Author: almakos

Policia e Shtetit bën me dije për shoferët, se të hënën e 17 janarit, aksi rrugor Milot-Vorë-Milot dhe rrugët hyrëse e dalëse në këtë aks, do të jenë të bllokuar nga ora 07:00 deri në 14:00. Sipas policisë, rruga do të bllokohet për të bërë të mundur lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, policia sqaron se shoferet duhet të ndjekin rrugët dytësore për të përshkruar këtë aks. Gjithashtu, lëvizja e mjeteve do të ndalohet në itinerarin mbikalimi i Laçit-Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date,…

Lexo më Shumë

Kreu i PD Lulzim Basha, në një komunikim me demokratët bëri me dije se  sot është pakica po pasurohet në kurriz të shumicës. Ai gjithashtu u shpreh se janë oligarkët ata që kërkojnë largimin e tij, por kjo u shpreh Basha nuk do të ndodhë, pasi thekoi se është i vendosur për të luftuar të keqen që ka pushtuar vendin. ‘Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur…

Lexo më Shumë

Luka Andreev – Advertisements – Qeveritë e Shkupit dhe Sofjes janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, tha në ekkspozenë para deputetëve mandatari dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai siguron se çështjet e identitetit nuk do të diskutohen, por theksi në dialog do të vendoset tek ekonomia, kultura, infrastruktura, shkruan Alsat. “Historia u përket historianëve, por çështjet e identitetit bazohen te populli dhe shteti. Nuk ka asnjë dilemë për Qeverinë – askush nuk duhet dhe askush nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas, dhe për specifikën dhe veçantinë e gjuhës maqedonase të vërtetuar historikisht dhe shkencërisht.”- tha…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e stome në Divjakë. Sipas policisë viktimë ka mbetur 62-vjeçari A.K., i cili duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë. Divjakë/Informacion paraprak Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot ka nisur debati dy ditor për zgjedhjen e qeverisë së re. Në prezantimin e programit para deputetëve, mandatari, Dimitar Kovaçevski tha se ka një plan të detajuar për zgjidhjen e sfidave me të cilat po përballet vendi, si krizën energjetike, ngritjen e standardit të qytetarëve, por edhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Opozita ndërkohë u shpreh pesimiste me programin e qeverisë e cila nuk ka legjitimitet dhe aftësi për të nxjerrë vendin nga kriza. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Koordinatori i OSHEE, Ramir Haderi i proceduar në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike e cila përdorej si laborator droge ne Berdice, ka reaguar lidhur me këtë procedim nga ana e policisë. Ai tha për BalkanWeb se quan absurd këtë procedim te tij, pasi ai thotë se ne detyrat e përcaktuara nuk është e parashikuar askund evidentimi i këtyre rasteve nga ana e tij, pasi këto janë detyra te punonjësve te tjerë dhe jo te koordinatorit. Ai gjithashtu shprehet se ka qëndruar deri në orën 4 të mëngjesit duke marre…

Lexo më Shumë

Bashkim Sulejmani – Advertisements – Shënon rritje interesimi për marrjen e vaksinës së tretë në qytetin e Tetovës, por jo edhe për marrjen e dozës së parë. Javën e fundit, numri i personave të interesuar për tu vaksinuar me dozën e tretë është dyfishuar, ndërsa mbetet i ulët numri atyre që paraqiten për marrjen e dozës së parë, thonë mjekët në pikat e vaksinimit në Tetovë, shkruan Alsat. “Kjo rritje e interesimit të qytetarëve për tu vaksinuar është si pasojë e pushimeve të cilën kohë nuk arrinin të vinë të vaksinohen, por dukshëm është rritur interesimi i qytetarëve edhe për…

Lexo më Shumë

Policia ka reaguar për kamionin me drogë që është kapur në kufirin shqiptaro-malazez. ‘Nga veprimet e para hetimore, “të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar. Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po kryen hetimet në territorin e vendit tonë në koordinim me palën malazeze. Policia e Shtetit-Informacion Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një…

Lexo më Shumë

Kapen 320 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulance që vinte nga kufiri i gjelbër. Autoambulanca është ndaluar në qytetin e Igumenicës. Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë. Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë.

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka komentuar programin qeverisës së mandatarit Dimitar Kovaçevski. – Advertisements – Nga foltorja e Kuvendit, Snopçe i propozon Kovaçevskit që të flasë për besimin në Qeveri, pasi siç tha ai, kjo është ajo çfarë i mungon Qeverisë së re. Mungesën e besimit, siç tha Snopçe, e dëshmon me mbajtjen e ministrave paraprake edhe në Qeverinë e re, të cilët dëshmuan se janë të paaftë për të zgjidhur problem dhe për të bartur përgjegjësi. Kështu përmendi ministrat e BDI-së dhe disa nga ministrat e LSDM-së, të cilët siç tha ai, e thelluan korrupsionin në…

Lexo më Shumë

Mefail Ismaili – Advertisements – Deputetët e LSDM-së i kanë dhënë mbështetje mandatarit Dimitar Kovaçevski. Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski ka thënë se Qeveria e kaluar ka dëshmuar se si punohet në interes të qytetarëve të interes të shtetit. Ai tha se reformat në interes të vendit do të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re e cila do të udhëhiqet nga Kovaçevski. Kaeski ka shtuar se vendit nuk i nevojiten zgjedhje por punë për ti ballafaquar me problemet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Pres që shumë shpejt ta tejkalojmë problemin me bullgarinë dhe ruajtjen e pozitave tona për të…

Lexo më Shumë