo pranon se në botën ku jetojmë privatësia është e vështirë për t’u ruajtur, por jep disa këshilla se çfarë mund…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka shpërndarë intervistën e Grabiel Escobar të dhënë për ‘Zërin e Amerikës’. Në mënyrë indirekte Kim shigjeton Berishën , ndërsa u bën thirrje mbështetësve që të gjykojnë vetë deklaratën e dhënë nga Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar “Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u fokusuar tek protesta e 8 janarit thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha zhvilluar në selinë  e PD. Për Escobar dhuna duhet dënuar dhe se nuk është mjeti me të cilën mund të merret një parti politike. Duke u ndalur tek marrëdhënia me PD dhe kreun Lulzim Basha, ai tha se e sheh Partinë Demokratike si një partner shumë të rëndësishëm. Sipas tij PD me në krye Lulzim Bashën është një opozitë e shëndetshme që i duhet vendit. Pjesë…

Lexo më Shumë

1905 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky eshte bilanci i covid-19 ne vendin tone. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë thirrur në prokurori që të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmi është konfirmuar  nga gazetarja Klodian Lala. Nesër pritet që i pari që të pyetet nga organi i akuzës të jetë Berisha. Ndërsa Basha pasnesër. Po ashtu në prokurori do të jenë edhe Noka e Bardhi, ndërsa në 14 janar ora 11:00 do të jetë Bardhi. Një ditë më parë Berisha konfirmoi se ishte i gatshëm që të shkonte në prokurori.

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje është regjistruar ditë e sotme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura 6-metroshe’. Mësohet se 30-vjeçari S.D., ishte duke lëvizur me biçikletë, ndërsa është përplasur nga makina e cila drejtohej nga 47-vjeçari A.B. Fatkeqësisht 30-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë drejtuesi i i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Kukës/ Informacion paraprak Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video nga protesta e 8 janarit, e cila u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një reagimi për mediat, PD thekson se kriminelët që Berisha thirri në protestë, nuk ia dolën të shkatërronin selinë blu. Sipas selisë blu, demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike. “Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nga salla e gjyqit sot në Hagë është prekur me rrëfimin e tij teksa ka përmendur krimet e Millosheviç në Kosovë. Haradinaj ka përsëritur kërkesën e tij që Specialja të gjykojë të gjitha krimet në të kundërtën, ndërsa shtoi se është për shfuqizimin e saj nëse ajo vepron në mënyrë një-etnike. “Varri më qet nga dheu nëse nuk kundërshtoj Millosheviçin unë”, ka thënë Haradinaj ndërsa nuk i ka mbajtur lotët. Haradinaj deklaroi se do të mbështeste këtë gjykatë nëse do të merrej me të gjitha krimet që kanë ndodhur…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Cobanova – Advertisements – Qyteti i Shkupit nuk është kompetent dhe as ka fonde që të ndajë një milion euro nga buxheti për të mbuluar shpenzimet e shtuara të qytetarëve për ngrohje qendrore, shkruan Alsat. Qeveria dje ka ofruar 80% ose 5 milionë euro nga arka e shtetit për kompanitë që furnizojnë me ngrohje që faturat e qytetarëve të mbeten të njëjta. Kryetari i Këshillit të Shkupit, Trajko Sllavevski, thotë se qyteti nuk mund të sigurojë 20 përqindshin e mbetur, siç propozoi Qeveria, respektivisht një milion euro. “Nuk ka propozim zyrtar dhe nuk mund të kemi përgjigje zyrtare…

Lexo më Shumë

Gazetar: Melihate Rustemi – Advertisements – Kreu i Butelit, Darko Kostovski përfundimisht u shfaq në opinion për të pranuar se premtimet e tij mbeten ende pezull, për shkak të kaosit që ka gjetur në komunë, shkruan Alsat. Kostovski kishte premtuar se që nga dita e parë do ti shndërronte zyrat e komunës në ambulancë, një shërbim i shumëkërkuar nga qytetarët e kësaj komune, por pas më shumë se 2 muajsh, tha sot se ai nuk ka hequr dorë nga premtimet, por kërkoi kohë deri në stabilizimin e gjendjes së komunës. “Kur të hasni në kaos siç ishte Komuna e Butelit…

Lexo më Shumë