Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, vlerëson se është ende herët për të folur më konkretisht, nëse pritet që ai të krijojë një parti të re politike. Mirëpo, në paraqitjen e tij në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat, ai thotë se është koha për të nisur një bisedë të sinqertë dhe të hapur në vend për disa tema të rëndësishme.
– Advertisements –
“A mund të luftojmë që tia dalim- unë do të të mbështes, e ti do të më ofrosh shërbime. Nëse nuk fillojmë një bisedë se si të rinjtë nuk aplikojnë për vendet e punës të shpallura nga shteti, sepse mendojnë se tashmë janë të dakorduara, dhe sepse nuk kanë ndonjë përkatësi partiake, nuk mund t’ia dalim”, tha Dimitrov.



