Author: almakos

Nga tërmeti 4.3 ballë i shkallës Rihter i rënë gjatë mbrëmjes së djeshme në Fushë-Arrëz, raportohet për dëmtimin e 15 banesave. Burime nga bashkia e Fushë-Arrëzit bëjnë me dije se deri tani është marrë informacion se janë dëmtuar 10 banesa në Njësinë Administrative Qafe-Mali dhe 5 banesa në Njësinë Administrative Iballë, ndërkohë që verifikimet në terren vazhdojnë. Kujtojmë se nga verifikimet e bëra nga bashkia Puka u konstatuan mëngjesin e sotëm disa rënie të lehta suvash në dy pallate, si dhe plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet. U raportua gjithashtu se dëmtime ka pasur edhe në…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka sekuestruar 17 kg kanabis dhe ka arrestuar 3 persona, 2 vëllezër dhe kushëririn e tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Altin Përshqefa, 31 vjeç, Shkëlqim Përshqefa, 32 vjeç dhe Çelnik Përshqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë. Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov më 18 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Delegacioni bullgar përfshin ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sibev dhe nënkryetarin e Asamblesë kombëtare Kristian Vigenin. Petkov duhej ta vizitonte Maqedoninë e Veriut më herët, por vizita u shty pasi ai dhe presidenti Rumen Radev u urdhëruan të izoloheshin për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus. Karantina e tij u hoq pasi doli negativ në testin PCR.

Lexo më Shumë

Pas kërkesës nga Gjykata e Lartë që institucionet publike të mos bëjnë rekurse pranë kësaj gjykate për çështje të cilat nuk kanë aktualitetin apo interesin publik, këshilli i ministrave ka nxjerrë një projekt udhëzim drejtuar ministrive të linjës dhe institucioneve në varësi të tyre për heqjen dorë nga rekurset për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë etj. Bëhet fjalë për çështje të humbura në të dyja shkallët e gjykimit dhe kur vlera e padisë është më e…

Lexo më Shumë

Programi dhe përbërja e re e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot do të hyjë në procedurë kuvendore. – Advertisements – Për në ora 11:00 është caktuar seanca plenare ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së re dhe do të zgjasë dy ditë. Sipas propozimit, për kryeministër pritet të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, ndërkaq për ministra janë propozuar: Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve Bujar Osmani – ministër i Punëve…

Lexo më Shumë

Martin Shkreli, sipërmarrësi farmaceutik shqiptaro-amerikan i akuzuar për rritjen astronomike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën, është përjashtuar përjetë nga industria farmaceutike dhe është gjobitur me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane. Shkreli ishte shefi ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals, një kompani që në vitin 2015 rriti çmimin e Daraprim, një ilaç që përdoret për trajtimin e Sidës, malaries dhe kancerit, me më shumë se 5000% dhe bllokoi konkurrentët gjenerikë. Skandali që pasoi arriti të bashkonte Donald Trump dhe rivalen e tij presidenciale të atëhershme, Hillary Clinton, në dënim. Trump e quajti Shkrelin një “djalosh të llastuar” dhe…

Lexo më Shumë

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar dëme në shumë objekte në Pukë. Gazetari Armir Mehaj raportoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar plasaritje në godinën e spitalit të Pukës dhe po kështu janë plasaritur dhe disa pallate. Dëmtime nga lëkundjet sizmike raportohen edhe në oxhakët e pallateve, por nuk dihen ende dëmet që mund të jenë shkaktuar në banesa private në fshatrat e Pukës. Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit. Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37.

Lexo më Shumë

Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit që u ndje në vend. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të bashkise së Pukës, sipas së cilës edhe ne spitalin e qytetit jane shënuar plasaritje dhe rënie suvash. ‘Informacion paraprak. Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike. Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km. Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, vlerëson se është ende herët për të folur më konkretisht, nëse pritet që ai të krijojë një parti të re politike. Mirëpo, në paraqitjen e tij në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat, ai thotë se është koha për të nisur një bisedë të sinqertë dhe të hapur në vend për disa tema të rëndësishme. – Advertisements – “A mund të luftojmë që tia dalim- unë do të të mbështes, e ti do të më ofrosh shërbime. Nëse nuk fillojmë një bisedë se si të rinjtë nuk aplikojnë për vendet e punës të…

Lexo më Shumë

Në ndërtimin e pozitave shtetërore dy herë jam detyruar të kërcënoj me dorëheqje, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. – Advertisements – “Mendoj se opinioni duhet ta dijë, këtë e përmenda deri diku. Në betejën brenda, për ndërtimin e pozitave të përbashkëta maqedonase, dy herë u detyrova të kërcënoja me dorëheqje. Se nëse dalim jashtë kësaj linje, këtë do e bëni pa mua, dhe unë do dal jasht dhe do jem i zëshëm”, tha Dimitrov. Në pyetjen – kujt ia ka thënë këtë, Dimitrov tha: “Edhe kryeministrit Zaev edhe ministrit Osmani”.

Lexo më Shumë

jë 37-vjeçar ka rënë nga banesa e pallatit ku banonte në Fier. Policia bën me dije se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Fier/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në lagjen “16 Prilli”, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Prisja sulme, disa mund të më kenë befasuar pak, por kjo është politika, asgjë nuk shkon lehtë, tha në në emisionin “360 Gradë” në Alsat, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Mirëpo, siç tha, nuk pendohet aspak për qëndrimet dhe komentet e shprehura në konferencën e djeshme për media. – Advertisements – “Prisja sulme, disa mund të më kishin befasuar pak, por kjo është politika, asgjë nuk shkon mirë. Kur njeriu thotë – do të hap një bisedë të pakëndshme, për atë se ku po shkon vendi ynë, çfarë bëjmë me klientelizëm, çfarë bëjmë me korrupsion, sigurisht që do të…

Lexo më Shumë