Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që kërkon nga qytetarët që duan të hyjnë në shtet të paraqesin dëshminë e vaksinimit kundër koronavirusit me tri doza ose dy doza plus testin RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë, është e mundur të rishqyrtohet këtë javë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. – Advertisements – Sipas Ministrisë përkatëse në faqen zyrtare në Facebook, ndryshimi i mundshëm i vendimit, i cili është në fuqi nga e shtuna – 22 janar, do të varet nga zhvillimi i situatës epidemiologjike dhe numri i rasteve të reja me Covid-19, përcjell Alsat. “Të gjitha masat…
Author: almakos
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore, të Sandër Beci. Me shumicë votash, Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit me një periudhë tjetër tremujore, për 5 (pesë) caktime të përkohshme, përkatësisht: të z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet; të z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; të z. Kledian Llaho, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; të znj. Elidjana Kasa,…
Kapet serish drogë në kufi me Greqinë. Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë në kuadër të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta me 48 pako që përmbanin 55 kg 618 gram marijuanë. Ndërkohë, në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek. Gjate kontrolleve në dy banesa në pronësi të tij u gjeten dhe sekuestruan 104 gram marijuanë, 1345 euro, 2 celulare, 1 peshore. Mjeti i sekuestruar rezulton i marrë me qira. Prej fillimit te vitit,…
Vrasja e 63-vjeçares në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës mësohet të jetë kryer për shkaqet më absurde në botë. Vrasësi i 63-vjeçares Fatime Suli ka deklaruar në polici se viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive. Sipas Marrës, i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra). “Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e…
Është pezulluar përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Maqedonia e Veriut, të cilat shqiptoheshin në pikat doganore të Kosovës, si pasojë e së cilës pengohej aktiviteti ekonomik. – Advertisements – Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ku në një komunikatë për media ka bërë të ditur se kjo është arritur falë angazhimit të vazhdueshëm të tyre dhe Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK). “Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK…
Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi akuzohen se kanë tentuar që të grabisin banesën e Giovanni Rivera, politikani dhe ish-futbollisti i njohur italian. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë. Por teksa tentonin të hynin në dhomën ku Rivera mbante kasafortën, i kanë vënë flakën aksidentalisht shtëpisë. Pasi ata morën disa sende me vlerë, atyre iu desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan. Por në tentativë për t’u larguar…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – “Autobusët e vjetër të cilët punojnë me lëndën djegëse dizel përsëri do të qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, kjo pas shtrenjtimit të çmimit të metanit, por edhe pas mospasjes së subvencioneve nga ana e autoriteteve për ato autobus të vilet qarkullojnë me metan”. Gjithsej 21 autobus të cilët punojnë me naftë, prej disa ditësh po transportojnë qytetarët nëpër kryeqytet, shkruan Alsat. Këto autobusë u hoqën nga përdorimi për shkak se ishin njëri nga faktorët kryesor të ndotjes së ajrin. Nga ndërmarrja “Slloboda prevoz” thonë se Qeveria dhe Qytetit i Shkupit ende nuk u janë…
Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua për vrasjen e 34-vjeçarit Ergys Dashi. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se në Ekuador, qëndrojnë rreth 3 mijë shqiptarësh që kryesisht merren me kultivim e trafikim droge. Sipas saj, krerët e drogës qëndrojnë të strehuar në Dubai në një luks të shfrenuar. Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji tha se shqiptarët janë të shtrirë kudo dhe në çdo cep të botës kemi vrasje shqiptarësh. Artur Zheji: Flasim dot për mafie gjermane, daneze, britanike? Jo nuk ka. Ato kanë një nivel të caktuar, një ekonomi. Kanë një horizont dhe konkurrojnë për të shkuar drejt atij…
Gazetare: Vjollca Aliti – Advertisements – Shkurtimi i afatit të izolimit nga 10 në 7 ditë për personat pozitiv me korona virus, nuk u shqyrtua sot nga ana e Shtabit të Krizave, shkruan Alsat. Nga Qeveria thonë se kjo masë do të miratohet deri në fund të javës. Një rekomandim i tillë i Komisionit për sëmundje ngjitëse u dha të premten, ndërsa anëtarët e arsyetuan me rekomandimet e OBSH-së. Drejtori ekzekutiv i OBSH-së Tedros Gebrejesus tha se faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Sipas tij, kjo mund…
Dy ditë pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Belgjikë, mësohet se autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë detaje që lidhet me veprimtarinë e viktimës. Autoritetet belge i kanë dërguar informacion drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë për veprimtarinë e Muçës, në shkresën e së cilës janë rrjeshtuar problemet në të cilat viktima mund të jetë i përfshirë në Shqipëri apo në shtete të tjera. Drejtoria e Përgjithshmë pritet që ti dërgojë policies së Elbasanit një sërë porosish për të vijuar më pas edhe hetimet në vendin tonë në lidhje më vrasjen në Belgjike. Deri më tani blutë…
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Kosova nuk heqë dorë në restrikcionet e lëvizjes ndërkufitare si masa anti-kovid. Në ditën e tretë të vendimit që çdo hyrje në territorin kosovar kushtëzohet me tri doza apo dy doza dhe pcr test, sa vijnë e shtohet revolta e shteteve fqinje. “Duke konstatuar se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkojmë rishqyrtimin e këtij vendimi në gjetjen e një mundësie tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë së…
Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi këtë të hënë Lezhën, ku adoleshenti Florian Përvathi vrau në oborrin e banesës së tij 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj. Gazetari Elidon Ndreka raporton se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi 17-vjeçarit i kanë vrarë babanë në sy në vitin 2009. Gjithçka në atë kohë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy familjeve, ku vëllai i 65-vjeçarit Lekgjonaj ka vrarë me armë babanë e adoleshentit, që në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç, Gjon Përvathi. Siç raporton gazetari Ndreka për “BalkanËeb”, tragjedia në familjen Përvathi është rënduar, pasi menjëherë pas ngjarjes së…

